Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithçka është plotë dashuri dhe vjen nga shpirtrat tona pa aspak komercialitet

Albimi i ri i Mind Trips “My”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Aleksandër Georgiev (kitarë), Aleksandra Raeva (vokal), Burjan Maslev (bas), Vlladimir Mitin (trumpet), Panajot Angellov (perkusione), Stefan Cekov (bateri) dhe Jasmin Isinov (piano) – ky është grupi Mind Trips. Muzika, që ata krijojnë është e stilit Chill out dhe New Jazz. Pas “Sin” dhe “Vanioty” erdhi radha e albumit të tretë në historinë e grupit, me titullin “My”, ku janë përfshirë dhjetë këngë.

Kaluan rreth dhjetë vjet pas pjesëmarrjes së fundit të Mind Trips – na tregon Jasmin Isinov. – Mirëpo, sot mund të them se e gjithë kjo ishte “qetësim përpara stuhisë”. Në promovimin e albumit në fund të tetorit të gjithë panë se kjo stuhi është pa shi, ajo është një emocion jashtëzakonisht i fuqishëm. Kjo, që ne po bëjmë tani, është mjaftë më e ndryshme. Njerëzit, të cilët e njohin muzikën tonë që nga atëherë, e ndiejnë rrënjën, thelbin, mbi të cilin tani ne po vazhdojmë të krijojmë. Ndryshimi në tingëllim i detyrohet faktit se vokali përsëri është Aleksandra Raeva. Temperamenti i saj ndikon shumë mbi këngët tona. Ajo arrin të përcjellë emocionin e saj dhe mënyrën e saj të të menduarit në këngë. Aleks i shkruan edhe tekstet – akoma një shkak që ajo të jetë kaq i përkushtuar asaj që po krijojmë në Mind Trips. Thelbi mbi të cilin zhvillohemi si grup është i qëndrueshëm, sepse njihemi që prej shumë vitesh dhe në vend të parë jemi miq të mirë. Sigurisht që në procesin e punës kemi shumë kundërshtime, jemi shtatë njerëz, por gjithmonë arrijmë të gjejmë idetë e mira. Procesi i punës mbi album vazhdoi shumë kohë – rreth tre vjet, por ne duam që ta saktësojmë madje detajin më të vogël."


Kënga “Don’t stop” është kryesorja në albumin “My”. Versioni i saj origjinal është me vazhdimësi më shumë se 8 minuta – kohë brenda së cilës muzikantët kanë mundësi të tregojnë së bashku dhe veçmas profesionalizmin e vet. Dëgjuesi do të dëgjojë lirikën e pianos, tingullin melankolik të trumpetit, karakterin e kitarës, timbret e perkusioneve dhe vokalet e bukura. “Ky është grupi Mind Trips – gjithçka është plotë dashuri dhe vjen nga shpirtrat tona pa asnjë ide për komercialitet dhe për diçka që është jashtë neve. Këta jemi ne.

Ende nuk ishte kaluar emocioni rreth albumit të tyre të ri dhe muzikantët e Mind Trips hynë në studio, që të punojnë mbi këngët e tyre të reja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD