E konsiderojnë Maja Boçevën një prej ilustruesve më të talentuar bullgarë. Mirëpo, protagonistët e saj përrallorë dhe historitë e tyre gjallërohen jo vetëm në letër. Piktorja e re është krijuese e projektit të vetëm multimedial për fëmijë. “Kjo dhe ajo” (“This And That”) bashkon disa botime – një seri librash me përralla dhe lojëra arsimore, histori interaktive për tablet dhe celular me spote të vizatuara, lëvizje, tinguj dhe soundtrack të vet, si dhe një sajt, ku fëmijët mund t’i vazhdojnë lojërat.
“E fillova këtë projekt, sepse i dua shumë si filmat e vizatuar, ashtu dhe librat dhe lojërat – na tregon për idenë e vet Maja Boçeva. – Kam punuar mbi shumë projekte arsimore, kam krijuar filma dhe lojëra, por veçmas. Mirëpo, desha t’i bashkoja këto veprimtari. Kështu duke i gërshetuar këto gjëra të dashura kuptova se në këtë mënyrë edhe fëmijët dëfrehen më shumë. Duke luajtur, duke i lexuar librat ata mësojnë me kënaqësi dhe nuk e konsiderojnë mësimin si një detyrim. Librat janë gjithashtu shumë të përshtatshme për bullgarët jashtë shtetit dhe fëmijët e tyre, që të mund ta praktikojnë në këtë mënyrë gjuhën bullgare.”
Protagonisti në botën e “Kjo dhe ajo” është vajza kureshtare Ljubka, e cila vazhdimisht u bën pyetje gjyshes së vet. Ndërsa ajo, nga ana e vet, i ka të gjitha përgjigjet në librin e vet të lashtë. Duke zgjidhur problema logjike, duke gjetur sende të fshehura, duke luajtur lojëra të ndryshme të gërshetuara në historinë kryesore nëpërmjet Ljubkës dhe me ndihmën e Kalinkovecit të vogël dhe magjistares së mirë Zvezdna, vogëlushit u kërkojnë përgjigje pyetjeve të përjetshme fëmijërore “Kush e ndezi hënën?”, “Pse duhet ta pi qumështin?”, “Ku po ecën koha?” dhe shumë të tjera.
“Ideja ime është që libri të ketë një version digjital, sepse në botën, në të cilën jetojmë, ku fëmijët tanë nuk munden pa celularin dhe tabletin, pikërisht ky celular dhe ky tablet do t’i çojnë te libri. Kështu fëmijët do t’i shfletojnë fletët, do të pikturojnë me lapsa, duke ndier të bukurën, pluset edhe të të dyja botëve – të asaj digjitale dhe të botës sonë reale” – na shpjegoi Maja.
Përralla interaktive për celularin dhe tabletin “Kush e ndezi hënën?” (“Who Lit the Moon?”) është përkthyer edhe në gjuhën angleze, ndërsa për librat, të cilët tani për tani janë vetëm në bullgarisht, Maja Bonçeva përdor shkronja të posaçme:
“Kjo është shkronja Adys, që është krijuar nga Kristina Kostova . Shkronja është punuar posaçërisht që të lexohet më lehtë nga njerëzit që vuajnë nga disleksia. Është mirë se shkronja është e bukur dhe e këndshme për të gjithë, pavarësisht nëse e kanë këtë problem apo jo. Përveç kësaj është më e përshtatshme për fëmijët, të cilët mësohen të lexojnë.”
Cfarë përrallash u pëlqejnë fëmijëve bashkëkohorë?
“Fëmijëve bashkëkohorë u pëlqejnë përralla bashkëkohore – është e bindur Maja Boçeva. – Bija ime tani e mbaroi klasën e dytë dhe librat, të cilat duhet të lexojë gjatë pushimeve janë që nga fëmijëria ime dhe nga fëmijëria e gjyshes së saj. Duke i lexuar ne hasim fjalë, të cilat nuk i kuptojmë dhe ato nuk janë pak. Kjo nuk është e keqe, në këtë mënyrë njeriu mëson më shumë, si dhe fëmija. Mirëpo, në të njëjtën kohë fëmijët kanë nevojë për diçka, që mund t’i lidhë me botën moderne, me vetë ata, me botën, në të cilën ata jetojnë në momentin e tanishëm. Kështu qe përrallat bashkëkohore nuk janë më pak të rëndësishme për fëmijët.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..