“Pagliacci” nga Ruggero Leoncavallo është një operë në frymën e komedisë emblematike del arte – një trupë udhëtuese teatrore, artistët e së cilës rikrijojnë personazhet Kollombina, Arlekin... Subjekti vetë vjen të sugjerojë se është i përshtatshëm për gërshetimin e të dy skenave moderne – ajo e cirkut dhe e operës. Më 19 dhe 20 nëntor trupa e Operës së qytetit Stara Zagora do të prezantojë operën “Pagliacci” nën çadrën e Cirkut Akademik “Ballkanski”. Shfaqja e re e Operës Shtetërore – Stara Zagora është me ide të këngëtarit të madh operistik Kalludi Kalludov, i cili do të rikrijojë rolin e personazhit Kanio. Shfaqja më 19 nëntor i kushtohet përvjetorit të 40-të të daljes së tij të parë në skenën operistike. Ky tenor i famshëm bullgar, i cili korri sukses në skenat më të mëdha evropiane dhe botërore, rrugën krijuese e nisi si solist i Operës së Sofjes, ku këndonte në vazhdim të 12 viteve. Dirigjent i shfaqjeve do të jetë Ivajllo Krinçev – krye dirigjent i Operës së Stara Zagorës.
“Kjo ide lindi te unë para shumë kohe, por tani erdhi momenti për realizimin e saj – rrëfen këngëtari Kalludi Kalludov. – Për fat të mirë Ognjan Draganov, drejtor dhe regjisor i Operës së qytetit Stara Zagora, mirëpriti propozimin tim. Pasi vendosëm lidhje me Cirkun Akademik “Ballkanski” unë hyra në rolin e këngëtarit. Mendoj, se publiku do të pëlqejë shfaqjen sepse atmosfera në cirk kujton atmosferën para qindra vitesh. Disa prej provave i bëmë në opera, ndërsa të tjerë në hapësirën e cirkut që të mësojmë me situatën. Aty publiku formon një gjysmërreth, jo si në opera ku është vetëm përball këngëtarit. Përsa iu përket angazhimeve të ardhshme, tani po bisedojmë me Operën e Stara Zagorës për vënin në skenë të operës “Othello” nga Verdi. Ky është një rol – ëndërr për një këngëtar si unë, i cili dalë ngadalë largohet nga skenat e mëdha. Dëshiroj të bëj debutimin tim si Othello. Vazhdoj të punoj si pedagog. Kemi ndërmend të xhirojmë shfaqjen e operës “Pagliacci” në arenën e cirkut. Pas kësaj do të prezantoj filmin para klasave të mjeshtërve.”
“Për herë të parë në Bullgari dhe rrallë herë në botë realizohen shfaqje të tilla – shton Ognjan Draganov. – Realizimi i një opere në arenën e cirkut është një sfidë për të gjithë artistët – si ata operistikë, ashtu edhe ata të cirkut. Secili që interesohet për veprimtarinë e operës së qytetit Stara Zagora e ka të qartë, se kjo nuk është prova e parë të gërshetojmë llojet e ndryshme të artit. Gjatë marsit realizuam premierën e operës “Turandot” bashkë me Teatrin Shtetëror të Kukullave në Stara Zagora. Në prezantimin e operës Pagliacci” në Sofje publiku do të dëgjojë tenorët e mëdhenj bullgarë Kalludi Kalludov më 19 nëntor, ndërsa më 20 – Kamen Çanev, i cili ka një popullaritet më të madh jashtë shtetit. Këtu do të përmend edhe këngëtarët e tjerë Aleksandër Kunev, Niko Isakov, Anna Ditri, Desi Stefanova, Valeri Turmanov, Georgi Dinev etj. Për ne është një kënaqësi të madhe të bashkëpunojmë me artistët e cirkut. Krijues të kostumeve dhe të dekoreve janë Katalin Jonesku-Arbore nga Rumania dhe Sallvatore Ruso nga Italia. Me ata të dy bashkëpunojmë prej kohe dhe shpesh emrat e tyre mund të shihen në afishet e Operës Stara Zagora. Arti i cirkut gërshetohet në mënyrë të natyrshme në dy aktet e operës. Efekte me laser, zhonglerë, klounë... E gjithë kjo ndërthuret me subjektin. Dihet, se në mbarë botën opera has vështirësi për shkak të zhvillimit të shpejtë të formave të reja moderne të artit. Prandaj krijuesit operistik kërkojnë horizonte të reja dhe mendoj, se ne gjetëm njerin prej tyre."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: operasz.bg
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..