Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofia film fest” – çfarë do të na ofrojë edicioni i sivjetshëm

БНР Новини
Skenë e filmit “Ága”

Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, Kryeqyteti Evropian i Sportit për 2018-ën... arsye për krenari, por edhe sfida të konsiderueshme për kryeqytetin bullgar. Pas më pak se një muaji ai do të jetë edhe një nga qendrat botërore të kinemasë me programin ambicioz të festivalit ndërkombëtar SOFIA FILM FEST (SFF) /7-18-29 mars 2018/. Për më tepër, viti fillon shumë mirë për kinemanë bullgare.

Një nder i jashtëzakonshëm për Bullgarinë!” – kështu Stefan Kitanov, drejtori i festivalit “Sofia Film Fest” e cilësoi praninë e shtetit tonë në fushën ndërkombëtare të kinemasë. Për herë të parë, 29 vjet pas filmit “Ivan dhe Aleksandra” të Ivan Niçevit, në konkursin e Berlinales kemi një film bullgar në programin kryesor të festivalit. Regjisori i tij është Millko Llazarov, skenaristi – Simeon Vencisllavov. Titulli është  “Ága” dhe është zgjedhur për natën e mbylljes së festivalit prestigjioz.

СнимкаÁga”, me të cilin më 7 mars do të fillojë Sofia Film Fest, ka një histori të pazakonshme. Aksioni zhvillohet larg në veri , heronjtë kryesorë janë Sedna dhe Nanuk – një familje eksikozash. Pas vdekjes së Sednës, Nanuk shkon një rrugë të gjatë, për të kërkuar vajzën e tyre Ága, e cila është larguar nga familja vite më parë. "Gjithmonë më ka pëlqyer tema për këtë se si bota moderne, që zhvillohet me shpejtësi të lartë, i prek komunitetet e vogla... I admiroj njerëzit, të cilët jetojnë në kushte të padurueshme për njeriun modern dhe mbrojnë marrëdhëniet e tyre delikate, e pranojnë jetën me qetësi dhe dhembshuri” – tha regjisorit Millko Llazarov.

Skenë e filmit “Ága”

Në vitin 2018 tema e “Sofia Film Fest”-it është lidhur me zgjedhjen e Sofjes për Kryeqytetin e Sportit për vitin 2018. Theksi është mbi sportin joprofesional dhe rolin e tij në jetën e njerëzve dhe për këtë arsye në program janë përfshirë filma me tematikë sportive.

Drejtori i festivalit Stefan Kitanov përmendi një fakt tjetër të rëndësishëm: në kuadrin e forumit do të zhvillohet edicioni i 15-të i “Sofia Meetings” – kjo është një platformë për bashkëprodhime, e cila i lidh krijuesit dhe projektet  e tyre me fonde për financimin e filmave, producentë, distributorë, gazetarë. Për këto vite “Sofia Meetings” ka siguruar financimin e shumë filmave – bullgarë dhe të huaj, që janë prezantuar me sukses në Sofia Film Fest dhe në ekranet botërore.

Falë drejtoreshës ekzekutive të Sofia Film Fest Mira Staleva dhe ekipit të saj, në Sofje do të mbërrijnë mbi 150 përfaqësues të industrisë kinematografike evropiane. Në konferencën për shtyp, kushtuar tregut tonë të bashkëprodhimeve“Sofia Meetings”, do t’ju informojmë për këtë se çfarë kemi bërë në këto 15 vjet, për të gjitha projektet që kanë përdorur platformën tonë, dhe se si janë realizuar ato.  Në Sofia Meetings do të tregojmë dhe filmat më të rinj bullgarë. 98% prej kinemasë bashkëkohore bullgare ka filluar nga “Sofia Meetings”.

Drejtoresha e “Sofia Meetings” Mira Staleva dhe Stefan Kitanov duke bërë një bisedë video me producentin e filmit “Ága” Vesela Kirjakova dhe regjisorin Millko Llazarov

Regjisorja me famë botërore Ildiko Enedi do të jetë presidentja e Jurisë ndërkombëtare që do ta zgjedhë mbajtësin e Çmimit të madh “Sofja – qyteti i kinemasë”.

Ndër filmat që do të prezantohen në konkurs ka bashkëprodhime me pjesëmarrje bullgare: „3/4“ (2017) – Bullgaria – Gjermania, me regjisor Ilijan Metev, „Radiogram” (2017) – Bullgaria – Polonia, me regjisor Ruzie Hasanova. Regjisorja bullgare që vjen nga mali i Rodopeve Ruzie Hasanova e cilëson filmin “Radiogram” si “një film për lirinë dhe forcën e muzikës”.

Skenë e filmit “Radiogram”

Ndër pretendentët e tjerë për çmimin e madh të festivalit janë gjithashtu:

„Adam” (2018) – Gjermania – Islanda – SHBA – Meksika, regjisore Maria Solrun
„Pëllumbi“ („The Pigeon / Güvercin”, 2018) – Turqia, regjisor Banu Shivaci;
„Namme“ (2017) – Gjeorgjia, regjisor Zaza Halvashi;
„Nata e qetë“ („Silent Night / Cicha noc”, 2017) – Polonia, regjisot Peter Domalevski.

Në rubrikën “Kinemaja sot – mjeshtrit e mëdhenj” publiku do të mund t’i shikojë filmat më të rinj me autorë të njohur botërisht. Në programin e festivalit janë përfshirë tituj si “Pa mëshirë” (In The Fade) të Fatih Akin, “Jodashuri” (Нелюбовь) të regjisorit të shquar Andrey Zvyagintsev, “Projekti Florida” (The Florida Project) – filmi më i ri i Shon Bejkër (Sean Baker).

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD