Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do ta përmirësojnë zgjedhjet rejtingun e partive?

БНР Новини
Foto: BGNES

Para disa ditësh Instituti “Shoqëria e Hapur” shpalli të dhënat shqetësuese prej një studimi të opinionit publik në Bullgari. Vetëm katër janë institucionet, të cilat fitojnë më se 50% të besimit të bullgarëve – këto janë Bashkimi Evropian, Kisha Ortodokse, ushtria dhe universitetet. Partitë, të cilat pas më pak se një muaji do të konkurrohen për votat e votuesve, ndodhen në fundin e këtij klasifikimi me besim vetëm 17%. 6% të të anketuarve nuk mund të japin ndonjë mendim konkret, kurse 76% janë kategorikë se nuk besojnë tek forcat politike.

Në sfondin e kësaj kredie të ulët të besimit tek partitë, të regjistruar nga “Shoqëria e Hapur”, agjencitë sociologjike prognozojnë një pjesëmarrje të zakonshme në zgjedhje. Midis 55 dhe 60% të votuesve pohojnë se do të votojnë, 10% nuk do ta bëjnë këtë, të tjerët lëkunden.

Diferenca midis besimi i ulët në partitë politike dhe nivelet e zakonshme të pritura të aktivitetit elektoral tregon se pavarësisht nga mosbesimi bullgari është gati t’i japë përsëri shans politikanët. Mirëpo a do ta përdorin ata këtë mundësi?

Në përgjithësi fushata zgjedhore tani për tani tregon se partitë kuptojnë në mënyrë të drejtë pritjet e qytetarëve dhe premtojnë zgjidhjen e problemeve më të prekshme, të lidhura me të ardhurat e ulëta, korrupsionin, kriminalitetin, emigracionin dhe epërsinë e ligjit. Mirëpo ato e bëjnë këtë formalisht, pa një gatishmëri të vërtetë që të ndërmarrin përgjegjësi për problemet përkatëse. Dhe shpesh tregojnë se janë gati të akuzojnë të tjerët për situatën e keqe. Duket se kujtesa politike është e shkurtër dhe politikanët me lehtësi japin premtime.

Shpesh sjellja e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore frymëzon karikatura në media. Shoqëria “Mensa Bullgaria” i ftoi partitë që të testojnë falas koeficientin e inteligjencës së kandidatëve për deputetë me vetëm një kusht – ata të bien dakord me shpalljen e rezultateve publikisht. Dhe pavarësisht se një pjesë e elitës politike është pro sistemit mazhoritar zgjedhor, tani për tani askush nuk e ka përdorur këtë ofertë.

Pak pas fillimit të fushatës zgjedhore u bënë të njohur fakte shqetësuese, të cilat nuk janë në përputhje me sjelljen adekuate publike. Një monitorim i Institutit për Zhvillimin e Mjedisit Publik tregoi se partitë në Bullgarinë e varfër kanë harxhuar 1 162 000 leva për pasqyrimin e aktiviteteve të tyre në media. Pothuaj 830 mijë janë paratë e harxhuara nga tri partitë më të mëdha, me pozita më të favorshme para zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë nga 20 subjekte politike të regjistruara në Kontrollin e Lartë të Shtetit (11 parti dhe 9 koalicione) vetëm 5 kanë deklaruar se pranojnë dhurime financiare.

Deri në zgjedhjet e parakohshme më 26 mars ka kohë dhe po të dëshirojnë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të korrigjojnë sjelljen e tyre. Mirëpo vetë zgjedhjet nuk do të përmirësojnë rejtingun e partive, vetëm do të sigurojnë një kredi besimi dhe pritje për plotësimin e premtimeve të dhëna. Po të mbështetemi tek analizat e agjencisë Market Links, në këtë etapë pritjet janë skeptike. 51% të bullgarëve mendojnë se gjërat në bullgari po ecin në drejtimin e gabuar, 36% e kanë të njëjtën mendim, mirëpo nuk janë aq kategorikë dhe mund të them se janë optimistë. Vetëm 13% kanë pritje pozitive.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD