Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ikonat e Lili Vlladimirovës shkëlqejnë me flori 24 karatësh

БНР Новини

Ajo tregon historitë e shenjtorëve –akoma që nga koha përpara se të kthehen në imazhet e ndriçuara e të pavdekshme në muret i kishave. Dhe mbase prandaj ikonat e saj janë plot me emocione, të cilat mund t’i provojnë vetëm njerëzit e zakonshëm. 25 ikona të vizatuara  në stilin e përpiktë tradicional të mjeshtërve të vjetër ortodoksë, tanimë një muaj të tërë provokojnë imagjinatën e publikut venecian në Pallatin e Rilindjes “Scuola Grande della Misericordia”. Në një ekspozitë të pazakonshme, e cila gërsheton mistikën me tokësoren, arti bullgar prezantohet me pikturat fetare të Lili Vlladimirovës dhe skulpturat moderne të Krum Damjanovit.

Снимка

Eksponatet janë shumë mbresëlënëse në këtë pallat nga shekulli i 15 – tregon  Lili Vlladimirova. Ndriçimi, dhe aranzhimi i tyre ndihmojnë perceptimin e tyre nga ana e publikut. Mijëra njerëzit kalojnë çdo ditë që aty. Ata i magjeps  jo vetëm arti ortodoks i ikonës por dhe ideja për këtë sesi duam të ruajmë traditat tona. Prandaj ekspozita jo rastësisht quhet “Ruajtësit”.

Bëhet fjalë për ruajtësit dhe mbrojtësit e traditës, të besimit, të dashurisë, të cilët përmes artit kapërcejnë kufijtë. Përfshi dhe kufijtë e padukshëm, përtej të cilëve forcat qiellore të marrin përsipër, të përmbushin shpirtin me një gëzim pa kufi dhe të përgatisin për “takimin” me imazhet e shenjtа. Kur në atelienë e piktores bullgare vijnë dy italianë me influencë – Pino Bisazza, prodhues i mozaikëve të njohura “Orsoni” dhe anëtar i fondacionit  “Guggenheim” dhe profesori Xhuliano Pisani, kritik arti me famë botërore dhe studiues i Giottos., janë mahnitur,  “Italia duhet t’ju shikojë!” – brohorisin ata.

Снимка

Lili Vlladimirova fillon të pikturojë fytyra të shenjtorëve pasi në Akademinë e Arteve i japin në detyrë – të vizatojë ikonat  në korpusin qendror të kishës “Shën Gjergji Fitimtari” në Sofje. Dhe tanimë 20 vjet nuk mund të shkëputet nga ikonografia, duke u përmbushur vazhdimisht me lumturi dhe dashuri, fill pasi ka kapur furçën në dorë. Më emocionues është çasti, në të cilin shenjtorët “fillojnë të shikojnë” – piktorja përgatitet gjatë para pikturimit të  syve dhe ky është momenti më special për të.

Mbase kjo derdhje e ndjenjave vjen nga kontakti i drejtpërdrejtë me imazhet e ndritshme, të cilat i pikturoj, nga fakti se zhytem në rrugën e tyre jetike – thotë piktorja. Unë lexoj shumë për jetesën e shenjtorëve dhe më bën përshtypje thjesht në një plan njerëzor se çfarë njerëzish kanë qenë ata. Por, nuk kam rregulla të caktuara  gjatë zgjedhjes së imazhit të ardhshëm. Dëshira për të vizatuar ndonjë shenjtor vjen diku thellë nga brenda, mendoj për këtë për një periudhë të gjatë kohe dhe studioj ikona të tij të shumta.

Снимка

Lili Vlladimirova nuk ndihet e kufizuar nga kanuni i fort i ikonografisë dhe mundet ta shprehë këtë, drejt së cilës synon. Por nuk kupton dot faktin sesi njerëz, të cilët nuk besojnë marrin guximin të pikturojnë fytyrat e shenjtorëve.

Punoj në bazë të një teknologjie të vjetër të mjeshtërve tanë – me një flori 24 karatësh, i cili vendoset sipas një metode speciale – sqaron ajo - dhe mendoj se imazhi hyjnor meriton më të mirën dhe më të pastrën. Përveç kësaj, shkëlqimi i floririt nuk është i rastit-ai përdoret që nga kohërat më të lashta, që të mund t’i imponojë njeriut Dritën Hyjnore. Floriri shërben zakonisht  për aureolë dhe sfond, që të mund të ndriçojë imazhi.

Снимка

Përveç se vizaton ikona, piktorja është dhe pronare e galerisë “Nuanca” në të cilën paraqiten krijime të klasikëve të mëdhenj si Jarosllav Veshin dhe Nikollaj Rajnov, krijues të afirmuar si Emill Stojçev dhe Ljuben Zidarov, por edhe autorë fare të rinj. Por, aktualisht Lili Vlladimirova ia përkushton kohën e vet ikonës së radhës dhe përgatitet për atë moment special, në të cilin dora e saj, e drejtuar nga lart, do të hapë sytë e Shën Dhimitrit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD