„Dialogu politik ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet gjithnjë e më intensivisht gjatë gjysmë vitit të fundit dhe kjo krijon premisa për aktivizimin e marrëdhënieve ekonomike në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, infrastrukturës, telekomunikacioneve, kulturës. Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Republikës së Kosovës tek ne do të përshpejtojë akoma më shumë bashkëpunimin bilateral” – është shkruar në vendimin e Këshillit të Ministrave nga janari i këtij vitit, me të cilin u miratua propozimi për hapjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në qytetin Nesebar.
“Duke njohur rolin e pa-kontestuar që mund të luajë Konsulli i Nderit në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje ka kënaqësinë që për herë të parë në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë ta ketë z. Plamen Kopchev” – tha ambasadori i RKS-së në Sofje z. Shpend Kallaba.
Në ceremoninë e hapjes solemne të Konsullatës në Nesebar bashkë me ambasadorin ishte i pranishëm stafi i Ambasadës së RKS-së në Sofje – Delfin Pllana, Lulzim Rifaj, Lekë Daka, Bujar Deskaj, Bubulina Krasniqi, Arjenta Dimo, Vasil Shano.
Plamen Kopchev ka përvojë të madhe profesionale në fushat e turizmit, tregtisë së produkteve të naftës, kështu edhe në fushën e teknologjive të larta. Është anëtar i Këshillit të Bordit të Drejtuesve të Bashkimit të pronarëve të hoteleve në vendpushimin Sllënçev Brjag. Ka përvojë si udhëheqës administrativ në Hekurudhat e Bullgarisë.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Konsullatës, ai i falënderoi ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Shpend Kallaba për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, angazhimin njerëzor dhe përpjekjet e shumta me qëllim realizimin e “ëndrrës së quajtur Konsullata e Nderit e Republikës së Kosovës në Bullgari”.
“Nga tani e tutje z, Kopchev, respektivisht konsullata e nderit ne Nesebar, do te jete një adrese me tepër për te gjithë ata shkencëtare, afariste, sportistë te rajonit te Detit te Zi, te cilët janë te interesuar për bashkëpunim kulturor, ekonomik, tregtare ndërmjet te dyja vendeve – tha Shkëlqesia e tij z. Shpend Kallaba. Nesebari është qytet i njohur turistik duke marrë parasysh se brenda ditës frekuentojnë diku rreth 40.000 turistë nga e gjithë bota, dhe është në mbrojtje të UNESCO-s. Propozimi për emërimin e z. Kopchev, u bë edhe sipas rekomandimit të Kryetarit të Komunës se Nesebarit, z. Nikolai Dimitrov, ku z. Kopchev po ashtu ka shërbyer si këshilltar i Këshillit Komunal prej vitit 2003 deri ne vitin 2007. Pra me emërimin të z. Kopchev Konsull Nderi të RKS-së, do të themelohet edhe zyra reprezentative konsullore në qytetin turistik të Nesebarit, përmes së cilës do të fuqizohet edhe më tej ekonomia, turizmi dhe kultura kosovare, do të ketë shkëmbime arsimore dhe të biznesit si dhe do të institucionalizohet Asociacioni i Miqësisë mes dy vendeve, pjesë e të cilit do të jenë njerëz nga elita politike, ekonomike e kulturore e Bullgarisë.”
“Sot me inaugurimin e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës, ne kuptojmë mirë sfidat e rënda para nesh – të gjithët që jetojmë në Ballkan. Dua të theksoj edhe rolin e jashtëzakonshëm të qeverisë bullgare me qëllim që kjo fuçi baruti – Ballkani, të kthehet në një territor të paqes, harmonisë, bashkëpunimit dhe prosperitetit” – tha zoti Plamen Kopchev.
Foto: Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..