Më 26 prill në sallën “Bullgaria” në kryeqytetin tonë ylli bullgar i xhazit Kamelia Todorova, bashkë me një prej pianistëve të shquar bullgar të xhazit Zhivko Petrov dhe trion e tij JP3 do të paraqitin një projekt krejtësisht të ri me titullin “A Song for You”. Më shumë hollësi për të na solli Zhivko Petrov:
Koncerti është pjesë e festivalit Sofia Jazz Peak, i cili është në afishen e “Festivalit Muzikor Evropian”.
Kamelia Todorova është ndër këngëtaret më të mira bullgare të xhazit. Deri tani ajo ka 9 albume, kurse karriera e saj në skenë vazhdon pothuaj 40 vjet. Ajo e ka formuar stilin e vet, kurse talenti i saj e lejon për të kënduar në stile të ndryshme – xhaz, pop, rock, soul, funk, R&B. “Mos më shiko kështu, o djalë!”, “Ëndrra të pëshpëritura”, “Manushaqet” – këto janë disa prej këngëve që do të mbeten në thesarin muzikor bullgar. Ylli i Kamelia Todorovës ndriçoi që gjatë 1980-ës, kur fitoi çmimin e madh për këngëtar në festivalin “Orfeu i Artë”. Gjatë të gjitha këtyre viteve këngëtarja ka punuar me muzikantë të shquar si Ljudmill Georgiev, Millço Leviev, Antoni Donçev, Rumen Toskov, Zhivko Petrov, Angell Zaberski – bir, Simeon Shterev, Teodosi Spasov etj. Në karrierën e saj ajo mund të lavdërohet me interpretime të përbashkëta me legjenda të xhazit si Stan Getzdhe orkestra e tij, grupi Charles Mingus. Ka qenë në një skenë bashkë me Sarah Lois Vaughan, Miles Davis, Billy Preston, Lui Belson etj. Kamelia Todorova është këngëtarja e parë bullgare , e cila ka nënshkruar kontratë me një kompani perëndimore – Virgin Records. Kompania ka përhapur dy këngë të saj – “Bursting at the Seams” (1985) me producent Roger Taylornga “Queen” dhe versioni i saj i hitit klasik të Anita Franklinit “Chain of Fools” (1986).
Zhivko Petrov është një prej pianistëve të njohur të xhazit në skenën bullgare gjatë 20 viteve të fundit. Përveç si këngëtar dhe kompozitor në lëmin e xhazit, ai ka fituar popullaritet edhe si autor orkestrimesh. Ai punon me emra të mëdhenj muzikorë si Lili Ivanova, Bellosllava, Mirosllava Kacarova, Hilda Kazasjan, Kamelia Todorova... Ka projekte të përbashkëta për piano me pianistë të tjerë – Angell Zaberski – bir, Georgi Çerkin, Ivan Janëkov. Një prej projekteve të tij më të suksesshme është me trion e tij JP3. Ata kanë disa albume, kurse muzika e krijuar nga Zhivko Petrov në stilet xhaz dhe pop gëzon njohjen dhe respektin e madh të adhuruesve të tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..