Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë akorde për xhaz dhe parfume – Lloran Asulen për projektin e ri dhe lidhjen e tij me Bullgarinë

Foto: arkiv personal
Ajo të cilën e bën francezi Lloran Asulen (Laurent Assoulen) me të vërtetë meriton të kërkojmë një fjalë më speciale. Por ai vet tanimë e ka gjetur – në titullin e projektit të tij, të quajtur MUSIsCENT, duke bashkuar fjalët “muzikë” dhe “aromë”. Loran është një ekspert i parfumeve, por dhe është një muzikant profesional. Ja përse vendos të gërshetojë dashurinë e tij të madhe ndaj ty dyja fushave të pafund në një “Koncert Parfumerie” (The Perfumed Concert). Prej rreth shtatë vjetëve ai udhëton nëpër botë me muzikën e vet, të gërshetuar me aroma, të krijuara prej atij vetë. Pak përpara Krishtlindjes ai u takua dhe me publikun bullgar – në një koncert dhome, i organizuar nga një varg i madh tregtar. Doli se, Lloran ka një lidhje të posaçme dhe të veçantë me Bullgarinë, pavarësisht se deri tani nuk ka qenë këtu. Për herë të parë jam në vendin tuaj, që të prezantojë “Koncertin tim Parfumerie” – tregon Lloran për Radio Bullgarinë. – Kam punuar në industrinë e parfumerisë, por kam përfunduar po kështu ekonomi dhe gjuhë të huaja, si dhe piano (klasikë dhe xhaz) në Konservatorin e Lionit, ku mësova xhaz piano tek Mario Stançev (një muzikant i njohur i xhazit, i cili ka lindur në Sofje). Kur vendosa të ikë nga industria dhe të bëhem një muzikant profesional, unë akoma kisha një pasion të fortë ndaj parfumeve dhe doja të gjej lidhjen midis këtyre dy shqisave – aftësia të mund të ndiejmë aromat dhe të dëgjojmë muzikë. Doja që ta zhvilloj këtë projekt dhe t’i “vendos parfumet” në muzikën time. Por jo thjesht këtë – vendosa vet të krijojë parfume të posaçme. Studioja se çfarë rastis me mua kur u mbaj erë aroma të ndryshme, që të mund t’i shpreh përmes muzikës – përmes vibracioneve, intensitetit të tingullit, modulimeve, përmes mundësive të mëdha të pianos. Doja që çdo gjë të jetë e përgatitur shumë mirë dhe bisedova me specialistë të ndryshëm – mjekë, psikologë. Qesh menaxher i projektit për krijimin e parfumeve. Ju drejtova kompanive të ndryshme të cilat të më ndihmojnë në gërshetimin e lëndëve të ndryshme, që të mund të krijojë këtë, e cila është në përfytyrimet e mia. Punova mbase me kompaninë më të madhe në botë në këtë fushë dhe punova me tre mjeshtër të parfumerisë nga Nju Jorku, Brazili dhe Parisi. I zhvilluam këto 5 “akorde” prej aromave dhe unë e kompozova muzikën mbi to. Në koncert prezantoj një kompozim me parfum dhe një pa parfum. Që të mund publiku, hap pas hapi të mund të hyjë në idenë për unitetin midis erës dhe tingullit. Për çdo një nga kompozimet e “parfumuara”, publiku merr një aromë të veçantë nga këto, të cilat i krijova me ndihmën e ekspertëve. I gjithë programi është i përbërë prej kompozicioneve të mia.

Lloran e ka prezantuar projektin e tij të pazakonshëm në Francë, Luksemburg, Itali, Rusi, Brazil, Kore, Angola e të tjera. Ëndërron të vizitojë Indinë, Kinën... “Koncentratet e Parfumuara” nuk janë të përcaktuara për një auditor të madh për shkak të idesë për krijimin e një bote të ndryshme, shumë sekrete prej ndjenjave të këndshme. Deri tani pianisti ka botuar tri disqe njëri nga të cilat është në një trio bashkë me Marc Mishel Lebevillo dhe Matthieu Chazarenc. Pritet që gjatë vitit 2017 trioja të prezantojë edhe një album tjetër. Kurse Llorani është i bindur se do përsëri të kthehet në vendin tonë.

Në Bullgari erdha me një pozitivizëm shumë të madh – thotë ai. – Kuptohet, fakti se kam mësuar tek Mario Stançevi, është njëri nga shkaqet për interesin që kam ndaj vendit tuaj. Por ka dhe diçka tjetër të cilën akoma nuk ju kam thënë – unë jam izraelit për nga prejardhja. E di se çfarë kanë bërë njerëzit këtu për shpëtimin e hebrenjve bullgarë. Kam dëgjuar tregimi nga gjyshi dhe gjyshja ime. Përpara ca kohe lexova në një libër hollësira rreth ngjarjeve dhe atëherë qesh shumë i emocionuar. Kjo më lidh me vendin tuaj dhe me popullin në bazë të një mënyre shumë të veçantë. Nga ana tjetër, si një person shumë i ndjeshëm, mund ta ndiej mirësinë e thellë dhe qëllimet e mira të sjelljes bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD