Ëndërron të bëjë një shpikje të stërmadhe në shkencë, me ndihmën e së cilës njerëzit do të shpëtohen nga rreziku i madh, i cili kërcënon ekzistencën e tyre në Planet– ndoshta kështu ai do të provojë se e meriton emrin e tij, me të cilin renditet ndër yjet („Zvezdin“ vjen nga fjala “звезда” që do të thotë “yjë”).
Ai është Zvezdin Besarabov nxënës 17-vjeçar në Gjimnazin e matematikës dhe shkencave natyrore në Sofje – mendimtar, shpikës dhe vizionar. Para pak kohe ai fitoi dekoratën e garës më të madhe për gjimnazistë të lidhur me shkencën dhe inxhinierinë – International Science and Engineering Fair (Intel ISEF). Falë fondacionit “Mohiba” të mbretit të Arabisë Saudite, e cila ndihmon fëmijë të talentuar, Zvezdin do të mund ta zgjedhë universitetin, në të cilin dëshiron të vazhdojë arsimin e vet. Në punën e tij të prezantuar në garën në fjalë djali i mençur analizon kriptovalutat, informacionet për transaksionet e të cilave janë në dispozicion të publikut. Në bazë të këtyre informacioneve dhe me ndihmën e intelektit artificial ai ofron një instrument për parashikim më të saktë të çmimit të tyre në të ardhmen.
“Akoma në orën e partë të informatikës në shkollë kur isha në klasën e tetë kuptova se me shkrimin e disa rreshtave kod mund të krijohet një program i thjeshtë kompjuterik – tregon për fillimin e veprimtarisë së tij Zvezdin Besarabov. – Dhe atëherë kuptova se krijimi i programeve nuk është një gjë e vështirë. Kështu në fillim bëra disa lojëra kompjuterike, njërën prej të cilave e ofrova në dyqan aplikacionesh për Android. Pastaj zbulova një makinë, e cila riprodhon në mënyrë të përpiktë shkrimin e përdoruesit dhe me të ai mund të shkruajë tekste mbi letër dhe duke përdorur stilolaps. Njerëzit prej shumë kohe nuk e përdorim stilolapsin. Kjo shpikje mund të jetë e dobishme për shembull për mbishkrime mbi ftesa dasme ose kartolina të ndryshme. Teksti i shkruar me dorë gjithmonë duket më mirë dhe të ngroh zemrën.”
Një nga përjetimet më me vlerë për shpikësin e ri në botën e shkencës ishte qëndrimi i tij në CERN, ku shkencëtarët me ndihmën e përshpejtuesit të grimcave përpiqen të zbulojnë të fshehtat e ligjeve themelore dhe zanafillës së gjithësisë.
“Të gjithë njerëzit atje, pa përjashtim janë më të mençur sesa isha unë – gjë, e cila për mua është shumë frymëzuese dhe motivuese. Dhe në të njëjtën kohë kjo më dha shpresë për të ardhmen e njerëzimit. Për mua ishte me rëndësi të madhe komunikimi me njerëzit e shkencës së madhe. Atje e shikoja se si ata zgjidhin problemet e vërteta të shkencës” – nuk e fsheh entuziazmin e tij Zvezdin.
Sipas tij problemet globale, të cilët tashmë janë në rendin e ditës së njerëzimit janë lidhur me mjedisin, me ndotjen e oqeaneve, ngrohjen globale, me politikën joefektive sociale në shumë vende të botës. Por politikanët nuk merren me to në mënyrën e duhur, anashkalojnë kërcënimet dhe nuk mendojnë se shkenca duhet zhvilluar me prioritet. Zvezdin Besarabov mendon se në këtë situatë vetëm shkencëtarët mund të punojnë për evitimin e katastrofës së pashmangshme, drejt së cilës po ecim me hapa të mëdha.
“Stephen Hawking mendonte në mënyrë realiste, duke këshilluar njerëzit të kërkojnë një planet të ri – në se ata vazhdojnë t’i injorojnë problemet globale të planetit tonë në një moment do të duhet të ikim nga Toka, sepse shumë procese të pakthyeshme janë duke ecur – tha ai duke parashikuar të ardhmen tonë – Pas pesë apo dhjetë vitesh pothuaj të gjitha profesionet do të zbatohen nga makinat dhe robotët. Intelekti artificial do të dominojë tregun e punës. Për këtë arsye nxënësit dhe studentët duhet të zhvillojnë kreativitetin e tyre – ata nuk duhet më mësojnë përmendësh fakte dhe veprime mekanike, sepse vetëm atëherë automatizimi i botës nuk do të ndikojë negativisht jetën e tyre. Në këtë kuptim njerëzit duhet të përpiqen vazhdimisht të krijojnë diçka të re, sepse ky është kuptimi i ekzistencës së tyre. Të gjitha gjërat e tjera do të mund t’i bëjnë makinat.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..