Në një takim në Berlin me kancelaren federale Angella Merkell, javën e kaluar, kryeministri Bojko Borisov premtoi të bëjë provë për “normalizimin” e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë duke shfrytëzuar lidhjet e mira me pushtetarët e këtij vendi. Dje zoti Borisov bëri një vizitë në Ankara, e cila tejkalonte marrëdhëniet dypalëshe. Jo vetëm për atë të cilën e premtoi në Berlin, por edhe për arsye, se së shpejti, në fillim të vitit 2018, Bullgaria merr kryesinë e rotacionit të Këshillit të BE-së.
Bisedimet e zotit Borisov me kryeministrin Binali Jëldërëm dhe presidentin Rexhep Erdogan ripohuan, se ai në të vërtetë është i mirëpritur në fqinjën tonë jugore. Zoti Jëldërëm theksoi, se “e di mirë kontributin personal të zotit Borisov për asocijimin e Turqisë në BE-në” dhe vlerëson faktin, se ndryshe nga shtete të tjera evropiane, ka qëndrim krejt të ndryshëm ndaj orvatjes së grusht shtetit dhe referendumit në Turqi, dhe se Bullgaria kishte një reagim adekuat. Nga ana e vet, zoti Erdogan bisedoi me kryeministrin bullgar afro tre orë. Mirëpo, siç vet zoti Borisov mendonte që para vizitës, se kjo mirësjellje vet vetiu nuk mjafton për realizimin e dëshirës për normalizimin e dialogut midis Ankarasë dhe Brukselit.
Dhe në të vërtetën, Turqia formuloi pretendime të vështira për kënaqjen. Kryeministri Jëldërëm nguli këmbë, që gjatë kryesisë bullgare të rotacionitр gjysmën e parë të vitit të ardhshëm regjimi i vizave të BE-së me Turqinë të hiqet, si dhe të arrihet një përparim i konsiderueshëm në bisedimet për aderimin e Ankarasë me bashkimin. Zoti Borisov, i cili e ka të qartë orientimet aktuale në BE-në, komentoi, se nuk mund t’i premtojë Turqisë anëtarësim në BE-në dhe theksoi, se për këtë gjithçka është në varësi të vet Ankarasë. Prapëseprapë zoti Borisov shprehu optimizëm, se duke marrë parasysh përkatësinë e përbashkët me krahun jugor të NATO-së është e mundshme të arrihet normalizim i marrëdhënieve në kontekstin e leverdisë reciproke dhe marrëveshjeve doganore. Dhe jo vetëm ai por edhe kolegë të tij në Evropë mendojnë në këtë mënyrë. Sipas zotit Borisov, tani më e rëndësishmja është, që BE-ja dhe Turqia të “rikthehen te toni i mirë dhe i tolerancës”.
Përmbajtja e kryeministrit bullgar ndaj pretendimeve të Ankarasë nuk hodhi hije mbi marrëdhëniet dypalëshe. Një ripohim për këtë është fakti, se me presidentin Erdogan kontraktoi se në se Turqia dhe BE-ja nuk do të lidhin një marrëveshje për riatdhesim të migrantëve ilegalë, atëherë Bullgaria dhe Turqia do të nënshkruajnë një dokument të tillë dypalësh. Megjithë edhe të arritur midis dy vendeve, një dokument i tillë do të jetë në dobi të mbarë BE-së, sepse Bullgaria është kufiri i jashtëm i bashkimit në drejtimin më problematik të presionit të migracionit ndaj Evropës Perëndimore përmes Turqisë.
Para një jave komentuam, se bisedimet e zotit Borisov në Paris dhe Berlin përmbanin mesazhe inkurajuese ndaj qeverisë së tij të tretë që në fillim të mandatit të tij. Po këtë mund të themi edhe tani për vizitën e tanishme në Ankara.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..