Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Stuhi malore” në ministrinë ekologjike

БНР Новини
Foto: arkiv

Përplasja e parë e qeverisë teknike me pakënaqësinë shoqërore tashmë është fakt. Një stuhi e vërtet u formua ditët e fundit në Ministrinë e Mjedisit dhe Ujërave për shkak të aktualizimit të Planit për menaxhim të Parkut Kombëtar “Pirin” deri në vitin 2023. Më 1 mars pak para përfundimit të ditës së punës Ministrja e mjedisit Irina Kostova nënshkroi një vendim, me të cilin lejoi kalimin e projektit për aktualizim në Këshillin Ekologjik, pa vlerësim të ndikimit mbi natyrë. Një ditë më vonë ajo lejoi ekzekutimin e Planit sipas procedurës së shpejtuar. Afati ligjor për apelim është tri ditë nga data e shpalljes së vendimit, mirëpo ai përkoi me ditët e pushimit me rast të festës kombëtare 3 mars.

СнимкаEkologët reaguan menjëherë me organizimin e protestave. Ata insistuan që projekti për Plan për menaxhimin e Pirinit detyrimisht të vlerësohet për ndikimin e tij mbi mjedis, siç kërkohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore prenë UNESKO-së (nën mbrojtjen e të cilit ndodhet Parku Kombëtar në territorin e malit Pirin). Një pozitë të qartë shpallën dhe disa parti politike – Trajço Trajokov dhe Radan Kënev nga “Republika e Re” bënë thirrje që Kreu i shtetit të përdorë të drejtat e tij dhe ta anulojë vendimin. Lëvizja “Po, Bullgaria” gjithashtu kërkoi anulimin e tij dhe ndërrime në udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit. Në përkrahje të Planit aktual u shpallën anëtarët e VMRO-së (partia është pjesë e koalicionit të Patriotëve të Bashkuar). Lideri i saj Krasimir Karakaçanov tha, se plani për menaxhim të Pirinit jep mundësi për zhvillimin e turizmit dhe i akuzoi organizatat ekologjike për këtë se me përkrahje financiare nga jashtë qëllojnë të pengojnë mirëqenien e rajoneve malore në Bullgari. Kryeministri Ognjan Gerxhikov kritikoi “të gjelbërit” për protestën e tyre “të nxituar” dhe shpjegoi, se bëhet fjalë për projekt plani, i cili do të diskutohet në të ardhmen nga të gjitha palat e interesuara. Presidenti Rumen Radev e cilësoi vendimin e ministres Irina Kostova si “e nxituar”.

Rezultati nga bisedimet ndërmjet Presidentit, Kryeministrit teknik dhe Ministres së mjedisit, të zhvilluara nën presionin e fortë publik, ishte anulimi i vendimit më pak se një orë para fillimit të protestës së organizuar nga koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari”.

Qëllimi ynë i madh është mbrojtja e Parkut Kombëtar Pirin – komentoi Ivan Radev nga WWF Bullgaria. – Sa vite me radhë tema Pirin provokon protesta të tilla. Një pjesë e madhe e kërcënimeve për të tashmë u bënë realitet, një pjesë tjetër në sajë të veprimeve aktive të shoqërisë, mbeten të parealizuara. Dhe kjo nuk do të jetë episodi i fundit i kësaj lufte. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt shteti do të angazhohet me këtë çështje, kështu që të garantohet mbrojtja e Pirinit në mënyrën, në të cilën duhet mbrojtur një park kombëtar dhe një objekt i trashëgimisë natyrore të UNESKO-së.

Kritikat ndaj projektit që po hartohet për menaxhimin e Parkut Kombëtar “Pirin” janë lidhur me këtë se ai do të lejojë punime ndërtimi në një sipërfaqe 12,5 herë më të madhe krahas kësaj të deritanishme dhe prerje të pemëve në 60% të territorit të parkut. Kush ka interes për këtë plan?

Ndoshta njerëzit, të cilët në vazhdim të shumë viteve kanë bërë përpjekje për ndërtim të tepërt të zonës për ski në afërsi të qytetit Bansko, të cilët kështu do të dëmtojnë natyrën – tha Ivan Radev. – Jemi dëshmitarë se tashmë disa qeveri të ndryshme, jo një herë, kanë bërë përpjekje për të imponuar vendime të tilla. Kundërshtimet tona për këtë plan për menaxhim dhe kundërshtimet e shumë shkencëtarëve nuk janë pasqyruar e për këtë arsye bëjmë thirrje që ai të rihartohet krejtësisht.

Fotografi: http://forthenature.org/ dhe WWF



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD