Sivjet bota për herë të tretë shënon Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Le të rikujtojmë se, sipas rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në fund të vitit 2014, për Ditën Ndërkombëtare të Jogës u shpall 21 qershori. Propozimin zyrtar në organizatën botërore e fut kryeministri i Indisë Shri Narendra Modi. Tek ne dhjetëra shkolla të jogës i bashkojnë përpjekjet e veta, kurse rezultati është një ngjarje e madhe e cila do të zhvillohet njëkohësisht në 26 vendbanime të Bullgarisë më 24 qershor.
Në kryeqytet, në godinën “Xhon Atanasov” në Sofja Tech Park, nga ora 10:00 deri më orën 18.00 do të paraqiten aspekte të ndryshme të diturisë së lashtë. Shkencëtarë nga fushat e ndryshme, si dhe përfaqësues të paletës së pasur prej profesioneve do të ndajnë përvojën e vet. Prania deri në katër sallat për konferenca dhe praktika është e lirë gjatë gjithë ditës. Një nga pjesëmarrësit është Zdravko Jonçev, i cili përgjithëson: “Në fakt, në Sofje ka katër ngjarje paralele. Do të mbahen leksione në ajurveda, do të ketë konferenca mbi lloje të ndryshme të jogës si dhe aplikimin e tyre në botën moderne. Dy nga sallat u janë ofruar praktikëve, ku një vëmendje të posaçme u është kushtuar teknikave të specializuara për gra të shtatzëna, për fëmijë, përfshi dhe për fëmijë me të meta.”
Zdravko Jonçev është politolog, ai ekzekuton në harmonium, kurse me jogë merret prej rreth 20 vjetëve.
“Joga të cilën e praktikoj quhet “rruga e zemrës”. Përmes meditimit dhe përqendrimit mundohemi të depërtojmë thellë në zemër dhe aty të zbulojmë paqen, qetësinë dhe harmoninë. Unë kam studiuar politologji. Akoma si student emocionohesha shumë nga padrejtësitë në botë, doja që ta ndryshoj e kështu me radhë. Kur fillova të merrem me jogë, kisha ndjenjën se e gjithë jeta ime e mëparshme ka qenë një përgatitje për këtë. Mbase më thjeshtë mund ta shpjegojë me një aforizëm të mësuesit tim Shri Çinmoj: “Dje isha i mençur – ja përse u mundova të ndryshojë botën. Sot jam i pjekur dhe i mençur – ja përse e ndryshoj veten time”. Ky mendim më detyroi të kuptojë, se pushteti i vetëm, të cilin e kemi është mbi ne vet. Vendosa se do të punoj mbi veten time. Kur do ta ndryshosh veten, në ndonjë farë mënyre e ndryshon botën rreth botës tënde. Nuk mund të them se, kam arritur çdo gjë, por tani kam një plotësi në jetën të cilën e kisha më përpara.”
Për Zdravko Jonçevin dhe bashkëmendimtarët e tij, muzika është një pjesë nga praktika për arritjen e paqes së brendshme dhe harmonisë:
“Muzika dhe meditimi ecin dorë për dorë. Muzika është medium, ajo është një mjet i cili mund të të zhytë thellë në zemrën tënde dhe në shpirt. Nuk e di se mbi çfarë rrethanash u mblodhëm me disa shok dhe krijuam një grup. Filluan të na ftojnë të zhvillojmë koncerte jo vetëm tek ne, por dhe në Hungari, Serbi dhe vende të tjera. Ndarja e muzikës më jep një kënaqësi dhe një rritje të brendshme. Koncertet tona janë falas, pavarësisht se kërkojnë kohë dhe mjete. Kjo më jep një plotësi të cilën nuk e gjej në asnjë vend tjetër. Jam i bindur se joga është një grumbull i parimeve të përgjithshme, të cilat janë të aplikueshme kudo. Edhe sikur të mos i quajmë jogë, ato veprojnë. Mësuesi im thoshte se feja është shtëpia e njeriut, kurse natyra shpirtërore është shkolla e përbashkët, në të cilën që të gjithë mësojmë së bashku. Që të gjitha fetë kanë një bazë të përbashkët – dashuri dhe harmoni. Njeriu nuk mund të arrijë këtë, duke kënaqur dëshirat materiale, sepse ato nuk kanë fund. Joga aplikohet në shumë sfera të jetës. Kjo nuk është një ikje nga problemet, ky është pranim i jetës dhe komunikim.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..