Ajo lindi në Sofje, por fëmijëria e saj kaloi në fshatin Berende, në rrethin e qytetin Radomir. Aty ajo dëgjonte shumë këngë. Në vitin 1951 në programet mëngjesore të Radios Kombëtare ajo interpretonte në eter këngët karakteristike të rajonit Graovo. Për një kohë të shkurtër ishte këngëtare në Korin e Ansamblit Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”. Kjo ishte vitet e para pas themelimit të tij. Që nga viti 1953 jepte koncerte në mbarë vendin me grupin “Nasha Pesen” – Kënga jonë.
Sivjet Sllavka Sekutova mbush 90 vjet. I urojmë asaj shëndet dhe jetë të gjatë, kështu që vite të shumta t’i gëzohet familjes, e cila ishte e privuar nga prania e saj për shkak të turneve të shumta. Për veten këngëtarja rrëfen:
“Lindja në Sofje. Por prindërit e mi ishin fshatarë dhe nuk u pajtuan me jetën qytetare. Prandaj u kthyem në fshat, kur isha 2 vjeçare. Kujtimet e mia më të paharrueshme janë nga fshati piktoresk Berende. Aty mësova nga i ati shumë këngë. Ai posedonte një dhurëti të madhe sepse i binte violinës dhe veglës tipike popullore bullgare gëdullka. Vëllezërit e mi luajtën në tamburanë dhe violinën. Në shtëpinë tonë këndohej deri në momentin kur nëna u nda nga jeta. Atëherë im at vendosi që prapë të transferohemi në Sofje. Kur erdhëm u prezantova para një komisioni në Radion dhe ata më pranuan. Në atë kohë nuk kishte incizime, sepse kjo ishte viti 1948, dhe këngët i interpretova para mikrofonit në eter. Kështu nisi karriera ime. Një herë te unë erdhi këngëtari i madh bullgar Boris Mashallov dhe më propozoi të formojmë një grup “Kënga Jonë”. Ideja ishte që njerëzit të cilët na dëgjojnë në radio të takohen me ne në sajë të koncerteve të cilët i organizuam kudo në vend. Shumë këngë kam kënduar, shumë gëzime kam sjellë, por edhe me shumë dashuri më dhuroi publiku. Kudo në botë na kanë pritur me respekt dhe nderime. Këngët bullgare arrijnë zemrën e njeriut, në se interpretohen nga shpirti. Kur interpretoj këngë të ngadalta sikur shikoj dhembjen, lotët në sytë e njerëzve. Kur këngët janë gazmore dhe ngacmuese atëherë sikur shikoj dëfrimin dhe buzëqeshjen në sytë e njerëzve."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..