Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesja Teodora Malinova për rrugën e saj drejt zemrës së fëmijëve

БНР Новини

Cili është imazhi i mësuesit bullgar sot dhe prej çfarë ka nevojë secili që e ka zgjedhur këtë profesion? Këto janë vetëm një pjesë nga pyetjet, të cilat i drejtojmë vetes gjithmonë kur përballemi me ndonjë lajm lidhur me problemet e arsimit shkollor. Lodhja, zhgënjimi dhe bile dhe mërzitja, me të cilët disa nga pedagogët i kryejnë detyrimet e veta, ndikojnë mbi fëmijët, mbi mundësinë e tyre të përqendrohen dhe të mbajnë mend gjërat në orët e mësimit. Por gjithnjë e më shpesh takojmë shembuj për pedagogë, të cilët janë frymëzues të vërtetë dhe një model për imitim nga nxënësit e vet. Në këmbim fitojnë respekt, besim dhe interes për lëndën e tyre të mësimit. Për të 4 vjetët qëkurse është mësuese, Teodora Malinova ka mundur ta fitojë të gjithë këtë, por është më se e lumtur për shkak të dashurisë së nxënësve të vet. Aktualisht po jep mësim në lëndën e gjeografisë në një nga shkollat private në Sofje. Thotë se ka ikur nga shkolla shtetërore, sepse aty nuk ka mundur realizojë potencialin e vet të plotë, por është shumë falënderuese ndaj kolegëve të vet për gjithçka, të cilën e ka mësuar prej tyre. Sekreti i suksesit të saj me fëmijët është se Teodora i kthen mësimet në piktura dhe në këtë mënyrë nxënësit mësojnë lehtësisht çdo gjë, e cila u është e domosdoshme.

Снимка"Metodat e mia nuk janë asgjë e paparë dhe madhështore. Më tepër gjeta rrugën drejt fëmijëve në një mënyrë, të cilën e ndiej vet unë – thotë Teodora Malinova për stilin e vet të mësimdhënies. Me qenë se kam përfunduar arte të bukura, e përdor shumë shpesh talentin tim mbi dërrasën e bardhë. Bëj prezantime të ndryshme për nxënësit e mi, përdor edhe filma. Gjëja më e re, të cilën e bëra për ta ishin pyetjet e kontrollit (provimit) nën formën e një karikature. Tani duke u menduar, mund të them se vetëm provimet nuk kanë pësuar kushedi se çfarë ndryshimi në kohë. Kurse nxënësit e sotëm janë fëmijët e shekullit të 21 dhe ata i dpërqejnë shumë provimet nën formën e karikaturës, sepse janë më interesante dhe duan t’i bëjnë vazhdimisht."

Prindërit i janë shumë mirënjohës zonjës Malinova për shpejtësinë dhe lehtësinë, me të cilat fëmijët vetë i mësojnë dhe kuptojnë mësimet e tyre.

Mësuesja e re e mban mend qartë takimin e saj të parë me klasën e saj – fëmijët  akoma nuk e kanë njohur dhe kanë vendosur se është nxënëse në një klasë më të lartë. Kur punon me fëmijë krahas me momentet komike, ka dhe situata shumë serioze, në të cilat ka nevojë për reagime dhe vendime të shpejta. Një shembull për këtë është një rast, në të cilin Teodora paguan me paratë e saj taksën për provim të njërit prej fëmijëve, i cili ka dashur të vazhdojë të mësojë në të njëjtën shkollë, por prindërit kanë ngulmuar për tjetër. Kur e ka treguar këtë përpara kolegëve të vet dhe shokëve, disa prej tyre kanë deklaruar se nuk ka pasur nevoja që ta bëjë këtë. Pavarësisht nga moskuptimi, të cilin e takon nga ana e tyre, zonja Malinova vazhdon t’i ndihmojë secilit me aq sa mundet dhe me çfarë të mundet në çastet e rëndësishme për fëmijët. Ajo mendon se kështu duhet dhe fare nuk e pranon idenë të jetë një pedagoge, qëllimi i së cilës të jetë thjesht të japë mësim dhe të ikë. Një pjesë e madhe nga kolegët e saj mbase do ta bënin këtë, por sipas Teodora Malinovës, që të jesh mësues, duhet të jesh para së gjithësh Njeri. Të provosh të jesh shok me nxënësit, të mos të jesh shurdh për problemet, të cilat i emocionojnë. Kështu mund t’u ndihmosh si atyre, kështu dhe vetes tënde, duke u bërë një njeri më i mirë me çdo një ditë të kaluar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD
 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD