Në Kishën e Bojanës që në vitin 1259 dora e mjeshtrit të panjohur pikturoi fytyrat e shenjtorëve ashtu, sikur drita që rrezaton prej tyre e ndriçoi përfundimin e errësirës së mesjetës. Dhe në se Bullgaria nuk do të rrëzohej nën hordhitë osmane, sot ndoshta do të krenohej, se në shekullin XIII nga afresket mbi muret e një kishe të vogël e zuri fillin Rilindja Evropiane.
Zograf Damaskin nga Elena – Hyjlindësja me birin
Aleksandër Zograf nga Jamboll – Shën Spiridoni me jetëshkrim
Epoka e Rilindjes Bullgare gërsheton dy tendenca historike: vrullin shpirtëror në frymën e Rilindjes Evropiane, bashkë me zhvillimin ekonomik dhe politiko-shoqëror të kombit bullgar i cili ngrinte kokën nën pushtetin e Perandorisë Osmane. Rilindja Bullgare, rikrijuar në tablotë e ikonografëve dhe të piktorëve mondanë shndrit sot në sallat e Galerisë Kombëtare në Sofje. Megjithë edhe të vonuar me shekuj për shkak të pushtetit osman, arti i saj mishëron shpirtin e zgjuar të popullit bullgar dhe ndërgjegjen e lartë në luftërat për pavarësi kombëtare dhe lartësim shpirtëror në shekujt XVIII-XIX.
Stanisllav Dospevski – Krishti
Zahari Zograf – Portret i vajzës
Hristo Stançev – Portret i gruas
Hristo Cokev – Fjetja e Hyjlindëses
Në mesin e shekullit XVIII në Malin e Shenjtë filluan të përgatiten themeluesit e shkollave ikonografike në qytetet bullgare Terjavna, Bansko, Samokov. Pikturimi të cilin ata e përvetësuan aty iu transmetuan pasardhësve dhe nxënësve të tyre. Kështu bashkë pikturuan muret e manastireve, krijuan afresket e kishave. Kjo periudhë e cila karakterizohej me ndërtimin e kishave të reja dhe me rindërtimin e atyre të vjetra ndihmonte për zgjerimin e rrethit të piktorëve. Dalë ngadalë ikonografia u shndërrua në një zanat tërheqës dhe zografët pikturuan kryevepra të vërteta.
“Në ekspozitë janë të prezantuar pothuajse të gjithë zografë me rëndësi. Nga Shkolla e qytetit Trjavna janë Joanikij papa Vitanov, papa Vitan – i riu, sepse ka edhe një brez më të vjetër, Simeon Conjuv, disa përfaqësues të hershëm të shkollës nga shekulli i XVIII me format karakteristike për pikturimin e tyre – tregon Doroteja Sokollova.
Joanikij papa Vitanov – Tubimi i kryeengjëjve
Papa Vitan nga Trjavna – Hyjlindësja me birin
Pas tyre vijnë përfaqësuesit e Shkollës së Pikturimit në Samokov – Hristo Dimtirov dhe bijtë e tij Dimitër Zograf dhe Zahari Zograf – reformatori më i dalluar. Përfaqësuesi i fundit i kësaj shkolle është Stanisllav Dospevski – biri i Dimitër Zografit. Ai mbaroi Akademinë në Shën Peterburg dhe kështu arriti të realizojë synimin e disa brezave zografësh. Në ekspozitë janë të prezantuar dhe ikonografë të dalluar nga qyteti Elena.”Në shkollën e qytetit Trjavna gjithashtu kishte disa piktorë mondan me arsim akademik në universitete evropiane. Ata e kishin mbaruar ato shkolla në sajë të ndihmës së bullgarëve të pasur. Ndër ta ishte edhe Ivan Dimitrov, bursist në Ecole des Beaus-arts në Paris.
“Të parët për të mësuar nisën Stanisllav Dospevski – në Shën Peterburg dhe Nikollaj Pavlloviç, i cili më parë studionte në Vjenë dhe pas kësaj në Mënik. Ata u kthyen në mesin e shekullit XIX – tregon kuratorja Doroteja Sokollova. – Në fillim ata pikturuan portrete të personaliteteve të mëdha të epokës dhe më vonë edhe të të afërmve të tyre. Dimitër Dobroviç mësonte në Romë, ku filloi të pikturojë në stilin perëndimor. Hristo Cokev mësoi në Moskë te të ashtuquajturat Peredvizhniki – shkollë realiste ruse e cila organizonte ekspozita udhëtuese. Veprat e piktorit Konstantin Veliçkov gjithashtu janë të ekspozuara. Ai ishte një personalitet i dalluar me kontribut të madh për krijimin e Akademisë së Arteve Figurative. Ai studionte pikturim në Firence dhe për një kohë e nxirrte bukën e gojës me pikturim. Është autor i veprës “Letra nga Roma” – libri i parë i historisë së përgjithshme të artit tek ne.”
Piktorët laikë na lënë trashëgimi një galeri të pasur portretesh të personaliteteve të shquara, duke përfshirë edhe të heroit kombëtar Vasill Levski. Krahas subjekteve historike, ata pikturuan ikonë, duke gërshetuar traditat e baballarëve me parimet e pikturimit evropian.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: Diana Cankova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..