Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festival në fshatin Nareçenski Bani prezanton shijet e malit Rodopa me gjellën tipike “patatnik”

БНР Новини

Në gazhinën bullgare gjella e quajtur “patatnik” është një ushqim karakteristik për rajonin e malit Rodota. Ajo gatuhet me patate, qep, krip dhe nenexhik. Piqet në tavë mbi sobë druri ose në furrë. Emri i këtij ushqimi vjen nga patate – ashtu siç e quajnë patatet në krahinën e Rodopeve. Aq sa janë fshatrat në këtë mal, po aq janë edhe recetat e gatimit të tij. Në disa rajone përgatitet si një lloj i byrekut, ndërsa në vise të tjera nën formën e një petulle të madhe ose të qoftes prej patateve. Me rëndësi është që receta të jetë autentike, ndërsa patatet – nga Rodopet. Të pasuruar me një shumëllojshmëri të përbërësve gjalla mban frymën e mbarë krahinës. Në disa fshatra krahas mbushjes kryesore prej patateve, qepit  dhe nenexhikut shtojnë dhe djathë, vezë, hudhër, majdanoz, kaçkavall.

Për ata që janë kureshtar të shijojnë këtë gjellë të malit Rodopa, e cila i përngjan pak tortillas spanjolle, për herë të parë më 21 korrik në fshatin Nareçenksi Bani organizohet Festival i Patatnikut.

Hapja është në orën 18. Qëllimi është të paraqesim pasurinë e kuzhinës së malit Rodopa dhe të popullarizojmë shijet tradicionale bullgare – tregon Alis Murtezova nga ekipi i organizatorëve të veprimtarisë. – Iniciativa i përket Kompleksit Balnear në fshatin Nareçen dhe bashkisë së fshatit. Pjesa dërmuese e vatrave të kulturës nga rajon pranuan ftesën të prezantojnë gjellën karakteristike të quajtur “patatnik” për fshatrat e tyre. Një juri do të caktojë fituesit në konkurs. Krahas kësaj për të pranishmit do të organizojmë loja të ndryshme dhe valle. Tani për tani interesi është i madh dhe do të gëzohemi në se do të arrijmë të justifikojmë shpresat e të gjithë ata që do të vijnë në festival. Ideja jonë është që ai të bëhet tradicional dhe me çdo vit që po kalon të pasurojmë kështu që ai të fitojë një popullaritet gjithnjë e më të gjerë dhe të bëhet edhe më interesante.”

Organizatorët menduan për ndjenjën e mirë të të gjithë ata që do të frekuentojnë Festivalin e Patatnikut duke siguruar shumë muzikë. Ndër grupet e ftuara muzikore janë Gjyshet nga Zabërdo, Grupi Folklorik pranë Vatrës së Kulturës në fshatin Pavellsko, Formacioni i Vallëzimit “Vezanica” pranë Vatrës së Kulturës “Hristo Botev – 1945” në fshatin Nareçenski Bani dhe shumë gajdexhinj.

Снимка

Për ata të cilët nuk do të arrijnë të frekuentojnë festivalin ofrojmë një recetë të gjellës “patatnik” nga rajoni i Rodopeve të Mesme. Për gatimin e saj janë të domosdoshme një kilogram patate, dy vezë, nenexhik dhe krip. Më parë patatet grihen dhe përzihen me vezën, nenexhikun dhe kripën. Kjo hidhet në një tigan dhe skuqet me 1-2 lugë vaji në një zjarr të butë përderisa nga poshtë nuk formohet një kore me ngjyrë të kuqe deri në kuqërremtë. Pas kësaj kthehet në një bord ose në një pjatë më të madhe dhe me rrëshqitje të lehtë vihet prapë në tigan për të skuqur edhe nga ana tjetër. Që të mos mbetet i papjekur në mesë gjella mbulohet me kapak përderisa është në zjarr. Ju bëftë mirë!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD