Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raja përtej ujit të madh – udhëtim drejt Dashurisë

СнимкаMarija Staleva nuk ka mësuar në universitete prestigjioze, nuk ka tituj shkencorë, nuk ka pamje me të cilën të tërheqë. Ajo është thjeshtë Marija – një gruaja e zakonshme, por me zemër të madh, e cila e pranon secilin e tillë siç është. Kohët e fundit nga shtypi doli libri i saj i parë “Raja përtej ujit të madh”. Për të provokuar lexuesin titulli është me një nënkuptim. Raja është emri i heroinës, por në gjuhën bullgare kjo nuk është vetëm emër, por fjala për parajsë. “Kjo është një histori, e cila ka thellësinë e oqeanit, dhe zbulon dinjitetin dhe bukurinë e shpirtit njerëzor dhe forcën e shpirtit. Dhe megjithëqë çdo njeri posedon ato dhunti, ka të tillë të cilët nuk e kanë zbuluar në vet veten.” Këtë e tha në prezantimin e librit docentja Reni Zaharieva, pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”.

Mesazhi kryesor i autores është Dashuria e vërtetë dhe pa korisi, të cilën e zbulojmë në  vet veten, kur jemi gati të dhurojmë pa kërkuar ndonjë shpërblim. Vetëm atëherë ajo buron në “çdo veprim, në çdo gjest, në çdo mendim” për të plotësuar jetën me përmbajtje.

СнимкаMe shumë emocion e krijova këtë libër – rrëfen autorja. – Nga përshtypjet e lexuesve bëj konkluzionin, se ai ka prekur thellë çdo lexues. Mendoj, se kjo është ashtu, sepse çdo njeri kërkon lumturinë, por nuk di se si të bëjë këtë. Shumë njerëz i përngjajnë heroinës sime Raja, dhe kërkojnë lumturinë jashtë vetes, nëpërmjet ndonjëri tjetrit, për ndonjërin tjetër. E duam veten, në se ai i cili qëndron pranë na pranon. Në se ai nuk na pëlqen hidhërohemi. Kjo ndodh, sepse nuk dimë kush jemi, nuk kuptojmë arsyen pse jemi këtu dhe tani.”

Sipas autores ne vijmë në këtë botë për të shfaqur atë, të cilën Zoti ka koduar tek ne. Mirëpo, me kalimin e viteve zhytemi në jetën materiale dhe sikur harrojmë thelbin tonë shpirtëror. Si shumë bashkatdhetarë tanë edhe Raja nis të kërkojë lumturinë përtej oqeanit. Mirëpo, ajo nuk kërkon gjëra materiale, por atë të cilën të bënë të harrosh të përditshmen. Mirëpo, aty, jashtë mjedisit të njohur, në mesë të njerëzve me kulturë të huaj, iluzionet sikur avullohen dhe mbetet vetëm realiteti. Jeta e ëndërruar përqendrohet në luftimin e përditshëm të nxjerrjes së bukës së gojës. Pa miq, pa të afërm, pa njerëz të dashur, pa mbështetje...  Pësojnë vuajtje, poshtërime, anët më të errëta njerëzore, të gjitha ato që shoqërojnë jetën e emigrantëve buzë greminës së ekzistencës. Pikërisht ato përjetime ndikojnë si një katarsis në jetën e heroinës Raja dhe i ndihmojnë asaj të zbulojë të vërtetën për lumturinë njerëzore. Disa e kërkojnë në përfitimet materiale, ndërsa të tjerë si Raja në dashurinë. Vet autorja rrëfen:

Shumë njerëz shkuan jashtë shtetit dhe megjithëqë disponojnë më shumë mjete se sa do të kishin këtu, sa janë të lumtur? Ata janë të buzëqeshur dhe të gëzuar, por sa energji disponojnë për të jetuar lumtur, për t’i kushtuar vëmendje shpirtit. Doemos jetojmë në një botë materiale, por kjo duhet të ndikojë mbi jetën tonë aq sa të kemi një jetë të denjë. Arritjet materiale nuk duhet të jenë qëllim, sepse kjo provokon një degradim shpirtëror. Mirëpo, në se iu nënshtrojmë arritjet materiale nevojës së shpirtit, atëherë fillojmë të zhvillojmë virtyte, të cilët na ngrijnë në një nivel më të lartë të ekzistencës.

Peripecitë jetike na bëjnë nga ndonjë herë më të fortë, ose herë të tjera na pushtojnë. Dhe në se njeriu nuk arrin të kapërcejë dhimbjen, atëherë hyn në një vetë mëshirë dhe dalëngadalë kthehet në viktimë. Libri i krijueses Marija Staleva është për të gjithë ata njerëz, të cilët kanë nevojë të zbulojë Dashurinë në vet veten – Dashurinë e Përjetshme, të Pakufishme, të Vërtetë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD