Në gazhinën bullgare gjella e quajtur “patatnik” është një ushqim karakteristik për rajonin e malit Rodota. Ajo gatuhet me patate, qep, krip dhe nenexhik. Piqet në tavë mbi sobë druri ose në furrë. Emri i këtij ushqimi vjen nga patate – ashtu siç e quajnë patatet në krahinën e Rodopeve. Aq sa janë fshatrat në këtë mal, po aq janë edhe recetat e gatimit të tij. Në disa rajone përgatitet si një lloj i byrekut, ndërsa në vise të tjera nën formën e një petulle të madhe ose të qoftes prej patateve. Me rëndësi është që receta të jetë autentike, ndërsa patatet – nga Rodopet. Të pasuruar me një shumëllojshmëri të përbërësve gjalla mban frymën e mbarë krahinës. Në disa fshatra krahas mbushjes kryesore prej patateve, qepit dhe nenexhikut shtojnë dhe djathë, vezë, hudhër, majdanoz, kaçkavall.
Për ata që janë kureshtar të shijojnë këtë gjellë të malit Rodopa, e cila i përngjan pak tortillas spanjolle, për herë të parë më 21 korrik në fshatin Nareçenksi Bani organizohet Festival i Patatnikut.
“Hapja është në orën 18. Qëllimi është të paraqesim pasurinë e kuzhinës së malit Rodopa dhe të popullarizojmë shijet tradicionale bullgare – tregon Alis Murtezova nga ekipi i organizatorëve të veprimtarisë. – Iniciativa i përket Kompleksit Balnear në fshatin Nareçen dhe bashkisë së fshatit. Pjesa dërmuese e vatrave të kulturës nga rajon pranuan ftesën të prezantojnë gjellën karakteristike të quajtur “patatnik” për fshatrat e tyre. Një juri do të caktojë fituesit në konkurs. Krahas kësaj për të pranishmit do të organizojmë loja të ndryshme dhe valle. Tani për tani interesi është i madh dhe do të gëzohemi në se do të arrijmë të justifikojmë shpresat e të gjithë ata që do të vijnë në festival. Ideja jonë është që ai të bëhet tradicional dhe me çdo vit që po kalon të pasurojmë kështu që ai të fitojë një popullaritet gjithnjë e më të gjerë dhe të bëhet edhe më interesante.”
Organizatorët menduan për ndjenjën e mirë të të gjithë ata që do të frekuentojnë Festivalin e Patatnikut duke siguruar shumë muzikë. Ndër grupet e ftuara muzikore janë Gjyshet nga Zabërdo, Grupi Folklorik pranë Vatrës së Kulturës në fshatin Pavellsko, Formacioni i Vallëzimit “Vezanica” pranë Vatrës së Kulturës “Hristo Botev – 1945” në fshatin Nareçenski Bani dhe shumë gajdexhinj.
Për ata të cilët nuk do të arrijnë të frekuentojnë festivalin ofrojmë një recetë të gjellës “patatnik” nga rajoni i Rodopeve të Mesme. Për gatimin e saj janë të domosdoshme një kilogram patate, dy vezë, nenexhik dhe krip. Më parë patatet grihen dhe përzihen me vezën, nenexhikun dhe kripën. Kjo hidhet në një tigan dhe skuqet me 1-2 lugë vaji në një zjarr të butë përderisa nga poshtë nuk formohet një kore me ngjyrë të kuqe deri në kuqërremtë. Pas kësaj kthehet në një bord ose në një pjatë më të madhe dhe me rrëshqitje të lehtë vihet prapë në tigan për të skuqur edhe nga ana tjetër. Që të mos mbetet i papjekur në mesë gjella mbulohet me kapak përderisa është në zjarr. Ju bëftë mirë!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..