Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata për OKB-në në Bullgari shënoi 70 vjet

БНР Новини

Shoqata për Kombet e Bashkuara në Bullgari mbushi 70 vjet. Përvjetori u shënua me një konferencë me temë “Ta transformojmë botën tonë: Programi 2030 për Bullgarinë”. Në hapjen e saj ambasadori Ivan Garvallov, kryetar i Shoqatës për OKB-në në Bullgari , nënvizoi se njerëzit e rinj  pjesëmarrës në forum janë “pasqyrimi më i mirë i qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm por janë edhe ata, të cilët e shtyjnë më tej zhvillimin e shtetit”.

Në forum u bë e qartë se, mbi 100 shtete në botë tanimë kanë bërë hapat e parë drejt zbatimit të Programit për zhvillim të qëndrueshëm 2030. Prandaj përpjekjet e ardhshme të Shoqatës për OKB-në në Bullgari janë lidhur me organizimin e një diskutimi publik për këtë temë. Me nënshkrimin e Deklaratës së liderëve botërorë për pranimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm më 25 shtator 2015, që të gjitha vendet anëtare morën përsipër angazhimin ta zbatojnë Programin për një zhvillim të qëndrueshëm 2030. Mes problemeve më të dhimbshme  në vendet në zhvillim po vazhdojnë të jenë uria, varfëria , sëmundjet, arsimi e kështu me radhë. Në Bullgari po kështu ka akoma se çfarë të dëshirohet për arritjen e të gjitha 17 qëllimeve të Programit.

Në takim morri pjesë dhe kryetari i klubit Atlantik në Bullgari Sollomon Pasi, i cili përmendi iniciativën për karrikues unik për telefonat mobil, si një arritje, me të cilën Bullgaria mund të krenohet. Në sajë të vendimit për unifikimin e karrikuesve për vit kursehen 51 mijë tonë mbeturina elektronike  dhe mbi 13 milionë tonë emetime të karbonit. Mes arritjeve të tjera në drejtim një zhvillim të qëndrueshëm, zoti Pasi vuri në dukje aksesin universal tek WiFi në territorin e Bashkimit Evropian, si dhe numrin e unifikuar 9 për recepcionet e hoteleve, sipas shembullit të numrit universal 112. Sipas fjalëve të Sollomon Pasi në të ardhmen do të ketë akoma shumë punë mbi rregulloren evropiane kundër degradimit të tokës, për shkak të të cilit harxhohen rreth 40 miliardë euro për vit. Po punohet dhe mbi standardizimin e telekomandave të televizorëve.

Ilina Mutafçieva, përfaqësuesja e Shoqatës për Kombet e Bashkuara në Bullgari, shpjegoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë për rezultatet e një ankete të zhvilluar  në fund të vitit 2017 ndër organizatat joqeveritare bullgare për prioritetet kombëtare , të lidhura me zbatimin e Programit të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm 2030, të zhvilluar nga Shoqata për OKB-në:

Qëllimet e pranuara gjatë vitit 2015 nga OKB-ja janë 17 dhe në zbatimin e tyre është duhet të përfshihet çdo një prej nesh. Këtë, të cilën është e domosdoshme ta bëjmë si shoqëri, është të arrijmë unanim në këtë drejtim mes biznesit, arsimit, institucioneve, organizatave joqeveritare. Nga konsultimi të cilin e bëmë mes bullgarëve, dolën qëllimet, të cilët i njohim si më të rëndësishme– arsim me cilësi, shëndësi të mirë, barazi midis gjinive, punë të sigurt dhe rritje ekonomike, pakësim të pabarazive midis regjioneve, kështu edhe qytete dhe komunitete të qëndrueshme.”

Розалина недковаSipas Rozalina Nedkovës, përfaqësuese e seksionit të rinisë të shoqatës për OKB-në në Bullgari: Bullgaria ofron mundësi të shumta për punë në këtë drejtim. Shumë nga të rinjtë  të cilët nisen për tu arsimuar jashtë shtetit, nisen me një qëllim të qartë, se pasi të grumbullojnë dijet dhe përvojën e duhur do të kthehen, që të mund të ndërtojnë në atdhe, që në fakt është një pjesë nga tema për një zhvillim të qëndrueshëm në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD