Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stolitë e arta të ekspozuara në Muzeun Etnografik të Plovdivit zbulojnë artizanatin e argjendarëve në trojet tona

БНР Новини

Gjatë periudhës së Rilindjes argjendarët bullgarë kanë qenë mjeshtrit më të mëdhenj në Perandorinë Osmane, kanë tregtuar jashtë kufijve të saj dhe pavarësisht se kanë pasur një jetë të begatë, nuk e kanë harruar misionin kryesor të popullit të vet – çlirimi nga zgjedha shumëshekullore. të mund të fitojë lirinë e vet. Prandaj dhe shtresa e esnafëve ka marrë pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen për shkollë të pavarur bullgare dhe për pavarësinë e kishës si hapa të rëndësishme drejt çlirimit të atdheut.

Ekspozita e renditur në Muzeun Etnografik tregon krijimet e bukura të dy artizanateve shumë të përhapura nëpër tokat tona – të argjendarëve dhe dukmeçinjve. Dhe përderisa të parët kanë bërë prodhime prej floriri me duart e veta të prekura nga Zoti, të tjerët kanë punuar sende më të lira prej tunxhi dhe bakri.

Снимка

Kujunxhinjtë nuk janë vetëm mjeshtër, por dhe krijues” – thotë Grozdelina Gjeorgjieva, kuratore e ekspozitës “Byzylykët tringëllojnë nën jastëk”. “Argjendarëve u është dhënë të punojnë sendet e zbukurimit, të cilat janë prej filigrani me smalt ose me sedef, kurse kisha iu ka porositur punimin e sendeve të shtrenjta për ritet fetare. Prandaj dhe tregojmë sende unike – pjata kishtare, potir me zbukurim prej ari dhe argjendi dhe me filigran.

Снимка

Përveç zbukurimeve shumë fine dhe të bukura si dhe prodhimeve të luksit, ekspozita zbulon dhe procesin e punimit të tyre përmes punishteve dhe instrumenteve të mjeshtërve të dikurshëm, me të cilat edhe sot punojnë disa nga njerëzit që e ushtrojnë këtë zanat. Dhe pavarësisht se pjesa më e madhe prej tyre i mbeten besnikë traditës, disa gjëra janë duke u zhdukur – si për shembull tërheqja e fijes së filigranit e cila kërkon mjeshtëri të madhe dhe durim.

Снимка

Zanatet fillojnë të lulëzojnë gjatë viteve 80 të shekullit të 18” – tregon Grozdelina Gjeorgjieva. “Gjatë vitit 1773 sulltani Mustafa III me ferman u lejon popujve të robëruar të zhvillojnë esnafet e tyre dhe atëherë fillon bumi i prodhimit të artizanateve. Në fakt ky është kulmi i Rilindjes sonë, sepse njerëzit fillojnë të udhëtojnë, të pasurohen, kjo shtresë e shoqërisë pak më e pasur bëhet dhe shtylla kurrizore e popullit tonë. Këtu nuk flasim më për një kohë më të herët, kur ka pasur njerëz më të pasur si pasanikët, por për një shtresë më të fuqishme të artizanëve. Këta mjeshtër kanë pasur rregullat e tyre të forta, kanë punuar për perandorinë dhe duke udhëtuar jashtë saj kanë krijuar kontakte dhe lidhje tregtare. Dhe në periudhën e Rilindjes ata punojnë gjërat më të vlefshme për popullin bullgar.”

Снимка

Një nga zbukurimet më femërore të cilat detyrimisht duhet të vihen në brez pas martesës së është pafta. Deri përpara se Bullgaria të humbasë pavarësinë e saj, pafta mbi rripat kanë vendosur ushtarët, por pas pushtimit të vendit dhe heqjes së ushtrisë, ky zbukurim përdoret vetëm mbi kryqin e grave. Dhe derisa modelet katërkëndëshe dhe të rrumbullakëta prej kohe janë të njohura nëpër tokat tona, paftat në formë gjetheje vijnë nga Orienti dhe jo rastësisht janë të lidhura me sytë, të cilat i largojnë mendimet e këqija.

Снимка

Në përgjithësi të gjitha zbukurimet e grave janë hajmali, të cilat mbrojnë nga syri i keq dhe nga shpirtrat e ligj”, shton Grozdelina Gjeorgjieva, duke dhënë si shembull një lloj balloresh prej argjendi, të cilat i fshehin sytë e nuses gjatë kohës së dasmës, që të mos e marrin mësysh.

Снимка

Më të bukura dhe të bollshme janë zbukurimet e grave, sepse sipas traditës dasmore, pala e burrit duhet t’i dhuroi nuses një komplet të plotë bizhuterish dhe sa më shumë që të jenë ato, në kaq shtëpi më të pasur do të martohet vajza” – tregon akoma Grozdelina Gjeorgjieva. “Një nga stolitë më origjinale të ekspozitës është një qafore, e cila ka një pamje tepër moderne. Dhe me të vërtetë tregojmë modele, për të cilat njeriu vështirë mund të thotë se janë mbajtur përpara më shumë se 100 vjetëve.

Снимка

Kjo ekspozitë e madhe dhe më të vërtetë interesante tregon për zanatin e arpunuesve të vjetër dhe do të vazhdojë deri më 15 nëntor në muzeun Etnografik në qytetin Plovdiv.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ethnograph.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD