Dramaturg, regjisor, profesor i estetikës, teorisë së letërsisë dhe kritikës letrare, shkrimtar, specialist në fushën e teorisë së dramës – aq shumë janë rolet e Stefan Çapalikut në jetën kulturore të Shqipërisë. Tani ai është në Sofje në rolin e tij të shkrimtarit. Është pjesëmarrës në programin rezidencial të Fondacionit “Faqja Tjetër” (Next Page Foundation). Ai ka ardhur në kryeqytetin bullgar me qëllim që të përfundojë punën mbi vëllimin e tretë të romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”.
“Jam shumë i lumtur se kam shkruar poshtë në fund se ky libër u shkrua në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit në Sofje, ashtu siç librin e dytë e kam shkruar në një rezidencë në Kroaci, në Split, apo librin e parë e kam shkruar në një tjetër rezidencë në Francë” – tha autori pak para prezantimit të filmit të tij “Na ishte një herë Shqipëria” në ambientin e shtëpisë së Fondacionit “Faqja Tjetër”.Ju ofrojmë të dëgjoni intervistën me të të dhënë për Redaksinë e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë:
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...