Ditën e mërkurë shtypi u kushton një vëmendje të madhe debateve të nxehta kohët e fundit mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare për pozitën bullgare sa i përket pranisë së forcuar ushtarake të NATO-s në Detin e Zi. Debati u ashpërsua edhe më shumë pasi ish-Kryeministri Bojko Borisov e akuzoi kabinetin teknik se është angazhuar me një prani të tillë, kurse Ministria e Mbrojtjes e përgënjeshtroi, duke pohuar se ajo vetëm respekton marrëveshjet e arritura në samitin e NATO-s në Varshavë, në të cilin Presidenti Rosen Plevneliev dhe ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme ishin autorizuar nga kabineti “Borisov” për ta përkrahur “rritjen e sigurisë në regjionin e Detit të Zi”. Me rastin e komentit të Borisovit se pëlqimi i Ministrit teknik të Mbrojtjes ndaj pranisë së forcuar të NATO-s në Detin e Zi do të thotë se socialistët “janë bërë fajkonj si Rosen Plevneliev dhe se vetëm ai mbetet pëllumb”, gazeta “Sega” e vë theksin te replika ironike e lideres socialiste Kornelia Ninova se “Borisov nga fajkoi është shndërruar në rabeckë.” Në përgjigje të kësaj replike Borisov shënon se nuk do ta krahasojë Ninovën me shpendë, “sepse është njeri i sjellshëm” . Ky këmbim ofendimesh me përmendjen e shpendëve u bë shkas që “Standard” ta quajë këtë debat “Debat shpendësh”. Tema trajtohet me hollësi edhe nga gazeta “Dnevnik”, e cila shton se në fund të fundit lideri i GERB-it Bojko Borisov e ka ftuar Partinë Socialiste Bullgare për t’i diskutuar “në një situatë normale” çështjet, mbi të cilat gjatë disa ditëve të fundit mes partive u shkëmbyen ofendime – nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e NATO-s për dislokimin e forcave ushtarake në regjionin e Detit të Zi, por edhe për rinovimin e banesave dhe marrëveshjen tregtare të BE-së me Kanadanë. Në këtë drejtim Ish-Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev është i mendimit se është “absolutisht e pamundur që me argumente racionale të përgënjeshtrohet deklaratat e kota të Partisë Socialiste Bullgare.” Sipas Donçevit socialistët e kanë sulmuar GERB-in për programin e rinovimit të banesave, sepse duan që ai të ndalohet, kurse mospëlqimi i tyre me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe të Tregtisë ka qenë provë për gjallërimin e teorive të vjetra ekonomike, sipas të cilave të gjithë bullgarët duhet të konsumojnë vetëm mallra dhe shërbime kombëtare dhe të mos aksportojnë asgjë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë..
Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..
Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..