Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhivko Petrov dhe Kamelia Todorova do të paraqitin koncertin “A Song for You”

Foto: arkiv

Më 26 prill në sallën “Bullgaria” në kryeqytetin tonë ylli bullgar i xhazit Kamelia Todorova, bashkë me një prej pianistëve të shquar bullgar të xhazit Zhivko Petrov dhe trion e tij JP3 do të paraqitin një projekt krejtësisht të ri me titullin “A Song for You”. Më shumë hollësi për të na solli Zhivko Petrov:

Do të prezantojmë standarde të xhazit të paekzekutuara deri tani, si dhe këngë të dashura të Kamelias nga vitet 80 e këtej, me orkestrime të mia. Që nga viti 2009 nuk kemi punuar së bashku. Deri tani kemi incizuar së bashku dy albume – “Perlat”, i cili doli në tregun muzikor në vitin 2001 dhe ishte akustik, për piano dhe vokal. “Feels Like” është i dyti, i cili doli në treg në vitin 2008, me këngë pop, me orkestrime të reja të krijuara nga unë si standarde të xhazit. Interpretimi është i trios JP3 – përveç meje, atje bëjnë pjesë Veselin Veselinovin – Eko (bas)dhe Dimitër Semov (bateri). Pas kaq shumë vitesh u mblodhëm përsëri në sallën “Bullgaria”. Siç thash, do të paraqitim standarde të xhazit në një lloj të ri, si dhe këngë të dashura të fansave të Kamelia Todorovës që nga fillimi i karrierës së saj solo. Ndër to ka vepra të kompozuara nga Tonço Rusev, Aleksandër Bërzicov, Vili Kazasjan dhe shumë të tjerë. Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe për t’i paraqitur në një mënyrë më të ndryshme.

Koncerti është pjesë e festivalit Sofia Jazz Peak, i cili është në afishen e “Festivalit Muzikor Evropian”.

Kamelia Todorova është ndër këngëtaret më të mira bullgare të xhazit. Deri tani ajo ka 9 albume, kurse karriera e saj në skenë vazhdon pothuaj 40 vjet. Ajo e ka formuar stilin e vet, kurse talenti i saj e lejon për të kënduar në stile të ndryshme – xhaz, pop, rock, soul, funk, R&B. “Mos më shiko kështu, o djalë!”, “Ëndrra të pëshpëritura”, “Manushaqet” – këto janë disa prej këngëve që do të mbeten në thesarin muzikor bullgar. Ylli i Kamelia Todorovës ndriçoi që gjatë 1980-ës, kur fitoi çmimin e madh për këngëtar në festivalin “Orfeu i Artë”. Gjatë të gjitha këtyre viteve këngëtarja ka punuar me muzikantë të shquar si Ljudmill Georgiev, Millço Leviev, Antoni Donçev, Rumen Toskov, Zhivko Petrov, Angell Zaberski – bir, Simeon Shterev, Teodosi Spasov etj. Në karrierën e saj ajo mund të lavdërohet me interpretime të përbashkëta me legjenda të xhazit si Stan Getzdhe orkestra e tij, grupi Charles Mingus. Ka qenë në një skenë bashkë me Sarah Lois Vaughan, Miles Davis, Billy Preston, Lui Belson etj. Kamelia Todorova është këngëtarja e parë bullgare , e cila ka nënshkruar kontratë me një kompani perëndimore – Virgin Records. Kompania ka përhapur dy këngë të saj – “Bursting at the Seams” (1985) me producent Roger Taylornga “Queen” dhe versioni i saj i hitit klasik të Anita Franklinit “Chain of Fools” (1986).

Zhivko Petrov është një prej pianistëve të njohur të xhazit në skenën bullgare gjatë 20 viteve të fundit. Përveç si këngëtar dhe kompozitor në lëmin e xhazit, ai ka fituar popullaritet edhe si autor orkestrimesh. Ai punon me emra të mëdhenj muzikorë si Lili Ivanova, Bellosllava, Mirosllava Kacarova, Hilda Kazasjan, Kamelia Todorova... Ka projekte të përbashkëta për piano me pianistë të tjerë – Angell Zaberski – bir, Georgi Çerkin, Ivan Janëkov. Një prej projekteve të tij më të suksesshme është me trion e tij JP3. Ata kanë disa albume, kurse muzika e krijuar nga Zhivko Petrov në stilet xhaz dhe pop gëzon njohjen dhe respektin e madh të adhuruesve të tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD