Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sllavka Sekutova: “Shumë këngë kam kënduar, shumë gëzim kamë sjellë, me shumë dashuri më kanë dhuruar”

Foto: arkiv

Interpretimet e këngëtares popullore Sllavka Sekutova janë një kryevepër e këndimit origjinal të krahinës Graovo – një pjesë e traditës muzikore të shopëve, karakteristikе për rajonet e qyteteve Pernik, Radomir, Breznik. Siç thotë vet ajo: “Me fjalë nuk mund të shpjegoj mënyrën e këndimit të rajonit Graovo, e cila është specifike me këtë lëkundje të zërit në këngët e ngadalta. Ajo vjen papritmas në zërin, nga shpirti dhe nga zemra”. Ekspertët dhe adhuruesit е magjepsur nga kjo teknikë e ndërlikuar vokale, mendojnë, se kjo është një dhunti karakteristike për gjenet e banorëve të këtij rajoni. Dhe Sllavka Sekutova është njëra prej tyre. Mjeshtëria e saj e zotërimit të këtij stili të këndimit është e padiskutueshme.

Ajo lindi në Sofje, por fëmijëria e saj kaloi në fshatin Berende, në rrethin e qytetin Radomir. Aty ajo dëgjonte shumë këngë. Në vitin 1951 në programet mëngjesore të Radios Kombëtare ajo interpretonte në eter këngët karakteristike të rajonit Graovo. Për një kohë të shkurtër ishte këngëtare në Korin e Ansamblit Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”. Kjo ishte vitet e para pas themelimit të tij. Që nga viti 1953 jepte koncerte në mbarë vendin me grupin “Nasha Pesen” – Kënga jonë.

Sivjet Sllavka Sekutova mbush 90 vjet. I urojmë asaj shëndet dhe jetë të gjatë, kështu që vite të shumta t’i gëzohet familjes, e cila ishte e privuar nga prania e saj për shkak të turneve të shumta. Për veten këngëtarja rrëfen:

Lindja në Sofje. Por prindërit e mi ishin fshatarë dhe nuk u pajtuan me jetën qytetare. Prandaj u kthyem në fshat, kur isha 2 vjeçare. Kujtimet e mia më të paharrueshme janë nga fshati piktoresk Berende. Aty mësova nga i ati shumë këngë. Ai posedonte një dhurëti të madhe sepse i binte violinës dhe veglës tipike popullore bullgare gëdullka. Vëllezërit e mi luajtën në tamburanë dhe violinën. Në shtëpinë tonë këndohej deri në momentin kur nëna u nda nga jeta. Atëherë im at vendosi që prapë të transferohemi në Sofje. Kur erdhëm u prezantova para një komisioni në Radion dhe ata më pranuan. Në atë kohë nuk kishte incizime, sepse kjo ishte viti 1948, dhe këngët i interpretova para mikrofonit në eter. Kështu nisi karriera ime. Një herë te unë erdhi këngëtari i madh bullgar Boris Mashallov dhe më propozoi të formojmë një grup “Kënga Jonë”. Ideja ishte që njerëzit të cilët na dëgjojnë në radio të takohen me ne në sajë të koncerteve të cilët i organizuam kudo në vend. Shumë këngë kam kënduar, shumë gëzime kam sjellë, por edhe me shumë dashuri më dhuroi publiku. Kudo në botë na kanë pritur me respekt dhe nderime. Këngët bullgare arrijnë zemrën e njeriut, në se interpretohen nga shpirti. Kur interpretoj këngë të ngadalta sikur shikoj dhembjen, lotët në sytë e njerëzve. Kur këngët janë gazmore dhe ngacmuese atëherë sikur shikoj dëfrimin dhe buzëqeshjen në sytë e njerëzve."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD