Sot pothuajse nuk ka ndonjë bullgar, i cili të mos ketë dëgjuar për trimërinë e kapitenit Dimitër Spisarevski dhe për vdekjen e tij heroike në mbrojtjen e qiellit mbi Sofjen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, pak janë ata, të cilët e dinë historinë e “torpilës silurit tjetër të gjallë” – togerit Nedellço Bonçev – pilotit të gjuajtësit, i cili më 17 prill të vitit 1944 edhe pa dashje përtëriti trimërinë e kapitenit Spisarevski. Ndryshe prej tij ai u shpëtua, por kjo për të gjetur vdekjen gjashtë muaj më vonë në rrethana, të cilat edhe më sot mbeten të pasqaruara. Sot mbushen 100 vjet saktë nga lindja e asit ajror.
Nedellço Bonçev lindi më 21 qershor të vitit 1917 në Sofje. Mbaroi Gjimnazin e Dytë të Burrave bashkë me Dimitër Spisarveskin. Pas kësaj hyri në Shkollën Ushtarake të Madhërinë e Tij. Vazhdoi arsimin ushtarak në Itali dhe Gjermani. Mbaroi Shkollën e Pilotëve Gjuajtës. Pas fillimit të sulmeve ajrore anglo-amerikane, merrte pjesë në të gjitha betejat për mbrojtjen e Sofjes. Më 17 prill të vitit 1944 disa muaj pas vdekjes heroike të kapitenit Dimitër Spisarevski, togeri Nedellço Bonçev vendosi të sulmonte njërin prej aeroplanëve bombardues Boing B-17. Sipas tij, ai i afroi shumë aeroplanit dhe në momentin më vendimtar doli që arma e zjarrit të gjuajtësit s’punonte. Aeroplani i Bonçevit hyri silur në aeroplanin B-17 dhe të dy makinat filluan të humbin lartësinë. Togeri Bonçev arriti të hiqte rripat dhe hapi parashutën. Zbriti diku në afërsi të fshatit Studenta rajonin e qytetit Pernik, në një pirg dëbore. Aty e zbuloi një fshatar, i cili e shpëtoi nga ftohja. Mirëpo, u sëmurë nga pneumonia dhe mbeti në spital. Mjekët i ndaluan të fluturonte.
Pavarësisht nga kjo togeri Bonçev iku nga spitali dhe u kthye në skuadriljen, e cila plotësonte detyra të porositura nga pushteti i ri. Kjo për arsye, se Bullgaria ishte bërë aleate e Boshtit. Në realizimin e një fluturimi batareja e armikut arriti të rrëzojë aeroplanin e tij te Stracini. Togeri Bonçev arriti të hidhet me parashutë, por aty ku zbriti gjermanët e pritën dhe e morën rob lufte. Ai nuk dispononte edhe armë që t’iu kundërvihej armikut. Kjo për arsye, se me kërkesë të komiteteve ushtarake, më 9 shtator të vitit 1944 – vetëm një muaj më parë, pushteti i ri vendosi të merrej arma personale të të gjithë pilotëve. Kush e di, në se pistoleta e Bonçevit ishte me të, kishte mundësi që situata të qëndronte krejt ndryshe... Pas këtij rasti pilotëve iu kthyen arma personale, por për njërin prej tyre ishte vonë.
Fati i mëtejshëm i pilotit heroi mbetet i paqartë. Supozohet, se u pushkatua diku në Austrinë Perëndimore ose në Gjermaninë Jugore, duke bërë provë të mbrojë dinjitetin. Në analet e historisë bullgare ai do të mbetet një njeri i ndershëm – një pilot i denjë dhe sypatrembur bullgar, i cili plotësoi fund e krye detyrën ushtarake.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Wikipedia dhe arkiv
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..