Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rilindja Bullgare – nga ikona deri te portreti laik

БНР Новини
3
Zograf Damaskin nga Elena – Shën Luka paraqes ikonën e Shën Hyjlindëses dhe Nikollaj Pavlloviç – Portret i djalit

Në Kishën e Bojanës që në vitin 1259 dora e mjeshtrit të panjohur pikturoi fytyrat e shenjtorëve ashtu, sikur drita që rrezaton prej tyre e ndriçoi përfundimin e errësirës së mesjetës. Dhe në se Bullgaria nuk do të rrëzohej nën hordhitë osmane, sot ndoshta do të krenohej, se në shekullin XIII nga afresket mbi muret e një kishe të vogël e zuri fillin Rilindja Evropiane.

Zograf Damaskin nga Elena – Hyjlindësja me birin











Aleksandër Zograf nga Jamboll – Shën Spiridoni me jetëshkrim


Epoka e Rilindjes Bullgare gërsheton dy tendenca historike: vrullin shpirtëror në frymën e Rilindjes Evropiane, bashkë me zhvillimin ekonomik dhe politiko-shoqëror të kombit bullgar i cili ngrinte kokën nën pushtetin e Perandorisë Osmane. Rilindja Bullgare, rikrijuar në tablotë e ikonografëve dhe të piktorëve mondanë shndrit sot në sallat e Galerisë Kombëtare në Sofje. Megjithë edhe  të vonuar me shekuj për shkak të pushtetit osman, arti i saj mishëron shpirtin e zgjuar të popullit bullgar dhe ndërgjegjen e lartë në luftërat për pavarësi kombëtare dhe lartësim shpirtëror në shekujt XVIII-XIX.

Stanisllav Dospevski – Krishti












Zahari Zograf – Portret i vajzës


Nuk duhet të mendojmë se kemi vonuar, sepse Rilindja Bullgare është e mrekullueshme. Ajo është më afër nesh dhe kështu më mirë mund ta kuptojmë – tregon kuratorja e ekspozitës Doroteja Sokollova. – Kjo epokë është shumë e bukur dhe estetike – nga kalldrëmet, strehët, shtëpitë dhe rregullimin e tyre të pasura, veshjet, përmes njerëzit deri te arti dhe kishat. Thënë me një fjalë, të rilindet gjithçka në të gjitha drejtimet – ky është një proces i cili meriton respekt. Prandaj duhet të çmojmë dhe të sillemi me nderim ndaj kësaj periudhe, me naivitetin e saj karakteristik, i cili i jep atij një aromë dhe ngjyrë të papërsëritshme.”

Hristo Stançev – Portret i gruas













Hristo Cokev – Fjetja e Hyjlindëses


Në mesin e shekullit XVIII në Malin e Shenjtë filluan të përgatiten themeluesit e shkollave ikonografike në qytetet bullgare Terjavna, Bansko, Samokov. Pikturimi të cilin ata e përvetësuan aty iu transmetuan pasardhësve dhe nxënësve të tyre. Kështu bashkë pikturuan muret e manastireve, krijuan afresket e kishave. Kjo periudhë e cila karakterizohej me ndërtimin e kishave të reja dhe me rindërtimin e atyre të vjetra ndihmonte për zgjerimin e rrethit të piktorëve. Dalë ngadalë ikonografia u shndërrua në një zanat tërheqës dhe zografët pikturuan kryevepra të vërteta.

Stanisllav Dospevski – Hyjlindësja – Mbrojtëse e fëmijëve, Zahari Zograf – Shën Trifoni dhe Petër Dimitrov – Hyjlindësja me birin

Në ekspozitë janë të prezantuar pothuajse të gjithë zografë me rëndësi. Nga Shkolla e qytetit Trjavna janë Joanikij papa Vitanov, papa Vitan – i riu, sepse ka edhe një brez më të vjetër, Simeon Conjuv, disa përfaqësues të hershëm të shkollës nga shekulli i XVIII me format karakteristike për pikturimin e tyre – tregon Doroteja Sokollova.

Joanikij papa Vitanov – Tubimi i kryeengjëjve












Papa Vitan nga Trjavna – Hyjlindësja me birin

Pas tyre vijnë përfaqësuesit e Shkollës së Pikturimit në Samokov – Hristo Dimtirov dhe bijtë e tij Dimitër Zograf dhe Zahari Zograf – reformatori më i dalluar. Përfaqësuesi i fundit i kësaj shkolle është Stanisllav Dospevski – biri i Dimitër Zografit. Ai mbaroi Akademinë në Shën Peterburg dhe kështu arriti të realizojë synimin e disa brezave zografësh. Në ekspozitë janë të prezantuar dhe ikonografë të dalluar nga qyteti Elena.”

Zahari Zograf dhe Stanisllav Dospevski – Portrete të Hristijanija Zografskas

Në shkollën e qytetit Trjavna gjithashtu kishte disa piktorë mondan me arsim akademik në universitete evropiane. Ata e kishin mbaruar ato shkolla në sajë të ndihmës së bullgarëve të pasur. Ndër ta ishte edhe Ivan Dimitrov, bursist në Ecole des Beaus-arts në Paris.

Stanisllav Dospevski – Portret i Domnika Llambrevas dhe Ivan Dimitrov – Portret fëmije

Të parët për të mësuar nisën Stanisllav Dospevski – në Shën Peterburg dhe Nikollaj Pavlloviç, i cili më parë studionte në Vjenë dhe pas kësaj në Mënik. Ata u kthyen në mesin e shekullit XIX – tregon kuratorja Doroteja Sokollova. – Në fillim ata pikturuan portrete të personaliteteve të mëdha të epokës dhe më vonë edhe të të afërmve të tyre. Dimitër Dobroviç mësonte në Romë, ku filloi të pikturojë në stilin perëndimor. Hristo Cokev mësoi në Moskë te të ashtuquajturat Peredvizhniki – shkollë realiste ruse e cila organizonte ekspozita udhëtuese. Veprat e piktorit Konstantin Veliçkov gjithashtu janë të ekspozuara. Ai ishte një personalitet i dalluar me kontribut të madh për krijimin e Akademisë së Arteve Figurative. Ai studionte pikturim në Firence dhe për një kohë e nxirrte bukën e gojës me pikturim. Është autor i veprës “Letra nga Roma” – libri i parë i historisë së përgjithshme të artit tek ne.

Dimitër Dobroviç – Portret i Evgeni Bullgarisit dhe Hristo Cokev – portret i Marijka Vidinllievas

Piktorët laikë na lënë trashëgimi një galeri të pasur portretesh të personaliteteve të shquara, duke përfshirë edhe të heroit kombëtar Vasill Levski. Krahas subjekteve historike, ata pikturuan ikonë, duke gërshetuar traditat e baballarëve me parimet e pikturimit evropian.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD