Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit Mitevi: “Këndimi për ne është një mënyrë komunikimi, jetë dhe shkak për gëzim dhe krenari”

Foto: arkiv privat

Në se kërkoni një tingëllim arkaik të diafonisë së folklorit të shopëve, do të zbuloni në këngët unike të vëllezërve Vlladimir dhe Mitko Mitevi nga fshati Vlladaja, rrethi i Sofjes. Ata këndojnë bashkë që nga foshnjëria. Janë duet që prej 45 vitesh. Interpretimi i tyre i përsosur provokon ngazëllimin e dëgjuesve kudo në botë. Ai është objekt i studimeve shkencore, ndërsa repertori i tyre është një enciklopedi origjinale muzikore i kalendarit të traditave të fshatit të lindjes. Në fund të mijëvjeçarit të dy ata morën pjesë në filmin e regjisorit Petko Radillov u kushtuar mundësive të pabesueshme të zërit njerëzor. Përderisa projektohen kuadrot me interpretimin e tyre  me kërkesë të regjisorit lexohej shkrimi “Vëllezërit Mitevi – Të Vetmit”. “Të Vetmit” është titulli i albumit të tyre të dytë me vete.  Që prej dy vitesh këngëtarët kufizuan shfaqjet skenike, por këngët e tyre vazhdojnë të tërheqin interesin e këngëtarëve të rinj dhe të studiuesve.

Vlladimir dhe Mitko Mitevi janë përfaqësues të Krahinës folklorike me emrin Graovo, një degë folklorike – pjesë e zonës më të madhe të quajtur Shoplluk. Aty folklori karakterizohet me një të kënduari të veçantë me dy zëra, me origjinalitetin e melodive dhe valleve. Të dhënë pas kulturës së lashtë folklorike, përveç se këngëtarë, vëllezërit Mitevi janë edhe valltarë, mbrojtës të traditave dhe zakoneve vendore. Janë aktivistë në Vatrën e Kulturës “Svetlina” në fshatin Vlladaja dhe organizatorë të Festivalit “Trashëgimia familjare e folklorit”. Në kuadrin e Festivalit “Ura e brezave” në qytetin Tërgovishte, ata u japin nxënësve dhe studentëve të shkollave dhe universiteteve muzikore mësime të këndimit karakteristik të krahinës folklorike Graovo.

Për sekretin e këndimit me dy zëra nga rajoni Graovo, më shumë hollësi sjell Vlladimir Mitev:

Me vëllain nuk kemi folur aq shumë se sa kemi kënduar bashkë, që nga vogëlia, me të atin, me tërë farefisin. Traditat muzikore janë pjesë e pandarë e ditës sonë të përditshme. Këndimi për ne është një mënyrë e komunikimit, e jetës. Kur fillojmë të këndojmë as i japim ton njeri tjetrit, as i themi cila prej këngëve do të këndojmë, aq të lidhur jemi. Tashmë 45 vite me radhë kujdesemi për traditën, nuk lejojmë që rrymat moderne në muzikë të na ndikojnë. Ne përpiqemi, që të ruajmë këndimin tonë unik. E bëjmë këtë me dëshirë dhe me dashuri. Për ne me një rëndësi më të madhe janë pjesëmarrjet në Tubimet Kombëtare Folklorike në Koprivshtica. Jemi mbajtës të medaljeve të arta të të gjitha tubimeve kombëtare në këtë qytet. Morëm çmimin kombëtar për folklor të Republikës së Maqedonisë “Gajdja e Petre Atanasovskit”. Jemi mbajtës të çmimit të Festivalit të Folklorit të Shteteve Danuabiane në Gjurgjevo. Në Beograd një grup specialistësh mbeti të mahnitur, se dimë këngë autentike për tërë kalendarin e riteve folklorike të krahinës së lindjes. Ky ishte një takim i kushtuar diafonisë në shtetet ballkanike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë rajonit. Mendoj, se arritëm të prezantohemi me dinjitet.

Vlladimir Mitev vazhdon: “Zërat tona janë të njohura edhe në Londër. Kjo u bë në sajë të njërit prej impresariove të mëdhenj botëror – Xho Bojd dhe koncerteve, të cilët kishim aty bashkë me këngëtaren Kejt Bush, Trion “Bëllgarka”, Grupin “Ballkana”. Kishim raste, që para specialistëve të tregojmë çfarë mundësi posedon zëri bullgar. Kanë kërkuar prej nesh të heqim duart nga brezi, që të mos shtypim, gjë nga e cila të bëjmë këtë dridhje të tonit. Çuditeshin sa është e mundshme, që aq gjatë të mos marrim frymë. Na kanë kontrolluar gojën që të mos përdorim ndonjë gjë, me të cilën të bëjmë këtë mënyrë të këndimit. Mirëpo, ky tingëllim realizohet në sajë të hasjes së tonëve midis dy zërave në kohën e këndimit. Mbetën të mahnitur nga interpretimet tona edhe specialistët më të mëdhenj evropianë dhe botëror. Një folkloriste turke tha: “Këndimi i këtyre dy njerëzve është i tillë, se njeri është një këngëtar i mrekullueshëm, ndërsa tjetri bën muzikën. Kjo është e pabesueshme...

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD