Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mocioni i dytë i mosbesimit ndaj qeverisë bullgare për 6 muajt e fundit

БНР Новини
Mocioni i mosbesimit gjatë janarit.
Foto: BGNES

Në muajin e parë të Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian (në janar) Partia Socialiste Bullgare kërkoi mocion mosbesimi ndaj kabinetit “Borisov 3” me argumentet se qeveria nuk mund t’a përballojë korrupsionin. Tani, në muajin e fundit të Presidencës socialsitët përsëri kërkojnë mocion mosbesimi, këtë herë për probleme të rënda në fushën e sigurisë. Herën e parë opozita nuk arriti sukses, ndoshta kështu do të jetë edhe tani.

Edhe gjatë janarit, edhe sot, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e përkrahë Partinë Socialsite, por votat e të dyja formacioneve nuk mjaftojnë për suksesin e mocionit të mosbesimit. Partia e afaristit Veselin Mareshki zuri pozitë pritjeje, kurse koalicioni qeverisës i partisë GERB dhe Patriotëve të Bashuatr e përkrah kabinetin. Ndryshe nga koalicioni në pushtet ai opozitar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” nuk mund të arrijë unanim aq të fortë mes pjesëmarrësve të saj. Pohim për këtë është përjashtimi i Bashkimit Bujqësor “Aleksandër Stambolijski” nga radhët e saj. Arsyeja është se bujqit jo vetëm se kërkojnë të marrin pjesë veçmas në zgjedhjet e ardhshme , por arrijnë kompromise për disa çështje me qeveritarët.

Gjërat kryesore, për të cilat do të flitet në debatin parlamentar dihen paraprakisht. Gjatë fundjavës socialistët e akuzuan qeverinë se nuk i plotëson detyrat e saj të lidhura me garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e kufijve shtetërorë. Kritikat janë lidhur dhe me transferimin e përgjegjësisë për mbrojtjen e popullit në duar e firmave private dhe me marrëveshje të “fshehta” me liderët evropianë, të cilat do të jenë në dëm të shtetit. GERB-i i cëlësoi këto akuza si spekulime dhe i hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Nga Patriotët e Bashkuar deklaruan se Partia Socialiste Bullgare nuk ka argumente serioze për mocionin e mosbesimit dhe qëllimi i vetëm i tij është lidhur me përfundimin e  Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së. Sipas tyre shoqëria bullgare tani nuk pret dhe nuk dëshiron ndryshimin e qeverisë.

Në këto rrethana duket logjike pyetja pse kërkohet ky mocion mosbesimi, në se është e qartë se opozita nuk mund të arrijë sukses. Dhe pse duhet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me të, në se argumentet e palëve janë shpallur paraprakisht. Në Bullgri kërkimi i mocionit të mosbesimit përdoret kryesisht për të  përqendruar vëmendjen e njerëzve mbi ndonjë temë politike. Këtë herë qëllimi është të nënvlerësohen arritjet e Presidencës Bullgaret të Këshillit të BE-së. Kjo tezë mund të kontestohet, por është fakt se këto mocione mosbesimi e ngarkojnë shoqërinë së tepërmi. Në tërë historinë e re të shtetit asnjëherë mocionet e mosbesimit nuk kanë arritur sukses. Dhe kjo akoma një herë pohon sa të pakuptimta janë ato.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD