Cili është imazhi i mësuesit bullgar sot dhe prej çfarë ka nevojë secili që e ka zgjedhur këtë profesion? Këto janë vetëm një pjesë nga pyetjet, të cilat i drejtojmë vetes gjithmonë kur përballemi me ndonjë lajm lidhur me problemet e arsimit shkollor. Lodhja, zhgënjimi dhe bile dhe mërzitja, me të cilët disa nga pedagogët i kryejnë detyrimet e veta, ndikojnë mbi fëmijët, mbi mundësinë e tyre të përqendrohen dhe të mbajnë mend gjërat në orët e mësimit. Por gjithnjë e më shpesh takojmë shembuj për pedagogë, të cilët janë frymëzues të vërtetë dhe një model për imitim nga nxënësit e vet. Në këmbim fitojnë respekt, besim dhe interes për lëndën e tyre të mësimit. Për të 4 vjetët qëkurse është mësuese, Teodora Malinova ka mundur ta fitojë të gjithë këtë, por është më se e lumtur për shkak të dashurisë së nxënësve të vet. Aktualisht po jep mësim në lëndën e gjeografisë në një nga shkollat private në Sofje. Thotë se ka ikur nga shkolla shtetërore, sepse aty nuk ka mundur realizojë potencialin e vet të plotë, por është shumë falënderuese ndaj kolegëve të vet për gjithçka, të cilën e ka mësuar prej tyre. Sekreti i suksesit të saj me fëmijët është se Teodora i kthen mësimet në piktura dhe në këtë mënyrë nxënësit mësojnë lehtësisht çdo gjë, e cila u është e domosdoshme.
"Metodat e mia nuk janë asgjë e paparë dhe madhështore. Më tepër gjeta rrugën drejt fëmijëve në një mënyrë, të cilën e ndiej vet unë – thotë Teodora Malinova për stilin e vet të mësimdhënies. Me qenë se kam përfunduar arte të bukura, e përdor shumë shpesh talentin tim mbi dërrasën e bardhë. Bëj prezantime të ndryshme për nxënësit e mi, përdor edhe filma. Gjëja më e re, të cilën e bëra për ta ishin pyetjet e kontrollit (provimit) nën formën e një karikature. Tani duke u menduar, mund të them se vetëm provimet nuk kanë pësuar kushedi se çfarë ndryshimi në kohë. Kurse nxënësit e sotëm janë fëmijët e shekullit të 21 dhe ata i dpërqejnë shumë provimet nën formën e karikaturës, sepse janë më interesante dhe duan t’i bëjnë vazhdimisht."
Prindërit i janë shumë mirënjohës zonjës Malinova për shpejtësinë dhe lehtësinë, me të cilat fëmijët vetë i mësojnë dhe kuptojnë mësimet e tyre.
Mësuesja e re e mban mend qartë takimin e saj të parë me klasën e saj – fëmijët akoma nuk e kanë njohur dhe kanë vendosur se është nxënëse në një klasë më të lartë. Kur punon me fëmijë krahas me momentet komike, ka dhe situata shumë serioze, në të cilat ka nevojë për reagime dhe vendime të shpejta. Një shembull për këtë është një rast, në të cilin Teodora paguan me paratë e saj taksën për provim të njërit prej fëmijëve, i cili ka dashur të vazhdojë të mësojë në të njëjtën shkollë, por prindërit kanë ngulmuar për tjetër. Kur e ka treguar këtë përpara kolegëve të vet dhe shokëve, disa prej tyre kanë deklaruar se nuk ka pasur nevoja që ta bëjë këtë. Pavarësisht nga moskuptimi, të cilin e takon nga ana e tyre, zonja Malinova vazhdon t’i ndihmojë secilit me aq sa mundet dhe me çfarë të mundet në çastet e rëndësishme për fëmijët. Ajo mendon se kështu duhet dhe fare nuk e pranon idenë të jetë një pedagoge, qëllimi i së cilës të jetë thjesht të japë mësim dhe të ikë. Një pjesë e madhe nga kolegët e saj mbase do ta bënin këtë, por sipas Teodora Malinovës, që të jesh mësues, duhet të jesh para së gjithësh Njeri. Të provosh të jesh shok me nxënësit, të mos të jesh shurdh për problemet, të cilat i emocionojnë. Kështu mund t’u ndihmosh si atyre, kështu dhe vetes tënde, duke u bërë një njeri më i mirë me çdo një ditë të kaluar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..