Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Playtime” – albumi i ri i muzikantit Jordan Vlladev

Foto: arkiv personal

Jordan Vlladev është një multi-instrumentist dhe prezantohet aq mirë si interpretues, ashtu edhe si tregimtar i përrallave muzikore. Një dëshmi për këtë është albumi i tij i radhës, titulluar “Playtime”. Në të ai përfshiu tetë pjesa.

Për albumin më të ri autori Jordan Vlladev tregon: “Albumi përmban pjesa, të cilat personalisht unë për nga stili i caktoi si xhaz. Mirëpo, në to dëgjohen edhe elemente fënk dhe dominojnë ritmet me zgjatje të pabarabarta. Kompozimet fund e krye janë prej autori. E incizova bashkë me disa miq të mi. Unë i bie disa prej veglave muzikore – pianos, kitarës, basit. Bashkë me mua merr pjesë edhe bashkëshortja Tanja Nikleva – Vlladeva. Ajo është dirigjente korale, por në album luan në flaut. Një muzikantë tjetër i mirë me të cilin jemi partnerë, është pianisti Kalin Zheçev. Andrej Vellkov është në perkusionet. Për prezantimin e albumit para publikut ftova basistin italian Daniele Febbo, i cili është student në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Për pjesën e fundit ftova Nikollaj Nikollov, i cili gjithashtu i bie kitarës bas. Albumi është fryt i punës sime trevjeçare. Kështu arrita të realizoj një ëndërr time të vjetër – të incizoj një album instrumental pikërisht me ato vepra. Më shpesh kompozoj muzikë teatrore, të filmave dhe të fëmijëve dhe prandaj mezi tani arrita të realizoj albumin “Playtime”. Premiera e tij zyrtare ishte në fund të vitit të kaluar, por tani kemi ftesa të ekzekutojmë pjesët në festivale të ndryshme.

Ky është albumi i dhjetë i muzikantit Jordan Vlladev. Mirëpo, është i bindur, se numri i albumeve të incizuara nuk është me aq rëndësi se sa mesazhi, të cilin e përmban muzika. Në cilat gjini muzikore janë albumet e mëparshme, rrëfen vet autori Jordan Vlladev:

I pari ishte me muzikë fëmijësh prej autori. Të dytin e realizova në bashkëpunim me fëmijët e punishtes artistike të fëmijëve “Hlapeta”. Ideja ishte që ata të përfshihen me ide të tyre për melodi dhe tekste. Kështu që ai është një projekt i përbashkët. Disa këngë prej këtij albumi u përfshin edhe në librat shkollorë të muzikës. Pas kësaj radhiten projektet me muzikë filmash dhe shfaqjesh. Ndër ta janë “Mysafirja e verdhë” dhe “Serdirikon”. Në thelbin e të dytit janë legjendat e lashta nga koha e Serdikës së moçme. Ai u prezantua në mes të rrënojave pranë Rotondës në qendrën e Sofjes.

Përveç si instrumentist, aranzhor dhe kompozitor, Jordan Vlladev është edhe pedagog. Bashkë me gruan krijuan qendrën muzikore “Art Libitum”. Lidhur me këtë bashkëbiseduesi rrëfen:

Kjo ishte një ëndërr tjetër të mi, të cilën arritëm të realizojmë para 7 vitesh. Deshëm, që më shumë njerëz të realizojnë ëndrrat e tyre, duke zbuluar artin muzikor në format e tij të llojllojshme. Si çdo fillimi, edhe ky ishte mjaftë i vështirë, por në fund të fundit arritëm të bëjmë atë që deshëm. Ndër ata që dëshirojnë të merren me muzikë nuk ka vetëm fëmijë. Me kolegë japim mësime të pianos, kitarës, flautit, perkusioneve, këndimit. Tek ne mësohen disiplina edhe si regji i zërit, drejtim, orkestrim, aranzhim, punim me sintetizues e kështu me radhë. Ato specialitete kërkohen nga njerëz, të cilët dëshirojnë të mësojnë një degë të veçantë të një shkence.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I panjohuri" tregon për ndjenja të pathëna

Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..

botuar më 25-03-04 6.10.PD

"Kjo është Bullgaria" - një këngë nga Maria Angellova

"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..

botuar më 25-03-02 11.45.PD

Dueti vokal LATIDA dhe kënga e tyre më e re

LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..

botuar më 25-02-28 6.15.PD