“Nga fëmijët për fëmijët” është një vëllim me përralla në faqet e të cilit do të udhëtoni deri në qytetin “Abetare”. Udhëtimi është në një kalë, i cili ëndërron për të qenë zebër. Fluturimi është mbi një guaskë breshke dhe mund të bëni pazar në dyqanin magjik.
Për të dytin vit me radhë shtëpia botuese “Dëbovi Lista” (“Gjethe Lisi”) zhvillon një konkurs për përralla, të krijuara nga fëmijët. 25 veprat më të mira do të botohen në një libër. Në garë, me afat përfundimtar deri në 24 maj, mund të marrin pjesë fëmijë dhe të rinj të moshës deri në 18 vjeç. Si vitin e kaluar, ashtu dhe sivjet ideja gëzon një interes të madh, por këtë herë tekstet mbërrijnë në postën elektronike nga mbarë vendi. Në edicionin e parë mbi 400 fëmijë i dërguan përrallat e veta, kurse më interesantet prej tyre u botuan në vëllimin e librave “Nga fëmijët për fëmijët”.
Edhe më shumë shkrimtarë të vegjël dhe përralla të shkruara me një fantazi edhe më të pastër – këtë e konstatoi me kënaqësi të madhe botuesja dhe piktorja Nusha Rojanova në fund të konkursit dhe premtoi që deri në fund të vitit të ketë edhe një libër me përralla, që të grumbullojë imagjinatën dhe bukurinë e botës së fëmijëve.
“Është mit se fëmijët nuk lexojnë dhe nuk shkruajnë – është kategorike ajo. – Sepse në qoftë se një fëmijë nuk lexon ai nuk mund të shkruajë vjersha, përralla, ose tregime. Lidhur me konkursin ne vendosëm kontakt me shumë prindër dhe mësues të gjuhës dhe letërsisë bullgare dhe të gjithë ata thanë: fëmijët lexojnë, nuk është e vërtetë se rrinë vetëm para kompjuterëve dhe celularëve. Ata duhet të kenë alternativë dhe t’i inkurajojmë, t’i orientojmë në këtë drejtim, po të ketë një libër të bukur, fëmijët mund ta vlerësojnë.”
Përveç se i inkurajojnë, organizatorët e konkursit kanë akoma një qëllim – t’i nxitin prindërit dhe mësuesit që të merren edhe më shumë me ta, të zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe të përmirësojnë kulturën e tyre letrare. Sidomos tani, kur informacioni është kudo dhe nuk ka nevojë të përfytyrojmë disa gjëra, për të cilat mund të informohemi menjëherë. “Për fat të mirë imagjinata e fëmijëve mbetet e pafund, fëmijët ende ëndërrojnë dhe krijojnë, tha Nusha Rojanova dhe shtoi:
“Të gjitha temat, për të cilat fëmijët interesohen, janë të virtytshme - për dashurinë, për ndihmën ndaj të tjerëve, për realizimin e ëndrrave tona, për pranimin e të tjerëve, që janë më të ndryshëm nga ne. Në përrallat e tyre ka më tepër magji, sesa super-heronj. Personazhet janë absolutisht të reja, të sajuara nga vetë fëmijët. Ka shumë personazhe dhe ide – për shembull se si një kancer i vogël dashurohet me një zhabë, por kjo është nga konkursi i vitit të kaluar, për edicionin e sivjetshëm tani për tani nuk do të flas.”
Ilustrimet e përrallave gjithashtu do të jenë të fëmijëve.
“Piktorët e ilustrimeve janë 60 fëmijë, me të cilët po punoj në shkollën time të pikturimit në Varna – na tregoi Nusha Rojanova. – U lexoj fëmijëve përrallat e dekoruara në konkurs. Kështu ata frymëzohen, gjë që sipas meje është shumë e rëndësishme. Pas kësaj, me ndihmën time zgjedhim teknikat e pikturimit dhe fillojmë të vizatojmë.”
Që të përfshihen në libër përrallat më të mira juria do të marrë parasysh tri kërkesa – subjektin dhe protagonistët, informacionin cilësor me mesazh të bukur dhe tekstin e shkruar gramatikisht mirë. Mirëpo, sipas Nusha Rojanovës klasifikimi nuk është kaq i rëndësishëm. “Të dashur fëmijë, shkrimi është një aventurë, prandaj përjetojeni” – bëri thirrje ajo.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Autori: arkiv personal
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..