Ditën e mërkurë shtypi u kushton një vëmendje të madhe debateve të nxehta kohët e fundit mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare për pozitën bullgare sa i përket pranisë së forcuar ushtarake të NATO-s në Detin e Zi. Debati u ashpërsua edhe më shumë pasi ish-Kryeministri Bojko Borisov e akuzoi kabinetin teknik se është angazhuar me një prani të tillë, kurse Ministria e Mbrojtjes e përgënjeshtroi, duke pohuar se ajo vetëm respekton marrëveshjet e arritura në samitin e NATO-s në Varshavë, në të cilin Presidenti Rosen Plevneliev dhe ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme ishin autorizuar nga kabineti “Borisov” për ta përkrahur “rritjen e sigurisë në regjionin e Detit të Zi”. Me rastin e komentit të Borisovit se pëlqimi i Ministrit teknik të Mbrojtjes ndaj pranisë së forcuar të NATO-s në Detin e Zi do të thotë se socialistët “janë bërë fajkonj si Rosen Plevneliev dhe se vetëm ai mbetet pëllumb”, gazeta “Sega” e vë theksin te replika ironike e lideres socialiste Kornelia Ninova se “Borisov nga fajkoi është shndërruar në rabeckë.” Në përgjigje të kësaj replike Borisov shënon se nuk do ta krahasojë Ninovën me shpendë, “sepse është njeri i sjellshëm” . Ky këmbim ofendimesh me përmendjen e shpendëve u bë shkas që “Standard” ta quajë këtë debat “Debat shpendësh”. Tema trajtohet me hollësi edhe nga gazeta “Dnevnik”, e cila shton se në fund të fundit lideri i GERB-it Bojko Borisov e ka ftuar Partinë Socialiste Bullgare për t’i diskutuar “në një situatë normale” çështjet, mbi të cilat gjatë disa ditëve të fundit mes partive u shkëmbyen ofendime – nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e NATO-s për dislokimin e forcave ushtarake në regjionin e Detit të Zi, por edhe për rinovimin e banesave dhe marrëveshjen tregtare të BE-së me Kanadanë. Në këtë drejtim Ish-Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev është i mendimit se është “absolutisht e pamundur që me argumente racionale të përgënjeshtrohet deklaratat e kota të Partisë Socialiste Bullgare.” Sipas Donçevit socialistët e kanë sulmuar GERB-in për programin e rinovimit të banesave, sepse duan që ai të ndalohet, kurse mospëlqimi i tyre me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe të Tregtisë ka qenë provë për gjallërimin e teorive të vjetra ekonomike, sipas të cilave të gjithë bullgarët duhet të konsumojnë vetëm mallra dhe shërbime kombëtare dhe të mos aksportojnë asgjë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..