Në se kërkoni një tingëllim arkaik të diafonisë së folklorit të shopëve, do të zbuloni në këngët unike të vëllezërve Vlladimir dhe Mitko Mitevi nga fshati Vlladaja, rrethi i Sofjes. Ata këndojnë bashkë që nga foshnjëria. Janë duet që prej 45 vitesh. Interpretimi i tyre i përsosur provokon ngazëllimin e dëgjuesve kudo në botë. Ai është objekt i studimeve shkencore, ndërsa repertori i tyre është një enciklopedi origjinale muzikore i kalendarit të traditave të fshatit të lindjes. Në fund të mijëvjeçarit të dy ata morën pjesë në filmin e regjisorit Petko Radillov u kushtuar mundësive të pabesueshme të zërit njerëzor. Përderisa projektohen kuadrot me interpretimin e tyre me kërkesë të regjisorit lexohej shkrimi “Vëllezërit Mitevi – Të Vetmit”. “Të Vetmit” është titulli i albumit të tyre të dytë me vete. Që prej dy vitesh këngëtarët kufizuan shfaqjet skenike, por këngët e tyre vazhdojnë të tërheqin interesin e këngëtarëve të rinj dhe të studiuesve.
Për sekretin e këndimit me dy zëra nga rajoni Graovo, më shumë hollësi sjell Vlladimir Mitev:
“Me vëllain nuk kemi folur aq shumë se sa kemi kënduar bashkë, që nga vogëlia, me të atin, me tërë farefisin. Traditat muzikore janë pjesë e pandarë e ditës sonë të përditshme. Këndimi për ne është një mënyrë e komunikimit, e jetës. Kur fillojmë të këndojmë as i japim ton njeri tjetrit, as i themi cila prej këngëve do të këndojmë, aq të lidhur jemi. Tashmë 45 vite me radhë kujdesemi për traditën, nuk lejojmë që rrymat moderne në muzikë të na ndikojnë. Ne përpiqemi, që të ruajmë këndimin tonë unik. E bëjmë këtë me dëshirë dhe me dashuri. Për ne me një rëndësi më të madhe janë pjesëmarrjet në Tubimet Kombëtare Folklorike në Koprivshtica. Jemi mbajtës të medaljeve të arta të të gjitha tubimeve kombëtare në këtë qytet. Morëm çmimin kombëtar për folklor të Republikës së Maqedonisë “Gajdja e Petre Atanasovskit”. Jemi mbajtës të çmimit të Festivalit të Folklorit të Shteteve Danuabiane në Gjurgjevo. Në Beograd një grup specialistësh mbeti të mahnitur, se dimë këngë autentike për tërë kalendarin e riteve folklorike të krahinës së lindjes. Ky ishte një takim i kushtuar diafonisë në shtetet ballkanike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë rajonit. Mendoj, se arritëm të prezantohemi me dinjitet.”
Vlladimir Mitev vazhdon: “Zërat tona janë të njohura edhe në Londër. Kjo u bë në sajë të njërit prej impresariove të mëdhenj botëror – Xho Bojd dhe koncerteve, të cilët kishim aty bashkë me këngëtaren Kejt Bush, Trion “Bëllgarka”, Grupin “Ballkana”. Kishim raste, që para specialistëve të tregojmë çfarë mundësi posedon zëri bullgar. Kanë kërkuar prej nesh të heqim duart nga brezi, që të mos shtypim, gjë nga e cila të bëjmë këtë dridhje të tonit. Çuditeshin sa është e mundshme, që aq gjatë të mos marrim frymë. Na kanë kontrolluar gojën që të mos përdorim ndonjë gjë, me të cilën të bëjmë këtë mënyrë të këndimit. Mirëpo, ky tingëllim realizohet në sajë të hasjes së tonëve midis dy zërave në kohën e këndimit. Mbetën të mahnitur nga interpretimet tona edhe specialistët më të mëdhenj evropianë dhe botëror. Një folkloriste turke tha: “Këndimi i këtyre dy njerëzve është i tillë, se njeri është një këngëtar i mrekullueshëm, ndërsa tjetri bën muzikën. Kjo është e pabesueshme...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..