Ndryshe nga mosmarrëveshjet e konsiderueshme midis vendeve anëtare të BE-së mbi një sërë politikash të përbashkëta, në sferën e sigurisë nuk shihen dallime drastike. Kjo u duk edhe në takimin joformal të ministrave të mbrojtjes, që u mbajt javën e kaluar në Sofje në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Bisedimet ishin pjesë e përgatitjes së takimit të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes gjatë qershorit, në të cilin pritet të miratohen vendime për sigurinë dhe mbrojtjen e ardhshme evropiane. Mirëpo, cili është vendi i Bullgarisë në mbrojtjen e përbashkët evropiane? Dhe çfarë mund t’i ofrojmë bashkimit?
Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë Jordan Bozhillov, kryetar i Forumit të Sofjes për Siguri, nuk duhet të nënvleftësohet pjesëmarrja e Bullgarisë në mbrojtjen e përbashkët evropiane. Mirëpo, sipas tij, investimet e vendit tonë në mbrojtje janë në nivel shumë të ulët. “Projektet për modernizimin e ushtrisë ngecen dhe aftësia mbrojtëse e vendit po ulet vazhdimisht”, theksoi zoti Bozhillov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas tij, në se Bullgaria nuk do të avancojë mund të dalë, se nuk është në gjendje të zbatojë angazhimet dhe të përfshihet në operacione të përbashkëta me partnerët. “Prandaj me rëndësi kyçe është që bullgarët të pranojnë, se modernizimi i ushtrisë bullgare është një domosdoshmëri, por jo humbja e mjeteve, të cilat mund të investohen në shëndetësi ose në sfera të tjera sociale”, mendon Jordan Bozhillov.
Korniza financiare e BE-së për mbrojtje për periudhën e ardhshme shtatëvjeçare pas vitit 2021 tregon, se BE-ja nuk i vë vetes për detyrë krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane. “Në këtë kuptim angazhimi kryesor do të jetë në krijimin e ushtrive kombëtare dhe të forcave kombëtare të armatosura”, komentoi Bozhillov, duke shtuar, se kjo ka të bëjë edhe me Bullgarinë. “Bullgaria në asnjë rast nuk duhet të krijojë te partnerët e saj ndjenjën se mund të ketë ndonjë pozitë tjetër veç asaj të përbashkët. Mesazhet, të cilat u drejtojmë partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë duhet të jenë të qarta: Bullgaria është anëtare e NATO-së dhe e BE-së dhe vetëm ato dy organizata të bazuara mbi interesa dhe vlera të përbashkëta mbeten prioritet për vendin”, theksoi Jordan Bozhillov, kryetar i Forumit të Sofjes për Siguri.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..