Tema kryesore në faqen e parë të gazetave qendrore është atentati i përgjakshëm në metronë në qendër të Shën Petersburg, në të cilin vdiqën të paktën 14 veta dhe ka dhjetëra të plagosur. Shtypi shënon se sulmi koincidon me vizitën e Presidentit Vladimir Putin në qytet dhe shton se tani për tani nuk ka të dhëna për bullgarë të dëmtuar, sipas informacionit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme.
Në planin e politikës së brendshme të përditshmet bullgare shënojnë hapat e parë për formimin e qeverisë pas fitores në zgjedhjet parlamentare të partisë konservatore GERB me lider Bojko Borisov. “Kabineti do të jetë i gatshëm deri në fund të prillit” – ky është një prej titujve kryesorë në gazetën “Standard”. Kabineti tjetër i vendit tonë do të jetë i gatshëm jo më vonë nga fillimi i majit. Kryeministri i tij do të jetë lideri i GERB-it Bojko Borisov. Këtë e deklaroi kategorikisht ish Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Ai bën pjesë në ekipin e partisë, i cili merr pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, saktëson “Standard”. Gazeta shton se prioritetet kryesore të kabinetit “Borisov 3” janë reforma në arsimin e mesëm, në administratë dhe në sistemin gjyqësor. Programi i qeverisë së re shkruhet sipas parashikimeve për një mandat të plotë 4 vjeçar, sepse sipas njerëzve të Borisovit “nuk ka shkak që ai të jetë më i shkurtër”, komenton e përditshmja. “GERB me një program për një qeveri të pakicës”, prognozon në një titull “Trud”. Gazeta citon sociologun Jurij Asllanov, sipas të cilit një prej skenarëve është që Bojko Borisov të përpiqet të formojë një qeveri të pakicës me përkrahjen parlamentare të politikave të sektorit. “Borisov ka përvojë në një qeveri të këtij lloji”, komenton Asllanov në faqet e gazetës “Trud”. Gazeta “Sega” publikon titullin “GERB u indinjua nga pretendimet e Patriotëve të Bashkuar”. Vlladisllav Goranov bëri të ditur se deklaratat e Valeri Simeonovit dhe Patriotëve të Bashkuar se dikush tjetër mund ta kryesojë qeverinë përveç liderit të GERB-it janë “naive dhe qesharake”. “Eksperimente të tilla, që propozohen janë më tepër provë për t’u rritur çmimi i partnerit më të vogël”. Sigurisht që ne nuk mund t’i ndalojmë Valeri Simeonovit për të pretenduar për gjithçka. Në qoftë se ai nuk dëshiron të marrë pjesë, kjo është e drejta e tij” – komentoi në mënyrë ironike z. Goranov, cituar nga “Sega”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..