36 vjet pas formimit Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin (Akademie für Alte Musik Berlin) dha koncertin e parë në Bullgari. Admiruesit e tingëllimit origjinal të muzikës së kompozuar para disa dekadash nuk mbetën të dëshpëruar, sepse në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare dëgjuan një program interesant, në të cilin theksi ishte mbi barokun evropian. Veprat e zgjedhura nga Veraçini (Veracini), Përsell (Purcell), Hendell (Händel), Rebell (Rebel), Teleman (Telemann), Vivalldi (Vivaldi) dhe Xheminiani (Geminiani) – kompozitorë nga fundi i shekullit të 17-të dhe fillimi i shekullit të 18-të paraqitën faqet e ndryshme të barokut.
“Mendoj, se Evropa e atëhershme kishte arritur më larg, se sa ne tani. Shumë kompozitorë nga baroku kishin njohje në mbarë Evropën dhe е ndjenë shtetas të botës”, thekson koncert-mjeshtri Bernhard Fork (Bernhard Forck). – Programi ynë vjen të tregojë, se që atëherë ekzistonte unitet të paktën në muzikë.”
Përveç koncertit muzikantët organizuan edhe dy klasa të mjeshtërve me Kristian Bojze (Christian Beuse) për vegla frymore dhe Bernhard Fork (Bernhard Forck) për vegla me tela. Për nxënësit e Shkollës Muzikore në Sofje dhe për fëmijë të tjerë që shfaqin interes ndaj muzikës, muzikantët e ansamblit prezantuan veglat e ndryshme dhe tingëllimin e tyre. Organizatorë të veprimtarisë ishin Gete Institut Bullgaria (Goethe-Institut) dhe Radioja Kombëtare Bullgare.
Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin u formua në vitin 1982 në kryeqytetin e atëhershëm të Republikës Demokratike të Gjermanisë, Berlin. Shumë shpejtë ajo u imponua si një nga formacionet më të mira të muzikës së dhomës me tingëllim autentik të muzikës së lashtë. Për këtë muzikantët shfrytëzojnë vegla autentike nga koha e barokut ose kopje të tyre.
“Muzika, të cilën e ekzekutojmë është krijuar pikërisht për këta vegla – tregon Bernhard Fork. – Vet instrumentet sugjerojnë mënyrën e interpretimit. Ata ekzekutues, të cilët shfrytëzojnë vegla moderne muzikore, nuk mund të kuptojnë disa prej veçorive. Nuk disponojmë incizime nga kjo epokë, ndërsa traktatet e shumta historike për këtë se si duhet të ekzekutohet, nuk japin përfytyrim të plotë. Muzika e ka gjuhën e vet. Veglat janë të domosdoshme që t’i japin asaj jetë. Doemos për tingëllimin e muzikës së vjetër ashtu siç ishte në të kaluarën nuk janë me rëndësi vetëm veglat autentike muzikore ose kopjet e tyre, me rëndësi është akordimi i tyre dhe ritmi. Muzika e barokut është lidhur ngushtë me vallzomin, kështu që në se dëshirojmë ta interpretojmë në mënyrë origjinale duhet të kemi të qartë a mund të vallëzohet nën tingujt e saj. Personalisht unë nuk jam dogmatik dhe nuk mendoj, se muzika e lashtë nuk mund të ekzekutohet edhe në vegla të reja muzikore.”
Çfarë në muzikë sipas organistit të formacionit Rafaell Allpermanin (Raphael Alpermann), është me më shumë rëndësi:
“Më e rëndësishmja sipas meje nuk është shfaqja e jashtme, por ndjenja për muzikë. Natyrisht ne nuk mund të dimë se si në të kaluarën e kanë pranuar, vetëm mund t’i afrojmë së vërtetës, për më tepër në muzikën e cila këndohet, domethënë ka fjalë. Shumë tablo muzikore përshkruhen nga vet teksti. Bëhet fjalë për “gjuhën në tablo”. Dhe kjo mund t’i prezantohet dëgjuesit të sotëm. Kjo është detyra jonë. Supozoj, se edhe në të kaluarën kjo muzikë tingëllonte në po këtë mënyrë, megjithëqë asnjeri nuk mund të thotë këtë me siguri. Me rëndësi është të prezantojmë në mënyrë bindëse ato tablo, kështu që dëgjuesi të përjetojë muzikën. Kjo na sjell një kënaqësi të madhe.”
Që nga formimi Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin për vit jep më se 100 koncerte – në Gjermani, dhe jashtë shtetit, duke arritur Buenos Ajresin, SHBA-në dhe Japoninë. Gjatë turneve formacioni transformohet nga orkestra e muzikës së dhomës deri në orkestër simfonik. Prezantohen jo vetëm vepra instrumentale, por edhe opera dhe oratorë. Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin shpesh fton si solistë instrumentistë dhe këngëtarë me famë botërore. Duhet të përmendim edhe incizimet e shumta të formacionet. Dëshmi për prestigjin ndërkombëtar të formacionit janë më se një milion kopjet e incizimeve të koncerteve të tyre të shitura në botë. Në vitin 2006 formacioni u dekorua me çmimin Teleman (Telemann Preis) të qytetit Magdeburg (Magdeburg), në vitin 2014 mori medaljen e Bahut (Bach Medaille) të qytetit Lajpcig (Leipzig), si dhe dallimin EXO Klasik (ECHO Klassik).
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Wladimir Wladimirow
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..