Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, Kryeqyteti Evropian i Sportit për 2018-ën... arsye për krenari, por edhe sfida të konsiderueshme për kryeqytetin bullgar. Pas më pak se një muaji ai do të jetë edhe një nga qendrat botërore të kinemasë me programin ambicioz të festivalit ndërkombëtar SOFIA FILM FEST (SFF) /7-18-29 mars 2018/. Për më tepër, viti fillon shumë mirë për kinemanë bullgare.
„Një nder i jashtëzakonshëm për Bullgarinë!” – kështu Stefan Kitanov, drejtori i festivalit “Sofia Film Fest” e cilësoi praninë e shtetit tonë në fushën ndërkombëtare të kinemasë. Për herë të parë, 29 vjet pas filmit “Ivan dhe Aleksandra” të Ivan Niçevit, në konkursin e Berlinales kemi një film bullgar në programin kryesor të festivalit. Regjisori i tij është Millko Llazarov, skenaristi – Simeon Vencisllavov. Titulli është “Ága” dhe është zgjedhur për natën e mbylljes së festivalit prestigjioz.
“Ága”, me të cilin më 7 mars do të fillojë Sofia Film Fest, ka një histori të pazakonshme. Aksioni zhvillohet larg në veri , heronjtë kryesorë janë Sedna dhe Nanuk – një familje eksikozash. Pas vdekjes së Sednës, Nanuk shkon një rrugë të gjatë, për të kërkuar vajzën e tyre Ága, e cila është larguar nga familja vite më parë. "Gjithmonë më ka pëlqyer tema për këtë se si bota moderne, që zhvillohet me shpejtësi të lartë, i prek komunitetet e vogla... I admiroj njerëzit, të cilët jetojnë në kushte të padurueshme për njeriun modern dhe mbrojnë marrëdhëniet e tyre delikate, e pranojnë jetën me qetësi dhe dhembshuri” – tha regjisorit Millko Llazarov.
Në vitin 2018 tema e “Sofia Film Fest”-it është lidhur me zgjedhjen e Sofjes për Kryeqytetin e Sportit për vitin 2018. Theksi është mbi sportin joprofesional dhe rolin e tij në jetën e njerëzve dhe për këtë arsye në program janë përfshirë filma me tematikë sportive.
Drejtori i festivalit Stefan Kitanov përmendi një fakt tjetër të rëndësishëm: në kuadrin e forumit do të zhvillohet edicioni i 15-të i “Sofia Meetings” – kjo është një platformë për bashkëprodhime, e cila i lidh krijuesit dhe projektet e tyre me fonde për financimin e filmave, producentë, distributorë, gazetarë. Për këto vite “Sofia Meetings” ka siguruar financimin e shumë filmave – bullgarë dhe të huaj, që janë prezantuar me sukses në Sofia Film Fest dhe në ekranet botërore.
“Falë drejtoreshës ekzekutive të Sofia Film Fest Mira Staleva dhe ekipit të saj, në Sofje do të mbërrijnë mbi 150 përfaqësues të industrisë kinematografike evropiane. Në konferencën për shtyp, kushtuar tregut tonë të bashkëprodhimeve“Sofia Meetings”, do t’ju informojmë për këtë se çfarë kemi bërë në këto 15 vjet, për të gjitha projektet që kanë përdorur platformën tonë, dhe se si janë realizuar ato. Në Sofia Meetings do të tregojmë dhe filmat më të rinj bullgarë. 98% prej kinemasë bashkëkohore bullgare ka filluar nga “Sofia Meetings”.
Regjisorja me famë botërore Ildiko Enedi do të jetë presidentja e Jurisë ndërkombëtare që do ta zgjedhë mbajtësin e Çmimit të madh “Sofja – qyteti i kinemasë”.
Ndër filmat që do të prezantohen në konkurs ka bashkëprodhime me pjesëmarrje bullgare: „3/4“ (2017) – Bullgaria – Gjermania, me regjisor Ilijan Metev, „Radiogram” (2017) – Bullgaria – Polonia, me regjisor Ruzie Hasanova. Regjisorja bullgare që vjen nga mali i Rodopeve Ruzie Hasanova e cilëson filmin “Radiogram” si “një film për lirinë dhe forcën e muzikës”.
Ndër pretendentët e tjerë për çmimin e madh të festivalit janë gjithashtu:
„Adam” (2018) – Gjermania – Islanda – SHBA – Meksika, regjisore Maria Solrun
„Pëllumbi“ („The Pigeon / Güvercin”, 2018) – Turqia, regjisor Banu Shivaci;
„Namme“ (2017) – Gjeorgjia, regjisor Zaza Halvashi;
„Nata e qetë“ („Silent Night / Cicha noc”, 2017) – Polonia, regjisot Peter Domalevski.
Në rubrikën “Kinemaja sot – mjeshtrit e mëdhenj” publiku do të mund t’i shikojë filmat më të rinj me autorë të njohur botërisht. Në programin e festivalit janë përfshirë tituj si “Pa mëshirë” (In The Fade) të Fatih Akin, “Jodashuri” (Нелюбовь) të regjisorit të shquar Andrey Zvyagintsev, “Projekti Florida” (The Florida Project) – filmi më i ri i Shon Bejkër (Sean Baker).
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..