Para 141 vitesh gjatë muajit maj 205 djem të rinj zbritën në bregun e Danubit te Kozlloduj dhe e puthën me dashuri tokën e atdheut. I frymëzonte ideja për të luftuar për lirinë e Atdheut, të shtypur nga zgjedha e Perandorisë Osmane. Vojvoda e çetës ishte poeti dhe revolucionar 28 vjeç Hristo Botev, për të cilin dashuria ndaj atdheut ishte mbi të gjitha. “Ideja për lirinë dhe dashuria ndaj atdheut mund të bëjë gjithçka” – ishte i bindur ai. Të shpërndarë në grupe, pjesëmarrësit në çetën e Botevit u ngritën në anijen austriake “Radecki” nga porte të ndryshme të Danubit. Të veshur si kopshtarë, ata e fshehën armën dhe rrobat e kryengritësit në kuti kopshtari. Duke e afruar bregun bullgar, Botev e detyroi kapitenin për ta akostuar anijen te Kozlloduj, ku të uleshin kryengritësit. Priteshin beteja të rënda. Shpresa e poetit për ta ndezur shkëndijën në zemrat e patriotëve bullgarë dhe ta kryesojë betejën për çlirimin e Bullgarisë u shua më 1 qershor (20 maj sipas stilit të vjetër kalendarik). Atëherë, pas një beteje të rëndë në Ballkanin e Vracës Botev u vra nga plumbi i armikut.
Historia e çetës së Botevit është një prej faqeve më të ndritshme në Kryengritjen e Prillit që nga viti 1876 e këtej – maja në luftërat çlirimtare të bullgarëve në Perandorinë Osmane. Shuarja e përgjakshme e kryengritjes shkaktoi një jehonë të madhe ndërkombëtare dhe çoi në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke nga vitet 1877 – 1878.
Sot Botev është ndër heronjtë më të dashur kombëtarë, të cilët kanë lënë një gjurmë të thellë në vetëdijen e shumë brezave bullgarë. Kurse poezia e tij gjeniale dhe publicistika e tij e jashtëzakonshme lexohen dhe mësohen edhe sot e kësaj dite. Që nga viti 1901 e këtej 2 qershori festohet zyrtarisht si dita e Botevit dhe e të vrarëve për lirinë e Bullgarisë, kurse nga viti 1948 mu në orën 12 çdo vit boria e Sofjes na fton për të heshtur për një minutë. Për nder të bullgarit të madh dhe çetës së tij çdo vit nga data 27 maj deri më 2 qershor qindra bullgarë kalojnë rrugën prej 120 kilometrash nga Kozlloduj deri në majën Okollçica, të quajtur gjithashtu Shtegu i Botevit. Shoqata kombëtare “Tradita” e mirëmban kujtesën për sakrificën dhe heroizmin e Hristo Botevit dhe çetës së tij nëpërmjet rikrijimit të ngjarjeve të asaj kohe.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..
Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..
Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...