Një projektit ambicioz për shfrytëzim të qëndrueshëm të bimëve mjekësore dhe aromatike, me të cilat vendi ynë është shumë i pasur, do të jetë hallka lidhëse mes shkencës dhe biznesit të vogël tek ne. Me mjete financiare nga Evropa në Bullgari do të krijohet Qendra e Kompetencave, në të cilën do të bashkëpunojnë disa institucione shkencore dhe arsimore, ndër të cilat është Instituti i Kimisë Organike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Universiteti i Sofjes dhe një kompleks kërkimor holandez.
Bullgaria është ndër vendet e para në Evropë për nga biodiversiteti i bimëve. Për fat të keq ajo e eksporton këtë pasuri të vet shëruese vetëm si lëndë e parë. Dhe kjo është në dëm të ekonomisë sonë. Për këtë arsye shkencëtarët qëllojnë të krijojnë kushte, të cilat do të stimulojnë përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, duke përdorur kapacitetin e firmave të vogla. Në fakt nga ashtuquajtura biomasë e mbetur mund të nxirren substanca të dobishme, të cilat pastaj mund të përdoren në prodhimin e produkteve kozmetike, mjekësore dhe ushqimore. Prej 4 mijë barërave në trojet tona, 700 e kanë potencialin të përdoren në këtë sferë.
“Disponojmë me shumë bimë mjekësore dhe aromatike dhe ato edhe tani përdoren – tregoi prof. Vlladimir Dimitrov nga Instituti i Kimisë Organike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili është udhëheqësi i projektit. – Qëllimi ynë është t’i nxjerrim komponentët e çmuar bioaktivë, të cilët kanë veti shëruese dhe preventive për organizmin e njeriut dhe mund të përmirësojnë cilësinë e jetesës. Përveç kësaj duke përdorur teknologjitë e reja dëshirojmë të krijojmë prototipa të produkteve, të cilët pastaj do të prodhohen nga firmat e vogla bullgare. Aktualisht vajrat esenciale të trëndafilit, livandës, barit të bletës kamomilit dhe të shumë bimëve të tjera kryesisht eksportohen dhe biomasa e mbetur prej tyre nuk përdoret. Detyra jonë është të gjejmë mënyrat e përshtatshme për shfrytëzimin e biomasës, sepse në të ka shumë komponentë aktivë.
Kështu prej mbeturinave të distilimit të vajit të trëndafilit, për shembull, mund të nxirren lëndë të çmueshme.
Në mbeturinat e distilimit të vajit të trëndafilit ka komponime shumë të dobishme me veti antioksiduese, të cilat mund të përdoren në kozmetikën mjekësore dhe në disa ilaçe – shpjegoi kimisti. – Pasi hiqet vaji nga bari i bletës, nga biomasa e mbetur mund të nxirren lëndë të dobishme – për shembull acidi rosmarinik. Dhe po të përpunojmë teknologji për nxjerrjen e këtyre komponentëve, produkti do të jetë me vlerë të lartë të shtuar, sepse do të mund të përdoret për shembull në prodhimin e shtesave ushqimore dhe medikamenteve të ndryshme. Lëndët nga biomasa e mbetur pas distilimit të vajit të livandës mund të përdoren për prodhimin e “ushqimeve funksionale” – ato kanë efekte shëruese dhe zakonisht përdoren për profilaksi.”
Sipas prof. Vlladimir Dimitrov projekti do të përmirësojë cilësinë e jetesës së vendasve jo vetëm për shkak të krijimit të produkteve shëndetësore, por edhe me hapjen e vendeve të reja të punës.
Potenciali është i lartë – është kategorik shkencëtari – Aktualisht industria e përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike bullgare nuk është zhvilluar. Ne zakonisht eksportojmë lëndën e parë – çdo vite nga 17 mijë tonë bimë mjekësore. Por studimet tona do të ndihmojnë të krijojmë mundësi të reja në tregun e barërave. Dëshirojmë të krijojmë prototipa të produkteve dhe po të ketë interes të mjaftueshëm në treg, firmat e vogla do t’i prodhojnë dhe do t’i eksportojnë.
Projekti trevjeçar “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve biologjike dhe mbeturinave të bimëve mjekësore dhe aromatike për produkte inovative bioaktive” është me vlerë 24 miliona leva, 85% prej të cilave jepen nga programi evropian “Shkenca dhe arsimi për rritjen inteligjente”. Detyra e parë është që me një pjesë prej mjeteve të blihet pajisje laboratorike për laboratorët tonë, sepse tani shkencëtarët bullgarë nuk disponojnë me aparate bashkëkohore.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaNë vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..