Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Spiritualiteti është shkolla e përbashkët, në të cilën që të gjithë mësohemi” – Zdravko Jonçev për Ditën Ndërkombëtare të Jogës

БНР Новини
Zdravko Jonçevi (në mes) dhe grupi new age “Flakët e inspirimit”.
Foto: arkiv personal

Sivjet bota për herë të tretë shënon Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Le të rikujtojmë se, sipas rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në fund të vitit 2014, për Ditën Ndërkombëtare të Jogës u shpall 21 qershori. Propozimin zyrtar në organizatën botërore e fut kryeministri i Indisë Shri Narendra Modi. Tek ne dhjetëra shkolla të jogës i bashkojnë përpjekjet e veta, kurse rezultati është një ngjarje e madhe e cila do të zhvillohet njëkohësisht në 26 vendbanime të Bullgarisë më 24 qershor.

Në kryeqytet, në godinën “Xhon Atanasov” në Sofja Tech Park, nga ora 10:00 deri më orën 18.00 do të paraqiten aspekte të ndryshme të diturisë së lashtë. Shkencëtarë nga fushat e ndryshme, si dhe përfaqësues të paletës së pasur prej profesioneve do të ndajnë përvojën e vet. Prania deri në katër sallat për konferenca dhe praktika është e lirë gjatë gjithë ditës. Një nga pjesëmarrësit është Zdravko Jonçev, i cili përgjithëson: “Në fakt, në Sofje ka katër ngjarje paralele. Do të mbahen leksione në ajurveda, do të ketë konferenca mbi lloje të ndryshme të jogës si dhe aplikimin e tyre në botën moderne. Dy nga sallat u janë ofruar praktikëve, ku një vëmendje të posaçme u është kushtuar teknikave të specializuara për gra të shtatzëna, për fëmijë, përfshi dhe për fëmijë me të meta.

Zdravko Jonçev është politolog, ai ekzekuton në harmonium, kurse me jogë merret prej rreth 20 vjetëve.

Joga të cilën e praktikoj quhet “rruga e zemrës”. Përmes meditimit dhe përqendrimit mundohemi të depërtojmë thellë në zemër dhe aty të zbulojmë paqen, qetësinë dhe harmoninë. Unë kam studiuar politologji. Akoma si student emocionohesha shumë nga padrejtësitë në botë, doja që ta ndryshoj e kështu me radhë. Kur fillova të merrem me jogë, kisha ndjenjën se e gjithë jeta ime e mëparshme ka qenë një përgatitje për këtë. Mbase më thjeshtë mund ta shpjegojë me një aforizëm të mësuesit tim Shri Çinmoj: “Dje isha i mençur – ja përse u mundova të ndryshojë botën. Sot jam i pjekur dhe i mençur – ja përse e ndryshoj veten time”. Ky mendim më detyroi të kuptojë, se pushteti i vetëm, të cilin e kemi është mbi ne vet. Vendosa se do të punoj mbi veten time. Kur do ta ndryshosh veten, në ndonjë farë mënyre e ndryshon botën rreth botës tënde. Nuk mund të them se, kam arritur çdo gjë, por tani kam një plotësi në jetën të cilën e kisha më përpara.

Për Zdravko Jonçevin dhe bashkëmendimtarët e tij, muzika është një pjesë nga praktika për arritjen e paqes së brendshme dhe harmonisë:

Muzika dhe meditimi ecin dorë për dorë. Muzika është medium, ajo është një mjet i cili mund të të zhytë thellë në zemrën tënde dhe në shpirt. Nuk e di  se mbi çfarë rrethanash u mblodhëm me disa shok dhe krijuam një grup. Filluan të na ftojnë të zhvillojmë koncerte jo vetëm tek ne, por dhe në Hungari, Serbi dhe vende të tjera. Ndarja e muzikës më jep një kënaqësi dhe një rritje të brendshme. Koncertet tona janë falas, pavarësisht se kërkojnë kohë dhe mjete. Kjo më jep një plotësi të cilën nuk e gjej në asnjë vend tjetër. Jam i bindur se joga është një grumbull i parimeve të përgjithshme, të cilat janë të aplikueshme kudo. Edhe sikur të mos i quajmë jogë, ato veprojnë. Mësuesi im thoshte se feja është shtëpia e njeriut, kurse natyra shpirtërore është shkolla e përbashkët, në të cilën që të gjithë mësojmë së bashku. Që të gjitha fetë kanë një bazë të përbashkët – dashuri dhe harmoni. Njeriu nuk mund të arrijë këtë, duke kënaqur dëshirat materiale, sepse ato nuk kanë fund. Joga aplikohet në shumë sfera të jetës. Kjo nuk është një ikje nga problemet, ky është pranim i jetës dhe komunikim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD