Sivjet qyteti i Vlorës u bë skena e një ngjarjeje, plot ngjyra, tinguj, emocione. Gjatë kohës së saj tërë qyteti flitej në gjuhën e muzikës, valleve dhe folklorit. Bëhet fjalë për Aulona International Folk Festival, me të cilin filloi sezoni i ri turistik në qytet.
“Kaluan 10 vite nga rrugëtimi i Aulona International Folk Festival. Kam shumë për të thënë, por e para që më vjen në mendje, është ajo ditë, kur me miqtë e mi, poetin e regjisorin Petrit Ruka dhe muzikologun akademik Vaso Tole, vendosëm të t’i japim udhë një projekti që unë kisha disa vite që e ëndërroja të ndodhte: instalimin e një festivali ndërkombëtar folku në Vlorë. Në qytetin e historisë, pavarësisë, e kulturës, por edhe në vlerësim të resurseve turistike e zhvilluese të këtij qyteti. Emrin vendosëm ta lidhim me atë të qytetit në antikitet edhe si tregues të vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore në breza. Kohën e lidhëm me hapjen zyrtare të sezonit turistik të Vlorës, duke realizuar një sinergji të bukur mes turizmit kulturor dhe atij natyror”. Këto janë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Aulona International Folk Festivalit z. Sejmen Gjokoli.
10 vite me radhë vlonjatët e lidhin fillimin e sezonit turistik me ardhjen në qytet të grupeve lara-lara ndërkombëtare. Dhe çdo vit larmia është më e madhe, cilësia rritet, festivalistët sidomos nga vendet më të largëta mbeten të befasuar me mikpritjen e shqiptarëve dhe bukurinë mahnitëse të vendit - atje ku puthet mali me detin e qiellin. Shumë prej tyre pastaj e zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre. Ndryshimi çdo vit është i dukshëm edhe për sa i përket pamjes së qytetit – infrastruktura zhvillohet me ritme të shpejta, rrugët e rinovuara dhe ambientet e reja sociale dhe kulturore ofrojnë kushte gjithnjë e më të përshtatshme për zhvillimin e festivalit dhe për pushimin e këndshëm të turistëve.
Deri tani në AIFF kanë marrë pjesë ansamble nga Italia, Sllovakia, Poloinia, Kroacia, Bjellorusia, Letonia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Kina e largët. Që nga viti 2010 Bullgaria çdo vit i ka përfaqësuesit e saj në Festival. Sivjet ata ishin kërcimtarët nga ansambli “Kremikoci” nga Sofja me koreografe dhe udhëheqëse artistike Valentia Kitova. Ata treguan bukurinë e folklorit tonë dhe ngjyrat e veshjeve popullore në skenën e festivalit gjatë 3 netëve festive, kështu edhe duke performuar në shëtitore, në “Sheshin e flamurit” në sheshin “Tri racat”, ku u organizua dhe Parada e kostumeve.
Performanca më e mirë sivjet sipas Komitetit organizativ të festivalit ishte ajo e ansamblit grek “Epirus” nga Selaniku, i cili meritoi Kupën e edicionit të dhjetë të AIFF-së. Ishte dorëzuar dhe një çmim suplementar – Kupa e Dhjetëvjetorit për ansamblin kinez “Minnan” i qytetit Quanzhou.
Duhet thënë se kupa e festivalit ka ardhur edhe në Bullgari – gjatë vitit 2013, bashkë me kërcimtarët e ansamblit “Zdravets” të Sofjes. Gjatë këtyre 10 viteve të zhvillimit të Aulona Inter Folk Festival qytetin e Vlorës e kanë vizituar rreth 80 grupe folklorike me mbi 2500 pjesëmarrës nga 15 vende. Ndër to janë 9 ansamble bullgare – “Kërxhalli” (nga qyteti Kërxhali), në vitin 2010, “AFA” (Sofje) në 2011, “Zornica” (Sofje) në 2012, “Zdravets” (Sofje) në 2013, „Uchitelite” (Sofje) në 2014, “Detelina” (Sofje) në 2015, “Zagore” (Stara Zagore) në 2016, “Sofia - 6” në 2017, “Kremikovtsi” (Sofje) në 2018.
I urojmë suksese Aulona International Folk Festival dhe akoma shumë jubile të tjera! Sepse Vlora si kryeqyteti i polifonisë shqiptare, si kryevepër e UNESKO-s dhe si destinacion i parapëlqyer turistik e meriton këtë festival!
Foto: Jordanka Ivanova
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..