Çdo njeri ka ndonjë art të preferuar. Për disa kjo është arti figurativ, për të tjerë muzika, për të tretë kinemaja e kështu me radhë. Kureshtja provokon secili të mendojë se çfarë fshihet në depot e muzeve ose në atelienë e poçarit. Një vend i tillë interesant për më kureshtarët ështlë laboratori i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje. Restauruesja Polina Trojanova sjell më shumë hollësi për magjinë e restaurimit:
“Puna e restauruesit kërkon shumë dhurim dhe qetësi. Me më shumë rëndësi është që njeriu të pëlqejë profesionin dhe të respektojë veprat, të cilat restauron. Në fakt ne punojmë me të kaluarën për të ardhmen me qëllimin e vetëm ta ruajmë.”
Mirëpo, si Polina Trojanova vendosi të orientohet te profesioni i restauruesit?
“Mund të them, se rruga ime ishte e gjatë. Mbarova Gjimnazin e Arteve Figurative. Pastaj edhe Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Më vonë specializova restaurim. Mendoj, se puna iu përgjigjet karakterit tim. Jam e bindur, se gjëja më e mirë është se kur njeriu e shndërron pasionin në profesion.”
Asaj më shumë i pëlqen kur humb përfytyrimin për kohën kur punon. Mirëpo, si një restauruesi është i sigurte për atë që bënë. A ka momente kur dyshon në punën e vet:
“Patjetër momente të tilla ka, por ne i ndihmojmë njeri tjetrit. Restaurimi nuk është një punë të cilën njeriu mund të bëjë vet. Janë të domosdoshme të paktën 4 duar dhe 4 sy. Çdo vepër duhet të shihet nga dy kënde të ndryshme përmes shikimit të restauruesit me përvojë dhe përmes atij të të rinjve, të cilët kanë një këndvështrim tjetër.”
Është e qartë, se koha për restaurimin e veprave të ndryshme nuk është e njëjtë. Disa vepra kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje, të tjerë më pakë. Mirëpo, prej çfarë varet sa kohë do t’i kushtohet restaurimit të një vepre na shpjegon prapë Polin Trojanova:
“Tani punojmë mbi një ekspozitë me vepra të lashta të kuratores Doroteja Sokollova. Më se gjysmë vit restaurojmë veprat, të cilat janë 160. Secila prej tyre jo vetëm që nevojitet kohë, por nevojitet edhe për një vëmendje më të madhe. Disa i punojmë muaj të tërë me radhë, ndërsa të tjerë vetëm disa ditë. Gjithçka varet nga gjendja në të cilën ndodhet vepra.”
Gjatë kësaj vjeshte atelietë e restaurimit të Galerisë Kombëtare hapën dyert për publikun e gjerë. Nisma i përket degës “Programe dhe projekte arsimore”. Qëllimi është, që edhe admiruesit e vegjël të njihen me artin e restaurimit. Krahas tyre edhe të gjithë vizituesit e galerisë do të jenë në gjendje ta frekuentojnë laboratorët e konservimit dhe restaurimit, të cilët janë të mbyllur për njerëzit e zakonshëm. Projekti përfshin shëtitje me një restaurues, i cili do t’u zbulojë frekuentuesve veçoritë dhe sekretet e restaurimit. Vizituesit do të njihen edhe me materialet dhe veglat e ndryshme, të cilët shfrytëzohen në procesin e punës. Krahas kësaj restauruesit do të bëjnë demonstrata se si punojnë çdo ditë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Lluiza Llazarova
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..