Arkitekti i ri Pllamen Mirjanov zbulon pasuritë e vendit tonë në filma të shkurtër, në mënyrë që të shtyjë më shumë bullgarë ta duan Bullgarinë, duke u njohur me pasuritë e saj natyrore, traditat shumëshekullore dhe arritjet kulturore.
“Alfabeti i shenjtë”, “Magjia e trëndafilit bullgar”, “Fryma e flamurit” – këto janë grimca të vogla nga piktura e madhe, të cilën Pllamen Mirjanovi e pikturon përmes fushatës kombëtare “Shtëpia jonë është Bullgaria”. Shumë shpejt ajo do të tregohet dhe në një film me metrazh të plotë. Filmi jo thjesht që do të tregojë për të kaluarën tonë të lavdishme, për heronjtë të cilët kanë rënë për lirinë dhe për bukuritë natyrore, por do të propozojë plan se si njerëzit të bëhen më të suksesshëm, më të shëndetshëm dhe më të mirë.
“Ky film gërsheton episode të ndryshme me tema për Bullgarinë – trëndafilat, manastiret, vallet /bile dhe ajo e akullt me rastin e 6 janarit/ kuzhina, bimët, por po kështu dhe fryma bullgare” – tregon Pllamen Mirjanov.
“Çdo gjë vjen nga dëshira ime e madhe t'u drejtoj një mesazh bullgarëve, që të punojnë më shumë mbi potencialin e vet, me qenë se ne kemi një gjen mjaft special – jemi popull shumë i lashtë, forca e rrënjave tona është shumë e madhe. Ky mesash për mua është më i vlefshëm, se sa vetëm të ilustrojmë piktura, pavarësisht se ne do të vëmë në pah dhe pasuritë natyrore, kulturën dhe traditat. Në film do të parashtrojmë pikëpamjet tona për ushqimin e mirë dhe për frymëmarrjen e drejtë , sepse suksesi i njeriut është i lidhur edhe me pastërtinë e mendimeve, të trupit dhe të ndjenjave.”
Sipas arkitektit bullgarët do të mund t'i zhvillojnë aftësitë e veta, në qoftë se lidhen me vendet energjetike në natyrë dhe në qoftë se më shpesh i drejtohen fesë. "Natyra na bën më të fortë, por para së gjithësh ajo është një krijesë e Zotit, prandaj duhet t'i drejtohemi Krijuesit në vend të parë", shton ai.
Vendet më speciale për të janë Liqenet e Rilës dhe ujëvarat magjepsëse sipas fjalëve të tij në fshatin Ovçarci rreth Separeva Banjës, në të cilat një garues automobilistik i plagosur rëndë nga Franca ka marrë shërim çudibërës, pasi 21 ditë është larë në to dhe ka fjetur në fshat. Me qenë se Pllamen Mirjanov shpesh është në rrugë, duke e bindur veten se çfarë parajse tokësore na është dhuruar nga Zoti, ai emocionohet dhe nga kauzat ekologjike, si ndërtimi në mal dhe në det, ndotja në natyrë, prerja e pyjeve.
“Edhe sikur diçka të ndërtohet në ndonjë vend të lejuar nga shteti, ajo duhet të jetë në harmoni absolute me natyrën, ta zbukurojë, – është i bindur ai. Mund të shihen gabime shumë të mëdha, shumë krime - në qytetet tona, rreth pellgjeve të ujit si Pançarevo për shembull. Teleferikët për mua nuk janë diçka e keqe, por ata nuk duhet të jenë pjesë e pandarë e ndërtimit të hoteleve të reja. Duhet të ketë po kështu plane të qarta për drejtimin e parqeve kombëtare dhe më shumë rojë, e cila tani mungon. Prandaj do të financojmë një projekt, sipas të cilit te çdo një nga Liqenet e Rilës të ketë nga një rojë.”
Atdhedashuria do të thotë të ruajmë çdo gjë emocionuese, të cilën e kemi marrë si trashëgimi nga paraardhësit tanë, ose të japim më të mirën nga vetja jonë ditë pas dite. Por a ka e gjithë kjo përmasë moderne?
“Patriotizmi modern është të mbetemi në Bullgari – diçka shumë e thjeshtë, në vend që të rrahim gjoksin dhe të bëjmë foto me flamurin – mendon Pllamen Mirjanov. – Sigurisht që kjo është gjë e mirë, por në raste feste. Ne duhet të fusim energjinë tonë në shndërrimin e atdheut në një vend më të mirë për të jetuar, duke kontribuar me çfarë të mundemi dhe duke përballuar shumë pengesa në plan social dhe politik. Njerëzit e rinj për shembull mund zgjojnë imagjinatën e vet, sepse ajo është më e vlefshmja – në Bullgari janë krijuar kaq pak gjëra dhe ka kaq shumë mundësi për projekte dhe iniciativa të reja.”
Një prej tyre është lidhur me restaurimin e çezmave të vjetra të kryeqytetit – mbas kishës ruse, në kopshtin e mbretit Boris, përpara kishës “Sveti Sedmoçislenici” /Kirill dhe Metodij dhe 7 dishepujt e tyre/. Prandaj të bashkuarit rreth fushatës “Shtëpia jonë është Bullgaria” do të angazhojnë studentët nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë me rimëkëmbjen e tyre dhe do të përkrahin nga ana financiare projektet e tyre më të mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..