Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aulona International Folk Festival dhe ansambli “Kremikovci” çelën sezonin turistik në Vlorë

БНР Новини
3
Fituesi i Kupës së edicionit të 10-të të AIFF ansambli “Epirus” nga Selaniku i Greqisë

Sivjet qyteti i Vlorës u bë skena e një ngjarjeje, plot ngjyra, tinguj, emocione. Gjatë kohës së saj tërë qyteti flitej në gjuhën e muzikës, valleve dhe folklorit. Bëhet fjalë për Aulona International Folk Festival, me të cilin filloi sezoni i ri turistik në qytet.

Kaluan 10 vite nga rrugëtimi i Aulona International Folk Festival. Kam shumë për të thënë, por e para që më vjen në mendje, është ajo ditë, kur me miqtë e mi, poetin e regjisorin Petrit Ruka dhe muzikologun akademik Vaso Tole, vendosëm të t’i japim udhë një projekti që unë kisha disa vite që e ëndërroja të ndodhte: instalimin e një festivali ndërkombëtar folku në Vlorë. Në qytetin e historisë, pavarësisë, e kulturës, por edhe në vlerësim të resurseve turistike e zhvilluese të këtij qyteti. Emrin vendosëm ta lidhim me atë të qytetit në antikitet edhe si tregues të vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore në breza. Kohën e lidhëm me hapjen zyrtare të sezonit turistik të Vlorës, duke realizuar një sinergji të bukur mes turizmit kulturor dhe atij natyror”. Këto janë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Aulona International Folk Festivalit z. Sejmen Gjokoli.

Снимка

10 vite me radhë vlonjatët e lidhin fillimin e sezonit turistik me ardhjen në qytet të grupeve lara-lara ndërkombëtare. Dhe çdo vit larmia është më e madhe, cilësia rritet, festivalistët sidomos nga vendet më të largëta mbeten të befasuar me mikpritjen e shqiptarëve dhe bukurinë mahnitëse të vendit - atje ku puthet mali me detin e qiellin. Shumë prej tyre pastaj e zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre. Ndryshimi çdo vit është i dukshëm edhe për sa i përket pamjes së qytetit – infrastruktura zhvillohet me ritme të shpejta, rrugët e rinovuara dhe ambientet e reja sociale dhe kulturore ofrojnë kushte gjithnjë e më të përshtatshme për zhvillimin e festivalit dhe për pushimin e këndshëm të turistëve.

Performanca e ansamblit “Kremikoci” nga Sofja

Deri tani në AIFF kanë marrë pjesë ansamble nga Italia, Sllovakia, Poloinia, Kroacia, Bjellorusia, Letonia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Kina e largët. Që nga viti 2010 Bullgaria çdo vit i ka përfaqësuesit e saj në Festival. Sivjet ata ishin kërcimtarët nga ansambli “Kremikoci” nga Sofja me koreografe dhe udhëheqëse artistike Valentia Kitova. Ata treguan bukurinë e folklorit tonë dhe ngjyrat e veshjeve popullore në skenën e festivalit gjatë 3 netëve festive, kështu edhe duke performuar në shëtitore, në “Sheshin e flamurit” në sheshin “Tri racat”, ku u organizua dhe Parada e kostumeve. 

Vajzat e ansamblit kinez “Minnan” nga qyteti Quanzhou

Performanca më e mirë sivjet sipas Komitetit organizativ të festivalit ishte ajo e ansamblit grek “Epirus” nga Selaniku, i cili meritoi Kupën e edicionit të dhjetë të AIFF-së. Ishte dorëzuar dhe një çmim suplementar – Kupa e Dhjetëvjetorit për ansamblin kinez “Minnan” i qytetit Quanzhou.

Ansambli “Zdravets” - fituesi i Kupës së AIFF në vitin 2013Duhet thënë se kupa e festivalit ka ardhur edhe në Bullgari – gjatë vitit 2013, bashkë me kërcimtarët e ansamblit “Zdravets” të Sofjes. Gjatë këtyre 10 viteve të zhvillimit të Aulona Inter Folk Festival qytetin e Vlorës e kanë vizituar rreth 80 grupe folklorike me mbi 2500 pjesëmarrës nga 15 vende. Ndër to janë 9 ansamble bullgare – “Kërxhalli” (nga qyteti Kërxhali), në vitin 2010, “AFA” (Sofje) në 2011, “Zornica” (Sofje) në 2012, “Zdravets” (Sofje) në 2013, „Uchitelite” (Sofje) në 2014, “Detelina” (Sofje) në 2015, “Zagore” (Stara Zagore) në 2016, “Sofia - 6” në 2017, “Kremikovtsi” (Sofje) në 2018.

I urojmë suksese Aulona International Folk Festival dhe akoma shumë jubile të tjera! Sepse Vlora si kryeqyteti i polifonisë shqiptare, si kryevepër e UNESKO-s dhe si destinacion i parapëlqyer turistik e meriton këtë festival!

Foto: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD