Ajo tregon historitë e shenjtorëve –akoma që nga koha përpara se të kthehen në imazhet e ndriçuara e të pavdekshme në muret i kishave. Dhe mbase prandaj ikonat e saj janë plot me emocione, të cilat mund t’i provojnë vetëm njerëzit e zakonshëm. 25 ikona të vizatuara në stilin e përpiktë tradicional të mjeshtërve të vjetër ortodoksë, tanimë një muaj të tërë provokojnë imagjinatën e publikut venecian në Pallatin e Rilindjes “Scuola Grande della Misericordia”. Në një ekspozitë të pazakonshme, e cila gërsheton mistikën me tokësoren, arti bullgar prezantohet me pikturat fetare të Lili Vlladimirovës dhe skulpturat moderne të Krum Damjanovit.
“Eksponatet janë shumë mbresëlënëse në këtë pallat nga shekulli i 15 – tregon Lili Vlladimirova. Ndriçimi, dhe aranzhimi i tyre ndihmojnë perceptimin e tyre nga ana e publikut. Mijëra njerëzit kalojnë çdo ditë që aty. Ata i magjeps jo vetëm arti ortodoks i ikonës por dhe ideja për këtë sesi duam të ruajmë traditat tona. Prandaj ekspozita jo rastësisht quhet “Ruajtësit”.
Bëhet fjalë për ruajtësit dhe mbrojtësit e traditës, të besimit, të dashurisë, të cilët përmes artit kapërcejnë kufijtë. Përfshi dhe kufijtë e padukshëm, përtej të cilëve forcat qiellore të marrin përsipër, të përmbushin shpirtin me një gëzim pa kufi dhe të përgatisin për “takimin” me imazhet e shenjtа. Kur në atelienë e piktores bullgare vijnë dy italianë me influencë – Pino Bisazza, prodhues i mozaikëve të njohura “Orsoni” dhe anëtar i fondacionit “Guggenheim” dhe profesori Xhuliano Pisani, kritik arti me famë botërore dhe studiues i Giottos., janë mahnitur, “Italia duhet t’ju shikojë!” – brohorisin ata.
Lili Vlladimirova fillon të pikturojë fytyra të shenjtorëve pasi në Akademinë e Arteve i japin në detyrë – të vizatojë ikonat në korpusin qendror të kishës “Shën Gjergji Fitimtari” në Sofje. Dhe tanimë 20 vjet nuk mund të shkëputet nga ikonografia, duke u përmbushur vazhdimisht me lumturi dhe dashuri, fill pasi ka kapur furçën në dorë. Më emocionues është çasti, në të cilin shenjtorët “fillojnë të shikojnë” – piktorja përgatitet gjatë para pikturimit të syve dhe ky është momenti më special për të.
Mbase kjo derdhje e ndjenjave vjen nga kontakti i drejtpërdrejtë me imazhet e ndritshme, të cilat i pikturoj, nga fakti se zhytem në rrugën e tyre jetike – thotë piktorja. Unë lexoj shumë për jetesën e shenjtorëve dhe më bën përshtypje thjesht në një plan njerëzor se çfarë njerëzish kanë qenë ata. Por, nuk kam rregulla të caktuara gjatë zgjedhjes së imazhit të ardhshëm. Dëshira për të vizatuar ndonjë shenjtor vjen diku thellë nga brenda, mendoj për këtë për një periudhë të gjatë kohe dhe studioj ikona të tij të shumta.
Lili Vlladimirova nuk ndihet e kufizuar nga kanuni i fort i ikonografisë dhe mundet ta shprehë këtë, drejt së cilës synon. Por nuk kupton dot faktin sesi njerëz, të cilët nuk besojnë marrin guximin të pikturojnë fytyrat e shenjtorëve.
Punoj në bazë të një teknologjie të vjetër të mjeshtërve tanë – me një flori 24 karatësh, i cili vendoset sipas një metode speciale – sqaron ajo - dhe mendoj se imazhi hyjnor meriton më të mirën dhe më të pastrën. Përveç kësaj, shkëlqimi i floririt nuk është i rastit-ai përdoret që nga kohërat më të lashta, që të mund t’i imponojë njeriut Dritën Hyjnore. Floriri shërben zakonisht për aureolë dhe sfond, që të mund të ndriçojë imazhi.
Përveç se vizaton ikona, piktorja është dhe pronare e galerisë “Nuanca” në të cilën paraqiten krijime të klasikëve të mëdhenj si Jarosllav Veshin dhe Nikollaj Rajnov, krijues të afirmuar si Emill Stojçev dhe Ljuben Zidarov, por edhe autorë fare të rinj. Por, aktualisht Lili Vlladimirova ia përkushton kohën e vet ikonës së radhës dhe përgatitet për atë moment special, në të cilin dora e saj, e drejtuar nga lart, do të hapë sytë e Shën Dhimitrit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..