Shoqata për Kombet e Bashkuara në Bullgari mbushi 70 vjet. Përvjetori u shënua me një konferencë me temë “Ta transformojmë botën tonë: Programi 2030 për Bullgarinë”. Në hapjen e saj ambasadori Ivan Garvallov, kryetar i Shoqatës për OKB-në në Bullgari , nënvizoi se njerëzit e rinj pjesëmarrës në forum janë “pasqyrimi më i mirë i qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm por janë edhe ata, të cilët e shtyjnë më tej zhvillimin e shtetit”.
Në forum u bë e qartë se, mbi 100 shtete në botë tanimë kanë bërë hapat e parë drejt zbatimit të Programit për zhvillim të qëndrueshëm 2030. Prandaj përpjekjet e ardhshme të Shoqatës për OKB-në në Bullgari janë lidhur me organizimin e një diskutimi publik për këtë temë. Me nënshkrimin e Deklaratës së liderëve botërorë për pranimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm më 25 shtator 2015, që të gjitha vendet anëtare morën përsipër angazhimin ta zbatojnë Programin për një zhvillim të qëndrueshëm 2030. Mes problemeve më të dhimbshme në vendet në zhvillim po vazhdojnë të jenë uria, varfëria , sëmundjet, arsimi e kështu me radhë. Në Bullgari po kështu ka akoma se çfarë të dëshirohet për arritjen e të gjitha 17 qëllimeve të Programit.
Në takim morri pjesë dhe kryetari i klubit Atlantik në Bullgari Sollomon Pasi, i cili përmendi iniciativën për karrikues unik për telefonat mobil, si një arritje, me të cilën Bullgaria mund të krenohet. Në sajë të vendimit për unifikimin e karrikuesve për vit kursehen 51 mijë tonë mbeturina elektronike dhe mbi 13 milionë tonë emetime të karbonit. Mes arritjeve të tjera në drejtim një zhvillim të qëndrueshëm, zoti Pasi vuri në dukje aksesin universal tek WiFi në territorin e Bashkimit Evropian, si dhe numrin e unifikuar 9 për recepcionet e hoteleve, sipas shembullit të numrit universal 112. Sipas fjalëve të Sollomon Pasi në të ardhmen do të ketë akoma shumë punë mbi rregulloren evropiane kundër degradimit të tokës, për shkak të të cilit harxhohen rreth 40 miliardë euro për vit. Po punohet dhe mbi standardizimin e telekomandave të televizorëve.
Ilina Mutafçieva, përfaqësuesja e Shoqatës për Kombet e Bashkuara në Bullgari, shpjegoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë për rezultatet e një ankete të zhvilluar në fund të vitit 2017 ndër organizatat joqeveritare bullgare për prioritetet kombëtare , të lidhura me zbatimin e Programit të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm 2030, të zhvilluar nga Shoqata për OKB-në:
“Qëllimet e pranuara gjatë vitit 2015 nga OKB-ja janë 17 dhe në zbatimin e tyre është duhet të përfshihet çdo një prej nesh. Këtë, të cilën është e domosdoshme ta bëjmë si shoqëri, është të arrijmë unanim në këtë drejtim mes biznesit, arsimit, institucioneve, organizatave joqeveritare. Nga konsultimi të cilin e bëmë mes bullgarëve, dolën qëllimet, të cilët i njohim si më të rëndësishme– arsim me cilësi, shëndësi të mirë, barazi midis gjinive, punë të sigurt dhe rritje ekonomike, pakësim të pabarazive midis regjioneve, kështu edhe qytete dhe komunitete të qëndrueshme.”
Sipas Rozalina Nedkovës, përfaqësuese e seksionit të rinisë të shoqatës për OKB-në në Bullgari: “Bullgaria ofron mundësi të shumta për punë në këtë drejtim. Shumë nga të rinjtë të cilët nisen për tu arsimuar jashtë shtetit, nisen me një qëllim të qartë, se pasi të grumbullojnë dijet dhe përvojën e duhur do të kthehen, që të mund të ndërtojnë në atdhe, që në fakt është një pjesë nga tema për një zhvillim të qëndrueshëm në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..