Kujdestarë të entuziazmuar të simboleve bullgare do të ndërmarrin një udhëtim në të kaluarën, ku do t’i takojnë nga afër traditat dhe me duart e veta do të krijojnë sende të ndryshme ashtu siç kanë bërë njerëzit për breza të tëra me radhë. Në fshatin Manastir në rajonin e malit të Rodopeve ata do të mësojnë artizanat nga banuesit vendas dhe do të bëjnjë një udhëtim në kohën, kur ai ka lulëzuar. E gjithë kjo në një ambient autentik të traditave, dialektit, këngëve dhe recetave vendase.
“Dy duar, një zemër” quhet punishtja për pëlhura, e cila në mesin e muajit gusht do t’i pranojë adhuruesit më të flaktë të rrugicave rodopase, shkorsave dhe velenxave, që të mësohen të thurin dhe të endin nga mjeshtret më të mira në fshat.Pjesëmarrësit do të mësojnë që të gjithë procesin – nga krehja dhe ndarja fije-fije, deri tek qepja e papuçeve të qëndisura, kurse në kohën e vet të lirë do të njihen me traditat vendase dhe do të këndojnë këngë autentike me grupin folklorik vendas.
Në themel të projektit qëndrojnë shoqata “Nishan” dhe vatra e kulturës “Hristo Botev 1929”. Ose e thënë ndryshe – 2 njerëz të rinj, të cilët kanë organizuar martesën e tyre sipas traditave të vjetra bullgare dhe të cilët dëshirojnë të përfshijnë më shumë njerëz në përjetimin në mënyra të ndryshme të traditave popullore.
“Çdo gjë filloi kur përpara disa vjetëve fillova të mësoj valle popullore dhe hap pas hapi më bëhej gjithnjë e më interesante – kujtohet Reneta Gjeorgjieva. Fillimisht për mua ishte kureshtare që të vishem në veshje popullore, kurse pas kësaj u bë më i madh interesi edhe për traditat e rajoneve e ndryshme. Kështu në mënyrë fare të natyrshme erdhi dhe vendimi për një dasmë në stilin tradicional. Me bashkëshortin tim u njoha pikërisht në fshatin Manastir. Dhe pasi morëm vendim se kjo është mënyra jonë për organizimin e dasmës, filluam të studiojmë traditat dhe zakonet e ndryshme. Në fund të fundit u bë një dasmë me shumë emocione dhe miqtë mbetën me përshtypje shumë të sinqerta dhe të ngrohta nga ajo të cilën e kishin përjetuar – jo vetëm sesa e bukur dhe me çfarë ngjyrash të pasura dhe të larmishme ka qenë, por më tepër se e kanë ndier. Pikërisht kjo na shtyu të krijojmë shoqatën dhe të ofrojmë mundësi që njerëzit të mund të përjetojnë traditat përmes organizimit të dasmave tradicionale, projekteve, punishteve dhe xhirimeve kinematografike.”
Shumë njerëz hedhin vështrim drejt kohës së kaluar, sepse midis brezit të prindërve të vet dhe atij të gjyshërve dhe gjysheve të tyre gjithnjë e më shumë shkëputet fija e traditave dhe kujtimi për jetën e stërgjyshërve zbehet.
“Por ne të cilët jetojmë në këto vise, sikur na është e koduar në mënyrën e mendimit – të kërkojmë vazhdimisht rrënjët tona”, mendon Reneta Gjeorgjieva. Ky është dhe shkaku që kohët e fundit shpesh të shikojmë njerëz të veshur në veshjet tradicionale popullore, njerëz, të cilët festojnë vënien e kurorës së të afërmve të tyre të rinj duke përsëritur rite shekullore.
“Vajza është mbuluar me vallo të kuqe, sepse në këtë moment kalimtar, në të cilën nuk është as vajzë, as grua – ka qenë ekspozuar ndaj rreziqeve – tregon Reneta Gjeorgjieva. Prandaj fytyra e saj duhet fshehur pas vellos. Zakonisht nga ana e nuses gjërat kanë qenë më të mjera, me qenë se familja e saj është ndarë me të, derisa tek burri ka pasur më shumë hare dhe momente dëfryese. Për shembull kur djali bashkë me krushqit ka vajtur për të marrë nusen nga shtëpia e saj, ai nuk duhej që ta blinte atë me para, por të kapërcente të paktën tri pengesa, që të mund të dëshmojë se është i denjë për të.”
Kohët e fundit është moderne të vishesh në veshje popullore bullgare, të valëvitësh flamurin kombëtar dhe të shpallësh veten për patriot. Bile dhe politikanët tanë gjithnjë e më shpesh i veshin poturet, qylafin dhe papuçet. Po ku është kufiri, përtej të cilit kthimi drejt traditave popullore si një nderim ndaj historisë dhe së kaluarës tonë të përbashkët kalon në një vulgaritet? Sipas Reneta Gjeorgjievës ana vulgare vjen nga mënyra, në të cilën sillesh dhe jo kaq nga mënyra sesi je veshur. “Poturet dhe flamuri kombëtar mund të të transformojnë në një njeri tradicional, vetëm në qoftë se sjellja jote është e përshtatshme. Çdo gjë vjen nga personi”, mendon ajo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..