Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët do ta ndihmojnë biznesin e vogël me “know-how” në fushën e bimëve mjekësore

БНР Новини
Foto: capital.bg

Një projektit ambicioz për shfrytëzim të qëndrueshëm të bimëve mjekësore dhe aromatike, me të cilat vendi ynë është shumë i pasur, do të jetë hallka lidhëse mes shkencës dhe biznesit të vogël tek ne. Me mjete financiare nga Evropa në Bullgari do të krijohet Qendra e Kompetencave, në të cilën do të bashkëpunojnë disa institucione shkencore dhe arsimore, ndër të cilat është Instituti i Kimisë Organike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Universiteti i Sofjes dhe një kompleks kërkimor holandez.

Bullgaria është ndër vendet e para në Evropë për nga biodiversiteti i  bimëve. Për fat të keq ajo e eksporton këtë pasuri të vet shëruese vetëm si lëndë e parë. Dhe kjo është në dëm të ekonomisë sonë. Për këtë arsye shkencëtarët qëllojnë të krijojnë kushte, të cilat do të stimulojnë përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, duke përdorur kapacitetin e firmave të vogla. Në fakt nga ashtuquajtura biomasë e mbetur mund të nxirren substanca të dobishme, të cilat pastaj mund të përdoren në prodhimin e produkteve kozmetike, mjekësore dhe ushqimore. Prej 4 mijë barërave në trojet tona, 700 e kanë potencialin të përdoren në këtë sferë.

Foto: orgchm.bas.bg“Disponojmë me shumë bimë mjekësore dhe aromatike dhe ato edhe tani përdoren – tregoi prof. Vlladimir Dimitrov nga Instituti i Kimisë Organike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili është udhëheqësi i projektit. – Qëllimi ynë është t’i nxjerrim komponentët e çmuar bioaktivë, të cilët kanë veti shëruese dhe preventive për organizmin e njeriut dhe mund të përmirësojnë cilësinë e jetesës. Përveç kësaj duke përdorur teknologjitë e reja dëshirojmë të krijojmë prototipa të produkteve, të cilët pastaj do të prodhohen nga firmat e vogla bullgare. Aktualisht vajrat esenciale të trëndafilit, livandës, barit të bletës kamomilit dhe të shumë bimëve të tjera kryesisht eksportohen dhe biomasa e mbetur prej tyre nuk përdoret. Detyra jonë është të gjejmë mënyrat e përshtatshme për shfrytëzimin e biomasës, sepse në të ka shumë komponentë aktivë.

Kështu prej mbeturinave të distilimit të vajit të trëndafilit, për shembull, mund të nxirren lëndë të çmueshme.

Në mbeturinat e distilimit të vajit të trëndafilit ka komponime shumë të dobishme me veti antioksiduese, të cilat mund të përdoren në kozmetikën mjekësore dhe në disa ilaçe – shpjegoi kimisti.  – Pasi hiqet vaji nga bari i bletës, nga biomasa e mbetur mund të nxirren lëndë të dobishme – për shembull acidi rosmarinik. Dhe po të përpunojmë teknologji për nxjerrjen e këtyre komponentëve, produkti do të jetë me vlerë të lartë të shtuar, sepse do të mund të përdoret për shembull në prodhimin e shtesave ushqimore dhe medikamenteve të ndryshme. Lëndët nga biomasa e mbetur pas distilimit të vajit të livandës mund të përdoren për prodhimin e “ushqimeve funksionale” – ato kanë efekte shëruese dhe zakonisht përdoren për profilaksi.”

Sipas prof. Vlladimir Dimitrov projekti do të përmirësojë cilësinë e jetesës së vendasve jo vetëm për shkak të krijimit të produkteve shëndetësore, por edhe me hapjen e vendeve të reja të punës.

Potenciali është i lartë – është kategorik shkencëtari – Aktualisht industria e përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike bullgare nuk është zhvilluar. Ne zakonisht eksportojmë lëndën e parë – çdo vite nga 17 mijë tonë bimë mjekësore. Por studimet tona do të ndihmojnë të krijojmë mundësi të reja në tregun e barërave. Dëshirojmë të krijojmë prototipa të produkteve dhe po të ketë interes të mjaftueshëm në treg, firmat e vogla do t’i prodhojnë dhe do t’i eksportojnë.

Projekti trevjeçar “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve biologjike dhe mbeturinave të bimëve mjekësore dhe aromatike për produkte inovative bioaktive” është me vlerë 24 miliona leva, 85% prej të cilave jepen nga programi evropian “Shkenca dhe arsimi për rritjen inteligjente”. Detyra e parë është që me një pjesë prej mjeteve të blihet pajisje laboratorike për laboratorët tonë, sepse tani shkencëtarët bullgarë nuk disponojnë me aparate bashkëkohore.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD