Marija Staleva nuk ka mësuar në universitete prestigjioze, nuk ka tituj shkencorë, nuk ka pamje me të cilën të tërheqë. Ajo është thjeshtë Marija – një gruaja e zakonshme, por me zemër të madh, e cila e pranon secilin e tillë siç është. Kohët e fundit nga shtypi doli libri i saj i parë “Raja përtej ujit të madh”. Për të provokuar lexuesin titulli është me një nënkuptim. Raja është emri i heroinës, por në gjuhën bullgare kjo nuk është vetëm emër, por fjala për parajsë. “Kjo është një histori, e cila ka thellësinë e oqeanit, dhe zbulon dinjitetin dhe bukurinë e shpirtit njerëzor dhe forcën e shpirtit. Dhe megjithëqë çdo njeri posedon ato dhunti, ka të tillë të cilët nuk e kanë zbuluar në vet veten.” Këtë e tha në prezantimin e librit docentja Reni Zaharieva, pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”.
Mesazhi kryesor i autores është Dashuria e vërtetë dhe pa korisi, të cilën e zbulojmë në vet veten, kur jemi gati të dhurojmë pa kërkuar ndonjë shpërblim. Vetëm atëherë ajo buron në “çdo veprim, në çdo gjest, në çdo mendim” për të plotësuar jetën me përmbajtje.
“Me shumë emocion e krijova këtë libër – rrëfen autorja. – Nga përshtypjet e lexuesve bëj konkluzionin, se ai ka prekur thellë çdo lexues. Mendoj, se kjo është ashtu, sepse çdo njeri kërkon lumturinë, por nuk di se si të bëjë këtë. Shumë njerëz i përngjajnë heroinës sime Raja, dhe kërkojnë lumturinë jashtë vetes, nëpërmjet ndonjëri tjetrit, për ndonjërin tjetër. E duam veten, në se ai i cili qëndron pranë na pranon. Në se ai nuk na pëlqen hidhërohemi. Kjo ndodh, sepse nuk dimë kush jemi, nuk kuptojmë arsyen pse jemi këtu dhe tani.”
Sipas autores ne vijmë në këtë botë për të shfaqur atë, të cilën Zoti ka koduar tek ne. Mirëpo, me kalimin e viteve zhytemi në jetën materiale dhe sikur harrojmë thelbin tonë shpirtëror. Si shumë bashkatdhetarë tanë edhe Raja nis të kërkojë lumturinë përtej oqeanit. Mirëpo, ajo nuk kërkon gjëra materiale, por atë të cilën të bënë të harrosh të përditshmen. Mirëpo, aty, jashtë mjedisit të njohur, në mesë të njerëzve me kulturë të huaj, iluzionet sikur avullohen dhe mbetet vetëm realiteti. Jeta e ëndërruar përqendrohet në luftimin e përditshëm të nxjerrjes së bukës së gojës. Pa miq, pa të afërm, pa njerëz të dashur, pa mbështetje... Pësojnë vuajtje, poshtërime, anët më të errëta njerëzore, të gjitha ato që shoqërojnë jetën e emigrantëve buzë greminës së ekzistencës. Pikërisht ato përjetime ndikojnë si një katarsis në jetën e heroinës Raja dhe i ndihmojnë asaj të zbulojë të vërtetën për lumturinë njerëzore. Disa e kërkojnë në përfitimet materiale, ndërsa të tjerë si Raja në dashurinë. Vet autorja rrëfen:
“Shumë njerëz shkuan jashtë shtetit dhe megjithëqë disponojnë më shumë mjete se sa do të kishin këtu, sa janë të lumtur? Ata janë të buzëqeshur dhe të gëzuar, por sa energji disponojnë për të jetuar lumtur, për t’i kushtuar vëmendje shpirtit. Doemos jetojmë në një botë materiale, por kjo duhet të ndikojë mbi jetën tonë aq sa të kemi një jetë të denjë. Arritjet materiale nuk duhet të jenë qëllim, sepse kjo provokon një degradim shpirtëror. Mirëpo, në se iu nënshtrojmë arritjet materiale nevojës së shpirtit, atëherë fillojmë të zhvillojmë virtyte, të cilët na ngrijnë në një nivel më të lartë të ekzistencës.”
Peripecitë jetike na bëjnë nga ndonjë herë më të fortë, ose herë të tjera na pushtojnë. Dhe në se njeriu nuk arrin të kapërcejë dhimbjen, atëherë hyn në një vetë mëshirë dhe dalëngadalë kthehet në viktimë. Libri i krijueses Marija Staleva është për të gjithë ata njerëz, të cilët kanë nevojë të zbulojë Dashurinë në vet veten – Dashurinë e Përjetshme, të Pakufishme, të Vërtetë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..